Ivanov ndërkombëtarizon krizën/Letër Trump, Erdogan, Stoltenberg dhe Tusk

Postuar në 07 Mars, 2017 13:19

Presidenti I Maqedonisë, George Ivanov ka ndërmarrë një aksion diplomatik përmes të cilit akuzohet Tirana zyrtare, nominalisht kryeministri shqiptar, Edi Rama, për hartimin e një platforme që sipas tij vë në rrezik sovrantitetin e Maqedonisë. Është domethënëse, që Ivanov e ka ndërmarrë aktin përmes një letre që i është dërguar presidentit amerikan Donald Trump, sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk dhe presidentit turk, Erdogan.

…Ne e gjejmë veten në një krizë politike të thellë. Nën përkujdesjen e Edi Ramës, tri nga katër partitë e shqiptarëve të Maqedonisë, me 18 nga 120 deputetë të Parlamentit, kanë miratuar një platformë për shqiptarët në Maqedoni. Platforma e Tiranës shërben tani si një parakusht për formimin e qeverisë në Maqedoni. Është një dokument postelektoral i adoptuar në një vend të huaj në zyrën e një politikani të huaj dhe nën mbikëqyrjen e kryeministrit të një vendi të huaj. Kjo platform kërcënon sovranitetin dhe pavarësinë e Repulikës së Maqedonisë dhe e vendos atë në pozicion vasaliteti ndaj një vendi tjetër. Implementimi i saj…dhunon Marrëveshjen e Ohrit që rregullon raportet ndëretnike…me pasoja destabilizuese

shkruan ndër të tjera Ivanov.

Ai ka përsëritur se nuk do të mandatojë askënd që pranon këtë dokument duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të dënojë publikisht adoptimin e tij. Ivanov kërkon që të dërgohet një mesazh i qartë në Ballkan te të gjithë ata që luajnë për ndryshim kufijsh, sa kohë që edhe Maqedonia si të gjitha vendet e tjera fqinje aspiron anëtarësimin në BE.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/92/133599404

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Per Trampin nuk do jete aspak interesante sepse ai merret vetem me gjera qe jane ne interes te ngushte te Amerikes dhe sjellin fitime te drejtperdrejta! Per Tusk, Stoltenberg e Erdogan prape eshte kot kjo leter sepse ata jane miqte e Edi Rames dhe ne anen e Shqiperise! Mund ti kishte derguar Putinit apo Marine Le Pen kete leter! Jo se do benin gje te madhe por pak propagande ne favor te Maqedonise do benin me siguri! FYROM po ecen drejt shkaterrimit me kete pushtet qe ka!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Edhe per sa kohe ky idiot paranoiak me sindromin e Skenderbeut do te vazhdoje te beje corap politiken ne Shqiperi e Ballkan. E ben se aq di, apo se merr urdhera nga ustai qe i qendron prapa dhe e ferkon?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.