1 vit nga grushti i shtetit në Turqi/Solidaritet me Erdoganin nga disa OJQ shqiptare

Postuar në 17 Korrik, 2017 11:34

Sot në faqen online të agjencisë “Balkanweb” dhe në faqen online të “Gazeta Shqiptare” është shfaqur ky njoftim:

Ne si Organizata të Shoqërisë Civile në Shqipëri dënojmë përsëri fuqishëm tentativën për grusht shteti që Organizata Terroriste Fetoiste (FETO) organizoi më 15 korrik 2016 në Turqi, në një vend mik dhe partner strategjik me Shqipërinë.

Ne theksojmë se Organizata Terroriste Fetoiste (FETO), e cila ndërmori këtë tentativë të poshtër për të zhdukur rendin demokratik kushtetues duke përdorur armët dhe dhunën, përbën një kërcënim për çdo vend ku ajo ndodhet. Ne si Organizata të Shoqërisë Civile nënvizojmë se jemi pranë Turqisë dhe popullit mik turk përsa i përket eliminimit të kësaj organizate terroriste në çdo cep të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Me këtë rast i lutemi Zotit që të prehen në paqe 250 martirët e demokracisë që humbën jetën gjatë tentativës së pabesë së FETO-s për grusht shteti, si dhe u shprehim mirënjohje veteranëve për mbrojtjen e demokracisë

Pra një grupim pa emra dhe pa identiteti publik në këtë deklarim mbështet pushtetin e Erdogan duke e quajtur demokratik, ndërkohë që të tjera vende përdorin standarde të tjera gjykimi. Është një gjë të dënosh tentativën për grusht shteti dhe tjetë të adoptosh ligjërimin e Ankarasë në raport me organizatën “FETO” që kryen aktivitete të liçencuara ligjërisht në shtetin shqiptar. Kush janë këto organizata që shohin terroristë aty ku shteti shqiptar sheh investitorë?

Një vit më parë agjencia turke “Anadolu” raportonte se në takimin e 2016-ës, në forumin e zhvilluar me këtë qëllim merrnin pjesë:

Shoqata Alternativa e së Ardhmes "Alsar", Shoqata “Istanbul’, Shoqata “Tirana”, Shoqata Atdhetare “Çamëria”, Forumi Musliman i Shqipërisë, Shoqata “Bashkësia Dibrane”, Civitas Albania, Green Crescent Albania, Albanian Democratic Institute, Shoqata “Shqiptarët e Diplomuar në Turqi”, Shoqata “Lidhja e Hoxhallarëve”, Fondacioni i Ballkanit Perëndimor për Zhvillim Strategjik, Organizata “Bashkimi i Rinisë Islame Shqiptare”, Shoqata “Hafiz Ibrahim Dalliu” dhe Shoqata Humanitare Arsimore Kulturore Kombëtare “Shkak”.

http://aa.com.tr/sq/gunun-basliklari/shoq%C3%ABria-civile-n%C3%AB-shqip%...

Comments

Submitted by hahah (not verified) on

qenkan mbledhe te gjithe selefistat ekstremiste ne mbeshtetje te babe Erdoganit

bravo mjekrrosha se me erdoganin do shkoni ne xhennet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.