Amerikanët harrojnë çdo gjë, këto ditë po merren me martesat gej!

Gjykata e Apelit në San Francisko vendosi të mos pranojë apelimin e konservatorëve në SHBA për të rishikuar një vendim të gjykatës së shkallës së parë që e konsideroi ndalimin e martesave gej si antikushtetues. I njohur si “Propozimi 8”, ky ndalim u bë përmes votës në një referendum në shtetin e Kalifornisë, por mbështetësit e martesave gej e ankimuan atë në gjykatën e shkallës së parë e cila u dha të drejtë dhe shpalli se të ndalosh martesat gej është antikushtetuese.
Refuzimi i Apelit për të mos rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë u hap tani rrugën konservatorëve që ta çojnë brenda 90 ditëve çështjen pikërisht në Gjykatën Supreme, interpretimet e së cilës kanë vlerë ligjore në nivel federal. Kjo i ka bërë me krahë mbështetësit e kauzës LGBT në SHBA, të cilët besojnë se të paktën 4 anëtarë të Gjykatës Supreme (nga 7) mbështesin martesat mes së njëjtës gjini. Ky zhvillim ndodh pikërisht në muajin qershor të cilin Presidenti Barack Obama e shpalli si muajin dedikuar të drejtave dhe betejave të komunitetit LGBT në të gjithë Amerikën.
“Ajo që po ndodh me të drejtat e LGBT, që ne besojmë se janë të drejta të njeriut është diçka që përpara 10 apo më shumë viteve nuk do ta kishim imagjinuar që të ndodhte”, tha në Departamentin e Shtetit, gjatë një takimi me gazetarë nga 19 vende të botës (autori i këtij shkrimi ishte gjithashtu prezent), Ndihmës Sekretari i Shtetit për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut z. Michael Posner. Në këtë takim informues, ku ndodhej edhe zëvendësi i tij, z. Dan Baer.
“Unë e konsideroj këtë si një kauzë të shekullit të 21 të lidhur ngushtë me ndryshimin e brezave”, shtoi më tej Ndihmës Sekretari i Shtetit, “madje kjo kauzë po revolucionarizon diplomacinë amerikane”. Z. Posner konfirmoi se, për këtë arsye, Departamenti i Shtetit ka dërguar një kabllo diplomatike në të gjitha selitë amerikane në botë ku udhëzon diplomatët që ta ngrejnë me forcë çështjen LGBT në vendet ku ndodhen. “Ne kemi filluar të edukojmë vetë diplomatët tanë dhe përmes tyre edhe publikun, pasi ashtu siç ka deklaruar dhe Sekretarja e Shtetit Clinton, të drejtat e LGBT janë të drejta të njeriut, dhe të drejtat e njeriut janë edhe të drejta të LGBT”, iu pwrgjigj ai pyetjes se për çfarë arsye Ambasada Amerikane në Tiranë dhe vetë ambasadori Aleksandër Arvizu po mbajnë së fundmi qëndrime mjaft aktive në mbështetje të aktivistëve LGBT në Shqipëri.
Por i gjithë ky debat ka vënë në mendime analistët dhe aktivistët politikë në SHBA më shumë se kudo tjetër, të cilët kërkojnë të dinë nëse deklarata e pak ditëve më parë e Presidentit Obama i cili mbështeti publikisht martesat gej, - si asnjë President tjetër i SHBA para tij, - do të ndikojë për mirë apo për keq në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Brenda vetë komunitetit LGBT ekziston paqartësia se çfarë mund të ndodhë me këto arritje të tyre të Administratës Obama dhe demokratëve, nëse zgjedhjet i fiton kandidati republikan Romney.
E pyetëm z. Kevin Naff, Kryeredaktor i Gazetës më të vjetër dhe më autoritare për LGBT “Washington Blade” për këtë pothuajse-dilemë. “Sipas sondazheve tw fundit”, iu përgjigj ai, “Obama vazhdon të kryesojë, ndërkohë që njerëzit e kanë ditur gjithmonë se Presidenti i mbështet të drejtat e LGBT, pa pritur që të bënte atë deklaratë, ndonëse, kam përshtypjen se, deklarata e tij u bë e pashmangshme pasi pak ditë para saj zv/Presidenti Joe Biden u ngut, - siç ndodh shpesh me të, - të deklaronte të mbështeste martesat gej përpara se këtë ta bënte vetë Obama”.
Edhe vetë republikanët, nga ana e tyre duket se janë më shumë se asnjëherë më parë të përçarë në lidhje me këtë çështje. Një grupim lobimi autoritar i kësaj partie, i emërtuar “Log Cabin Republicans” beson se mënyra më e mirë që republikanët të fitojnë zgjedhjet e ardhshme është përfshirja dhe jo përjashtimi. Ky grupim, i cili mundi të siguronte votat e 25 përqind të komunitetit gej në favor të McCain-it (tani deklaron se e ka çuar në 31 përqind këtë mbështetje për republikanët mes votuesve LGBT), ka lobuar fuqishëm në favor të heqjes së politikës “Don’t ask, Don’t tell” në ushtrinë amerikane dhe i është dashur të përballet vetë me përjashtimin dhe stigmatizimin nga pjesëtarët më konservatorë të republikanëve, aq sa dikur u duhej të prisnin 6 muaj për të takuar kryetarin e partisë.
