Kurti: Do të ketë protesta mbarëpopullore

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti thotë se pakënaqësia qytetare po rritet në vijimësi, dhe kjo pakënaqësi do ta çojë vendin në protesta mbarëpopullore. Në një intervistë për “Zërin”, Kurti shprehu pakënaqësi edhe ndaj faktorit ndërkombëtar, për të cilin tha se po e lejon korrupsionin dhe krimin para “hundëve të veta”.
“Nuk është korrekte që vazhdojnë në këtë mënyrë ku ia tolerojnë korrupsionin qeverisë, ndërsa nuk ia tolerojnë as protestat opozitës”, - tha Kurti.
Lideri i “Vetëvendosje”-s ka vërejtje në sistemin e drejtësisë, sidomos në Gjykatën Kushtetuese. Kurti tha se nuk pret nga kjo gjykatë që të marrë vendim që bie në kundërshtim me politikën e kryeministrit Hashim Thaçi.
Lideri i VV-së, ka folur edhe për zgjedhjet e fundit në dy komuna, Ferizaj dhe Kaçanik, ku kandidatët e tij nuk arritën të fitojnë. Ai tha se rezultatit të dobët i ka kontribuuar mos dalja e qytetarëve në zgjedhje.
Ballkanweb.com
Comments
u bere edhe ti trap njelloj
<p><strong>u bere edhe ti trap njelloj si edi.po i rruhet shume popullit per ty.</strong></p>
Ky gjen, ben. Ky shfrytezon
<p>Ky gjen, ben.</p><p>Ky shfrytezon nacionalizmin e kafsheve me IQ me dy shifra.</p>
Add new comment