Platforma e gatuar në Tiranë prish "çorbën" e Maqedonisë

Postuar në 01 Mars, 2017 17:47

Marrin një tjetër kthesë zhvillimet në Maqedoni pas refuzimit që Presidenti Gjorge Ivanov, i bëri kërkesës për mandatimin e Zoran Zaevit si kryeministër. Pamvarësisht dorëzimit të 67 firmave që nevojiten për t’u mandatuar si negociator për krijimin e qeverisë së re, Zaevit i është kërkuar të hedhë poshtë dhe të mos pranojë platformën shqiptare si kusht për formimin e Qeverisë së re.

Në një konferencë  të jashtëzakonshme, Presidenti Ivanov tha sa se shkas për këtë vendim është platforma e partive politike e arritur sipas tij në “shtetin fqinj”, me të cilën sipas tij rrënohet karakteri unitar i shtetit të Maqedonisë. “Deri sa të jem President i Maqedonisë nuk do të mandatoj askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit”, ka deklaruar Ivanov duke drejtuar akuza të rënda ndaj liderit social-demokrat për shkelje të Kushtetutës dhe tradhti të interesave kombëtare.

“Platforma është e përgatitur në vend të huaj, nga një kryeministër i huaj dhe kjo është pengesë që të mos ia japë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”-shtoi më tej Presidenti i Maqedonisë. Ivanov tha se nuk pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare për mos dhënien e mandatit Zaevit, ashtu siç ndërkombëtarët nuk reaguan për platformës shqiptare, të hartuar sipas tij në një shtet fqinj, duke aluduar Tiranën, ku dhe u firmos marrëveshja e katër partive shqiptare..

Edhe BDI reagoi për vendimin e presidentit Ivanov, duke nënvizuar se ai e thellon edhe më shumë krizën dhe se do të ketë pasaoja katastrofike për vendin. Ndërsa lideri i Socialdemokratëve, Zoran Zaev, pas një takimi urgjent me kreun e BDI –së, Ali Ahmeti, doli në një konferencë për shtyp, ku tha se refuzimi i presidentit për t’i dhënë mandatin ishte një grusht shteti dhe se vendi ka hyrë tashmë në një krizë kushtetuese. Zaev sqaroi se në hartimin e platformës së bashkepunimit është respektuar me përpikmeri kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit.

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Vetem nje konfederate shqiptaro-maqedonase (ku perfshihet edhe Kosova si pjese shqiptare) e themeluar dhe e qeverisur nga binomi Rama - Zaev mund te shpetoje krizen ne rajon! Tani gjerat kane marre zhvillim tjeter dhe skemat e meparshme jane jofunksionale! Mund te kete kundershtime edhe tek ne edhe tek ata por gjithsesi ne secilin shtet ata do jene pakica te dobeta! Me mbeshtetjen e BE, pjesemarrjen dinamike te socialisteve shqiptare dhe maqedonas, kjo konfederate do ishte edhe simbol i triumfit te politikave perendimore mbi ato primitivo-sllavo-lindore!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nuk e dija qe tani Qeveria Rama u jepka laptope te marreve te cmendines dhe u garanton edhe free wireless me kusht qe te shkruajne komente me permbajtje nga veprat e Titos.

Submitted by Artan (not verified) on

Nuk e sheh qe po vjen nje epoke e re per mentalitetet lokale dhe primitivizmat po i leme prapa? Shqiptaret po marrin nje rol te rendesishem dhe kete po e kuptojne edhe lidere si Zaevi, Djukanovici edhe ndokush tjeter ne rajon? Fale misionit te Rilindjes me perkrahje dhe menaxhim nga BE! Edhe ne integrimet rajonale Shqiperia eshte dominuese dhe jo inferiore! Nqs te duket cmendi e Titoizem atehere keqardhje!

Submitted by Andreas (not verified) on

Nese Shqiperia dominon ne ndonje fushe ne rajon, ajo eshte kultivimi dhe tregetia e kanabisit. Dhe sinqerisht nuk te dale dot kundra kur thua fale misionit te Rilindjes.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tano, edhe mua me vjen keq, po qeke i pashprese fare. Ishalla je ne gjume dhe keto qe shkruan i ke kllapira. Nejse, cdo gjumi i vjen fundi dhe pastaj zgjohesh i mbytur ne djerse dhe shef qe realiteti eshte ndryshe nga kllapia jote.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.