Fotolajm/Kur hovi i Rilindjes sfidon edhe natyrën

Postuar në 04 Shkurt, 2017 18:06

Kryebashkiaku i Tiranës po kapërcen çdo kufi në funksion të manipulimit me rolin e modelit të ri në politikë, që i ngjan njeriut të ri apo heroit të dikurshëm të socrealizmit. Është i aftë të inskenojë deri në detaj regjinë e shërbëtorit të popullit që nuk ndalet para asnjë vështirësie, as natyrore madje. Në aktivitetin e radhës në Zallbastar u shfaq duke inspektuar punimet e një ure, duke folur me inxhinierët dhe më pas me popullin, ndonëse shiu binte litar. Populli edhe pse me çadër duartrokiste hovin e ri të kryebashkiakut, ndërsa ky i fundit dha zotimin si socialist se është i vendosur të bëjë ura dhe shtet.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Ne Zallbastar po verehet nje zell bastardh! Po nuk e kane keq nqs keto lojera propagandistike u pine uje!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.