sfidon
Fotolajm/Kur hovi i Rilindjes sfidon edhe natyrën
Kryebashkiaku i Tiranës po kapërcen çdo kufi në funksion të manipulimit me rolin e modelit të ri në politikë, që i ngjan njeriut të ri apo heroit të dikurshëm të socrealizmit. Është i aftë të inskenojë deri në detaj regjinë e shërbëtorit të popullit që nuk ndalet para asnjë vështirësie, as natyrore madje. Në aktivitetin e radhës në Zallbastar u shfaq duke inspektuar punimet e një ure, duke folur me inxhinierët dhe më pas me popullin, ndonëse shiu binte litar.