Pankorrupsion në Shqipëri - raporti i DASH-it për 2016-ën
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2016 nxjerr sërish zbuluar qeverinë për problemet që ka në raport me korrupsionin, ndërhyrjen e politikës në sistemin gjyqësor dhe mungesën e transparencës. Raporti thotë se qeveria nuk e ka zbatuar në mënyrë efektive ligjin që parashikon dënime penale për zyrtarëve publikë dhe kjo ka bërë që funksionarët publikë të angazhuar në praktika korruptive shpesh të mbeten pa u ndëshkuar.
Po ashtu Dash vlerëson se korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Në fillim të vitit, 75 raste korrupsioni kanë qenë në pritje për t’u shyrtuar, me një shtesë prej 29 rastesh të paraqitura deri në qershor. Që nga korriku, faqja web faqja e themeluar në vitin 2015 për të lejuar qytetarët të raportojnë rastet e korrupsionit nga zyrtarët publikë ka pranuar 14,752 ankesa, 94 prej të cilave koordinatori i ka referuar për ndjekje penale.
Ndërsa prokurorët kanë bërë progres të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët, ndjekja penale e krimeve të nivelit të lartë ka mbetur i paprekshëm për shkak të frikës së hetuesve nga hakmarrja dhe korrupsioni brenda vetë gjyqësorit.
Që nga shtatori, ILDKPKI ka gjobitur 253 persona, duke përfshirë ministra, zëvendësministra, deputetë të Kuvendit dhe drejtues të institucioneve për fshehje të pasurisë, vonesa të aplikimeve ose për konflikt interesi.
Po ashtu shumë problematike është ështe qasja në informacionet publike. “Ligji parashikon aksesin publik në informacionet e qeverisë, por kjo e fundit nuk e ka zbatuar në mënyrë efektive ligjin. Procesi i informimit publik shpesh nuk ishte i qartë dhe zyrtarët nganjëherë hezitojnë të japin informacion edhe pse ligji përcakton se e drejta për të hyrë në informacion mund të kufizohet vetm kur informacioni është përcaktuar si i klasifikuar ose kur një akses i tillë do të shkelte mbrojtjen e të dhënave personale”-thuhet në raport.
https://www.state.gov/j/drl/rls/hrrpt/humanrightsreport/index.htm
Comments
Fenomenet negative
Korrupsioni, krimi i organizuar, politikanet e inkriminuar, etj lidhen me frymen qe futi PD qe ne 1991, e vazhdoi ne 1996 me firmat piramidale, pas 2005 futi degradimin e korrupsionin ne arsim etj, etj! Ata kane shkaterruar edhe pluralizmin sepse kane uzurpuar opoziten dhe do te bllokojne me dekada rotacionin duke patur parasysh qe nuk do vijne ne pushtet kurre me votat e ketij popull. Prandaj, per te cbllokuar kete situate teper te keqe, me teper se nje lufte elektorale te zakonshme do te duhej nje lufte nga te gjitha institucionet e ndryshme te cfaredo lloji, me qellim eleminimin e PD nga politika! Nuk eshte halli se a do fitoje Rilindja, sepse kjo eshte formalitet! Halli eshte qe koalicioni i djathte te marre jo me shume se 30 deputete ashtu qe te hapet rruga e fundit te tyre! Nqs ne 2013 problemi ishte qe te gjithe te bashkoheshin per te kaluar ne opozite PD-ne, tani duhet te gjithe te bashkohen per te nxjerre PD-ne jashte opozite! Vetem atehere mund te filloje rimekembja e Shqiperise!
Koment i lezetshem ky. Kur
Koment i lezetshem ky. Kur ishte ne pushtet PD, fajin e kishte PD. Tani qe PD eshte jashte pushtetit dhe me breket neper kembe si kurre ndonjehere tjeter, fajin e paska prape PD! O Artan, pse nuk pordhe me mire?!
Hahaaaaaaaaaaaaaa!
Hahaaaaaaaaaaaaaa!
Tano, per dite e behesh me i lezeçem. Po deshe me thuaj, si e ke titullin zyrtar ne borderote e PiSi-së: "Kontrolluesi i Portaleve", "Obsesioni PD", "Lakuriq me duar ne xhepa", "Shefi i Futja Pordhes"? Aman ma thuaj se me ke hutuar fare me logjiken tende te hekurt. Po shkolle cfare ke bere? "Rezervat e PS", "Pionieret Zemer Zjarr", "Mos harro te sjellesh dru per zjarrin", "Nevojtorja ne Oborr"?
O Artan , o kapedan! D.m.th
O Artan , o kapedan! D.m.th edhe keta te korruptuarit dhe kriminelet e PS-se qe jane qe nga parlamenti e deri ne administrata vendore , i paska futur PD ? Po pse nuk thua se "Rilindja" qenka nje produkti PD-se ? Me qe me ardhjen e "rilindjes" ne pushtet , mjeksia u be falas, te keshilloj te besh nje vizite (falas) tek psikiatri.
Add new comment