Video/Xhelal Mziu kërcënon me prishje shtëpish ata që mbajnë flamuj të PS-së dhe LSI-së
Kreu i Bashkisë së Kamzës, demokrati Xhelal Mziu, ka kërcënuar në një takim me banorë të zonës, në prani të kandidatëve të PD-së, se nëse nuk heqin flamujt e PS-së dhe LSI-së do t'u prishë shtëpinë. Të paktën kështu thuhet në videon e shpërndarë nga "shqiptarja.com". Deklaratë e habitshme dhe befasuese. Pas këtij postimi ka reaguar kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu i cili thotë se fjala e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë. Ai thotë se i është referuar ndërtimeve pa leje që kanë shpërthyer gjatë kësaj fushate elektorale, dhe si mburojë kanë flamujt e PS-së dhe të LSI-së.
Comments
Taleban
Ky me keto fjale duhet te denohet sepse i perngjan terroristeve te ISIS. Halabak malok. Po shtepine tende o maskara me cfare leje e ngrite?
Add new comment