ojq
Oxfam kërkon falje për skandalin seksual në Haiti
Organiza Joqeveitare britanike Oxfam i kërkoi falje popullit haitian për skandalin seksual që përfshiu të punësuarit e saj, duke shprehur "turpin" dhe dorëzuar hetimin e brendshëm autoriteteve të Port-au-Prince.
Drejtori i përgjithshëm i Oxfam Mark Gkolntringk pritet të shpjegojë skandalin para një komisioni parlamentar të martën në Londër ashtu si një oficer i një tjetër organizate humanitare i përfshirë gjithashtu në skandalin e Save the Children.
1 vit nga grushti i shtetit në Turqi/Solidaritet me Erdoganin nga disa OJQ shqiptare
Sot në faqen online të agjencisë “Balkanweb” dhe në faqen online të “Gazeta Shqiptare” është shfaqur ky njoftim:
Ne si Organizata të Shoqërisë Civile në Shqipëri dënojmë përsëri fuqishëm tentativën për grusht shteti që Organizata Terroriste Fetoiste (FETO) organizoi më 15 korrik 2016 në Turqi, në një vend mik dhe partner strategjik me Shqipërinë.
I vjen radha Soros/Hakerat publikojnë 2 576 dokumente të Fondacionit. Strategji dhe direktiva për ndikim në politikë dhe zgjedhje
I akuzuar si arkitekt i cdo revolucioni dhe përmbysjeje regjimi në 25 vitet e fundit në Europë, por edhe si njeriu që qëndron pas “Letrave Panameze”, George Soros është më së fundi objektiv i një sulmi. Mediat ndërkombëtare raportojnë për hakerimin e sistemit informatik të organizatës së tij, si pasojë e të cilit janë hedhur online 2 576 dokumente. Grante për fondacione të ndryshme, objektiva politikë, strategji veprimi, etj., pak a shumë këto shfaqen në dokumentet e publikuar nga DCLeaks, që drejtohet nga “aktivistë amerikanë që duan të zbulojnë të vërtetën për vendimmarrjen në ShBA”.
37 OJQ në BE kundër Korridorit Jugor të Gazit dhe TAP. “Banka Europiane e Investimeve të mos akordojë kredinë”
Një tjetër pengesë shfaqet për gazsjellësin Transadriatik(TAP), ndërkohë që palët janë bërë gati për investimin. Një grup prej 37 OJQ-së në BE kanë përpiluar një letër përmes së cilës i kërkojnë Bankës Europiane të Investimeve të mos lëëvrojë kredinë për Korridorin Jugor të Gazit, 3500 km, që sjell gazin nga Azerbajxhani në Europë. Letra kërkon që kredia, më e madhja që banka ka dhënë ndonjëherë, të mos i akordohet konsorciumit, i cili është ngarkuar me zhvillimin e seksionit perëndimor të Korridorit, pra TAP.