2017, kaos total në Shqipëri

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 20:17

Fatos Lubonja është një kritik i Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Madje pa e tepruar, si me shumëkënd që merret me opinionin politik, Lubonja bashkon në qëndrimet e veta si premisë edhe antipatinë thuajse organike për kryeministrin. Ky është efekti jopozitiv i Edi Ramës që prodhon refluks të madh mbi të dhe qëndrimet e personalizuara mbi shtetin. Sot në një koment të bërë në studion e "News24", Lubonja deklaron se teza e PD-së për përplasje është realiste.

Nuk mendoj që ka gjasa të jetë më i mirë. Kam frikë se 2017-ta do të jetë viti i kaosit total, është një klasë politike e çmenduar, merimanga e droguar e kam quajtur duke u nisur nga projektet që kanë prezantuar. Rritje taksash këtej, rritje andej dhe se ku i hedhin këto para që vjelin askush se di. Pra, taksa kthehet mbrapsht në formë investimi, por këtu unë shoh një situatë të errët shprese, shoh dëshpërim total dhe rrezikun e një kaosi total

tha Lubonja.

http://www.balkanweb.com/site/parashikimi-i-fatos-lubonjes-ne-2017-en-na...

Ndoshta retë e vitit 1997 po afrohen sërish vetëm se kësaj radhe jemi në fushën e hipotezës që buron sa nga një përvojë historike, aq edhe nga një ngërç politik që vjen si paralizim i alternativave. Ku i dihet, ndoshta Lubonja e ka gabim.

Comments

Submitted by Drafti (not verified) on

Sikur larg qofte, te kishte bere Edi Rama, kete qoftelargun, Fatos Lubonja, ndonje lloj ministri, te ministrise se pordheve, te shikonit se si ky sharlatan i pa fytyre, do te lavderonte e thurte hymne e didirambe, ketije Edi Rame, qe sot nuk po le kallamkusur pa thene e pa anatemuar.
Eshte turp per mediat, te therrasin ne studio e te jape mend ky...
...Pergojon kedo, per cdo arrritje, me nje NIHILIZEM agresiv te rrezikshem, te tipit HITLER & ENVER, sikunder ka katandisur birbua pa karakter.
Turp te lexosh dhe te degjosh cmendurite e e te cmendurit Tos LUBONJA.

Submitted by njeri (not verified) on

Po per te cmendurin Edi ke gje per te thene ?
Nuk me duket e udhes te shahet personi pa bere asnje koment per ato qe ai thote. Mund te jete edhe i cmendur sic thua ti, por ka te drejte ne ato qe thote.
Hajt na dalte per hajer

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.