Hapet bunkeri nëntokësor i Çausheskut, një imitim i pallatit të Ludovikut
Dera e çelikut e mbyllur hermetikisht hapet duke lejuar ajrin e pastër të hyjë për herë të parë pas 27 vjetësh në bunkerin e fshehtë e diktatorit të fundit komunist të Rumanisë, Nikolae Çaushesku. Siç shktuan Reuters, vendstrehimi i fshehtë përbëhet nga dy nivele poshtë sipërfaqes së tokës dhe është i vendosur në një lagje luksoze të Bukureshtit. Është si një "dritare" në të kaluarën komuniste të Rumanisë, pasi kjo ishte rezidenca private e Çausheskut gjatë 24 viteve të fundit. Një vend që ka përjetuar një prej regjimeve më shtypëse të Luftës së Ftohtë.
Pallati nëntokësor i ndërtuar në formën e një harku ka 80 dhoma luksoze të arreduara sipas stileve të ndryshme. 14 dhoma gjumi stilit të Ludovikut, një kinema Art-Deco ... dhe një pallua në kopsht - pasardhës i atyre që Çausheksu mori pas vizitës në Japoni në vitin 1970.
Vila u plaçkit gjatë revolucionit të vitit 1989, por çuditërisht protestuesit nuk shkaktuan dëme serioze.
Çaushesku do të mbyllte 99 vjeç në qoftë se do të ishte gjallë. Atij iu bë një gjyq i shpejtë dhe u paraqit para skuadrës së pushkatimit së bashku me gruan e tij në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1989, duke u bërë i vetmi diktatori komunist i Luftës së Ftohtë që ekzekutohet.
Rreth dy milionë njerëz u vranë, u burgosën, u internuan apo u dëbuan nga Rumania gjatë periudhës 1945-1989. Në çdo rast, vendi, 27 vjet më vonë mbart ende plagët e regjimt të Çausheskut. Rumania u bashkua me BE-në në 2007, por mbetet vendi i dytë më i varfër i Bashkimit Europian, me burokraci të madhe dhe korrupsionit të përhapur gjerësisht.
Comments
Po
.... dhe neper mure u gjeten te varura gjithefare shkarravinash nga ato qe Cushi zgrapte gjate mbledhjeve.
Bunker nentokesor me diell
Bunker nentokesor me diell ashiqare vetem "Caushesku" ka arritur te ndertoje.
O gom_ere vila ne drite te diellit nuk eshte BUNKER NENTOKESOR
Add new comment