Kur e pyetëm për arsyet parimore dhe jo personale pse “Log Cabin” mbështet kauzën LGBT, Drejtori ekzekutiv R. Clarke Cooper tha se: “Ne jemi republikanë dhe besojmë që çiftet gej që kanë vite të tëra që jetojnë bashkë janë aty jo për të shkatërruar vlerat e familjes tradicionale, por për të ndërtuar familjen e tyre”. Ai, në fakt, është vetë gej dhe është i bindur në parimin që ka vendosur të ndjekë, sipas së cilit: “një mik me të cilin ndaj të njëjtat mendime në 80 përqind të rasteve, nuk ka pse ta shpall armik për 20 përqind të rasteve të tjera kur mendojmë ndryshe”.
Të njëjtin parim pozitivist ka edhe Jeff Krehely, drejtues në “Qendrën për Progresin Amerikan” (Center for American Progress”), një think tank i fuqishëm në Washington, duke folur për arritjet e LGBT (për të cilat ka vetë një kontribut të pasur si aktivist dhe politolog). Ai tha se “SHBA po e bën veten gjithnjë e më shumë, - në mënyrë konstante, - një vend më të mirë”. Krehely ama, beson se lëvizja LGBT shpenzon më shumë energji dhe kohë në Capitol Hill dhe në lobime për çështje ligjore, ndërkohë që nevojat e këtij komuniteti, sipas tij, janë shumë më tepër. “Një pjesë të madhe të punës dhe kohës sonë”, shpjegoi ai, “ne e kemi shpenzuar për të kuptuar çfarë duhet të ndryshojmë në sistemin tonë shëndetësor, në sistemin tonë arsimor dhe në fusha të tjera, në mënyrë që komuniteti LGBT të ndjejë konkretisht ndryshim të jetës së tij të përditshme e në mënyrë që në çdo moment të ketë akses të plotë dhe të njëjtë në të gjitha shërbimet”.
Duket se z. Krehely ka të drejtë kur thotë se energjitë nuk duhen shpenzuar vetëm për lobim politik. Sepse, fjala vjen, teksa demokratët në Kongres dhe Senat po përpiqen me forcë të kalojnë për votim në të dyja dhomat, një draft ligj që mbron komunitetin LGBT nga diskriminimi në punë (ligj që Shqipëria e ka prej dy vjetësh), do të jetë Gjykata Supreme ajo që jo më larg se në qershorin e vitit 2013, pra shumë më herët se legjislativi, do duhet të vendosë. Nëse do të pranojë të shqyrtojë kërkesën e konservatorëve për të ndaluar martesat gej atëherë ai vendim që do merrret me shumicën e 4 individëve mund të bëjë realitet atë për të cilën LGBT kanë 40 vjet që luftojnë në Amerikë...
Comments
Lum amerikont, i paskan
<p>Lum amerikont, i paskan zgjidh hadhet ata, kot thone qe ka krize, vetem kriza e te prapmeve paska ngele pa u zgjidhe. Ne fakt, kur t'i japin dum kesaj ceshtje, eshte mire qe te vijne edhe ketu tek ne dhe te na keshillojne, se edhe ne nga e njejti lloj krize vuajme: krize ythqirash;</p>
Kristo pse i duhet ky lajm
<p>Kristo pse i duhet ky lajm shqiptareve apo me iu tregu ti qe ne jena te prapembet dhe ata ne san francisko jane te qyteterum. tjetra ehste se ti merr kot, sic merr me ate shoqaten qe ke, sespe gjykata supreme ka 9 gjyqtare dhe jo 7 dhe per ata qe e njohin gjyqesorin atje, kjo ceshtje nuk fiton kurre. Gjithahstu gjyqtari qe e ka quajt te drejte martesen mes homoseksualeve, eshte vete homoseksual.</p>
"Ai qe kerkon te me
<p>"Ai qe kerkon te me administroje te ndenjuarat, duhet te me lejoj qe edhe une ti administroj te ndenjurat e tija". Mendoni, sikur te ishte ligj kjo thenie, sa veta do dilnin kunder komuniteteve gay. Jua garantoj une, asnje. Ne fakt une te ndenjurat e mia, nuk do tja lija askujt qe te mi administronte, dhe nuk do merrja guximin qe ti administroja te ndenjurat ndonje mashkulli. Kur mendoj se, nese shumica ne kete bote do te ishte gay dhe do me detyronte mua qe do isha sic jam qefli femrash, te shkerrmoqja te ndenjurat e mia me meshkuj, sepse keshtu do shumica, TREMBEM. Ja pse duhet te jemi tolerant me zgjedhjet dhe prirjet seksuale te te tjereve. Nje arsye tjeter qe duhet te jemi tolerant eshte se sa me shume meshkuj gay te kete, aq me teper femra per mua do jene verdalle... Pastaj, ku ka gje me te bukur se te shofesh dy femra qe puthen me njera tjetren. Une eksitohem per vete.... :)</p>
Add new comment