Genetika rrëzon tezat e Fallmerayer. Peleoponezi më afër me italianët dhe siçilianët. Ndikimi sllav minimal

Postuar në 17 Mars, 2017 10:24

Një artikull i publikuar disa ditë më parë në “European Journal of Human Genetics” jep një përgjigje polemizues ndaj disa qëndrimeve dhe konkluzioneve të Jacob Fallmerayer, historian gjerman iu shekullit të 19-të, sipas tyë cilit grekët e Peleoponezit janë zhdukur në mesjetë nga sllavët. Studimi mban titullin: “Genetika e popullsive të Peleoponezit dhe teoria e zhdukjes së grekëve peleoponezas” dhe është realizuar nga 14 autorë me në krye George Stamatoyannopoulos nga University of Washington.

Është interesante se autorët e nisin prezantimin e studimit me rezultatet e punës së tyre si kundërvënie ndaj tezave të Fallmerayer, duke theksuar se teoria e zëvendësimit të grekëve me sllavë dhe avarë në shekullin VI, nuk i përgjigjet realitetit genetic në terren. U morën mostra nga 241 individë të zonës me origjinë nga çdo rajon i gadishullit. Heterogjentiteti i popullsisë në këtë zonë është shumë i lartë, diçka që konfirmohet nga studimi në fjalë ndër të tjera. Teksa sqarojnë metodën e ndjekur në analizimin e të dhënave, autorët deklarojnë se genetika thotë se orgjina slave në banorët e Peleoponezit të sotshëm varion nga 0.2-14.4%, ndërkohë që përbashkësia më e madhe është me italianët dhe siçilianët.

Ky studim rrëzon teorinë e zhdukjes së peleoponezasve mesjetarë dhe ilustron sesi genetika mund të sqarojë aspekte të rëndësishme të historisë së popullsisë njerëzore”, deklarojnë autorët.

Në teorinë e tij historiani gjerman deklaronte se pas vendosjes së tyre sllavët u helenizuan nga kisha, por edhe nga transferimi i popullsive të helenizuara nga Azia e Vogël. Autorët deklarojnë se kjo tezë u mor në shqyrtim duke krahasuar popullsinë aktuale të Peleoponezit me popullsitë greqishtfolëse të Propontis në veri të Halikarnasit(Bodrum), me ato të Pontusit në Detin e Zi dhe në Kapadoki. Po kështu u analizuan edhe dy hipotezat e historianit për popullsitë e Manit dhe të Cakonëve, që edhe sipas genetikës diferencojnë nga pjesa tjetër e Peleoponezit.  Po t’i besojmë autorëve nuk provohet origjina sllave e tyre dhe duhet thënë se lidhjet më të ngushta genetike Peleoponezi i sotshëm i ndan me italianët dhe francezët.

Studimi vjen kështu me një sugjerim të ri dhe ndërfutet në debatin historik që është ngjizur 170 vjet më parë. Ai merr për bazë përhtypjet dhe vëzhgimet në terren, kronikat byzantine, por të cilat përgënjeshtrohen nga genetika dhe aplikimi i saj sot. Tezat e Fallmerayer evokohen jo rrallë edhe në Shqipëri kur vjen puna në debatimin me qëndrime të caktuara greke, por ndërkohë që debati është përherë subjektiv në Ballkan, genet janë diçka më e qëndrueshme. Do të ishte mirë që edhe për popullsinë shqiptare të Jugut, për të cilën ka pretendime nga sllavët për shkak të toponomisë së përhapur sllavike, të bëhej një studim i tillë, qoftë edhe i financuar nga shteti, i cili deri më tani është mjaftuar me ndryshime të emrave në disa fshatra.

http://www.nature.com/ejhg/journal/vaop/ncurrent/full/ejhg201718a.html

Comments

Submitted by Kadri Hyka (not verified) on

Studimi ka një defekt që nuk e kuptoj nëse është i qëllimshëm apo jo: mungojnë të dhënat për elementin arbër (shqiptar).
Kur them mungojnë, dua të them se mungojnë KREJT. Një popullsi e vjetër e asaj zone është injoruar.

Submitted by Fillestari (not verified) on

Shembull se cfare NUK duhet bere ne shkence: te mbi-interpretojme rezultatet e te dhenava te papershtateshme per qellimin per te cilin jane perdorur!
Hipoteza per asgjesimin e banoreve autoktone te Peloponezit prej migranteve sllave (per te cilen une nuk di gje fare dhe nuk mund te komentoj), ben fjale per ngjarje qe mund te kene ndodhur ose jo rreth 1,500 vjet me pare. Cka dmth gati gjysma e historise se popullsive moderne te kesaj pjese te Europes. Shkencerisht dihet qe popullatat moderne ndajne ngjashmerite me te medha JO me popullatat e tjera me te cilat kane origjine te perbashket, por me popullatat fqinje, edhe sikur origjinen historikisht ta kene ndryshe, Cka do me thene se gjermanet moderne ngjajne me shume me hungarezet, polaket dhe francezet sesa me norvegjezet. Greket sigurisht ngjajne me shume me turqit dhe shqiptaret sesa me ruset apo japonezet.
Po ashtu nuk dua te komentoj nese Peloponezasit e sotem jane apo jo me origjine sllave se nuk kam informacion te mjaftueshem. Por perfshirja e popullatave sllave me te aferta do te ishte nje test per besueshmerine e ketyre rezultateve. Nese, sic eshte shume e mundur, serbet apo bullgaret e sotem do te ishin shume te ngjashem me greket e Peloponezit, atehere ose do te kishim mundesine e nje invazioni ne Ballkan nga nje dege e sllaveve te jugut, gjenetikisht te ndryshme nga ruset moderne, ose thjesht te dhenat nga keto lloj analizash nuk lejojne interpretime te tilla historike pasi koha e kaluar eshte shume e gjate.
Por eshte krejt e pamundur qe nje studimi tille te mund te interpretohet ne favor te nje vazhdimesie putative helenike ne Peloponez. (dhe sikur te ishte e vertete, cfare pastaj? Greket kane rolin e tyre ne histori ndersa argumentat e te drejtes historike jane pune kalamajsh).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.