Mbi sulmin e opozitës ndaj Knut Flekenstein*

Postuar në 12 Prill, 2017 17:49
Zamir Alushi

“Shqipëria nuk është si Maqedonia”, -çfarë kishte nën rreshta vërejtja e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Flekenstein, drejtuar opozitës dhe pse “i dogji” kjo Lulzim Bashës?

Ai na paralajmëron se do të mbetemi pa qeveri pa president, por të vazhdojmë kështu. Emond Spaho e sulmoi në Facebook si”të njëanshëm”, ndërsa Basha e përmendi në çadër, madje akuzoi diplomatët e BE-së dhe SHBA-së si mafiozë.

Më herët, Basha vrapoi tek Presidenti Nishani për të thirrur tryezën e partive, pikërisht tani, megjithëse kishte ditë që i shmangej takimit me kryeministrin Rama. Nuk është sekret se në Shqipëri, përmes rolit të politikanëve kryesorë, krahas agjendës kombëtare veprojnë edhe fuqitë e huaja mike apo jodashamirëse ndaj Shqipërisë. Kjo luftë gjeopolitike ndodh në të gjithë rajonin.

Rusia përmes agjentëve influentë në qeverinë e Maqedonisë ka destabilizuar vendin; në Malin e Zi nuk i mjaftoi opozita me përkatësi serbe, por u përpoqën të vrisnin presidentin; në Greqi ka një dashuri ortodokse për Rusinë; në Turqi ka afrim të Erdoganit me Putinit; në Serbi po armatohet ushtria me armë ruse; Sllovenia është në garë me Serbinë për përfitime ekonomike nga Rusia.

Pra, Rusia po josh me gjithçka ka në dorë. Janë të gjitha shenjat se ish-presidenti Berisha dhe ish- ministri Lulzim Basha, tashmë kryetar i opozitës, po flirtojnë me Rusinë. Për t’i shpëtuar Vetingut po shkaktojnë një rrëmujë që dobëson faktorin shqiptar, pikën mbështetëse të SHBA dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor. 

Pavarësisht të drejtës legjitime që ka opozita për të protestuar me të gjitha mënyrat kushtetuese, momenti i zgjedhur dhe stërgjatja e aksionit politik me çadër, dëmton jo vetëm interesat kombëtare, por edhe ato të Aleancës së Atlantikut, ku ne bëjmë pjesë. Dy politikanë të rëndësishëm, miq të Shqipërisë dhe të shqetësuar për këtë që po ndodh, vijnë këtë javë në Shqipëri

Ata janë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel dhe senatori amerikan John McCain, një nga zërat e fuqishëm kundër ndërhyrjes së politikës ruse në Ballkan. Mesazhi i tyre mund të jetë përfundimtar dhe mund t’i kthejë Bashën dhe Berishën në “karta të djegura”. Prandaj, Basha po merr kthesën ose po përpiqet të japë këtë përshtypje para ardhjes së tyre.

"TemaTv"

*Titulli origjinal: Pse i dogji Bashës vërejtja e Fleckenstein-it?

Comments

Submitted by tomi (not verified) on

Z. Zamir, je shume kategorik kur shkruan per flirte me Rusine dhe faktorin shqiptar si pike mbeshtetese te BE dhe SHBA. Me fjale te thjeshta, analiza e shkurter eshte shume e njeanshme. Fjala bie, nese do te thosha une, qe tonelatat e kanabisit (nuk besoj te kesh guximin ti mohosh besoj) jane flirte me ISIS per te helmuar qyteterimin europian, ti cfare do te thoshe? Troc, nuk ke argument por vetem njeanshmeri ne favor te Rilindjes. Po te kujtoj qe antaresimi ne NATO dhe levizja e lire jane mundesuar nga kjo opozita e sotshme, nderkohe qe keta pro-amerikanet e pro-europianet e "tu" nuk lane gje pa bere per ta sabotuar, ne disa raste jo pa sukses.

Prandaj te lutem pak me serioz sepse i shkruan audiences dhe jo vetes tende.

Submitted by andi 1 (not verified) on

Ti shoku Zamir ke të drejtë të shkruash ç'të duash, por në gazetën e Mero Bazes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.