Berisha, Artan Hoxha dhe ish-informatorët e famëkeqit Sigurim

Postuar në 13 Qershor, 2012 03:13
Eduard Zaloshnja

Një nga premtimet e bujshme që bënte Berisha para se të vinte për herë të parë në pushtet ishte ai hapjes së dosjeve të famëkeqit Sigurim të Shtetit. Një premtim i tillë ishte në rezonacë të plotë me frymën antikomuniste që mbizotëronte aso kohe në Shqipëri dhe në mbarë Europën Lindore, ku, duke filluar nga Gjermania, po bëheshin hapat e parë për hapjen e dosjeve të policive sekrete të regjimeve komuniste.

Por fill pasi erdhi në pushtet, “anti-komunisti” Berisha e harroi premtimin e tij të bujshëm. Për të justifikuar moshapjen e dosjeve të sigurimit, ai prodhoi sloganin e famshëm “Bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”. Ndërkohë, duke pasur në kontroll të plotë SHIK-un, Berisha kishte akses të pakufizuar në dosjet sekrete të Sigurimit, me të cilat kishte mundësi t’u bënte shantazh si kundërshtarëve, ashtu edhe vartësve.

I pari ndër vartësit që duket se u bë pre e shantazhit të Berishës ishte Artan Hoxha, kandidati presidencial që mori 40 firma të hënën në mëngjes për t’u votuar si president dhe që u tërhoq disa orë më vonë. Por në vitin e largët 1993, Hoxha nuk ishte kandidat presidencial, ishte thjesht një ministër i qeverisë Meksi. Dhe në fund të atij viti, ai dha dorëheqjen në mënyrë të papritur.

Shumë është spekuluar nën zë për atë dorëheqje, por deri dje, askush nuk kishte bërë ndonjë aludim publik. Heshtjen e theu më së fundi Mustafa Nano në Top Channel, kur tha: "Berisha, në vitin 1993 a 1994, ka dashur ta shkarkojë [Artan Hoxhën] për lidhjet e tij me Sigurimin e Shtetit të Enver Hoxhës. Kjo është thënë kohë pas kohe. Kjo mund të jetë një gjepur, a shpifje, por kandidati presidencial Hoxha duhet ta sqarojë këtë gjë. Dhe në këtë mes nuk më shqetëson fakti që Artani ka qenë spiun i Sigurimit; nuk kam qenë kurrë i interesuar për të tilla gjëra. Më shqetëson vetëm fakti që mund të kemi një President të shantazhueshëm." Ndërsa Gazeta Shqiptare raportonte të martën se Berisha ka deklaruar në mbledhjen grupit parlamentar të PD-së se “Kemi informacion që kur ka qenë 17-18 vjeç, ai [Artan Hoxha] ka shkëmbyer informacion me një punonjës të ish- Sigurimit të Shtetit.”

Rasti “Artan Hoxha” duket se është rasti më spektakolar i lojës berishiane me dosjet e informatorëve të famëkeqit Sigurim. Në vitin 1993, Hoxha mund të jetë shantazuar nga Berisha për t’u larguar nga qeveria, sepse nuk po i shërbente atij, dhe në vitin 2012 mund të jetë shantazhuar për t’u futur në Presidencë, sepse po i shërbente Berishës.

Përveç rastit të Artan Hoxhës, me dhjetra mund të jenë rastet (të përfolura e të papërfolura) e njerzve publikë që mund të jenë shantazhuar nga Berisha me dosjet e Sigurimit të Shtetit. Dhe ai mund ta vazhdojë edhe për shumë kohë këtë lojë, në qoftë se dikush nuk ia rrit koston politike asaj.

FRD-ja, fill pas themelimit, publikoi një nismë për prezantimin në Kuvend të një projektligji për lustracionin, i cili, nëse aprovohet, do të krijojë një akses publik të dosjeve të Sigurimit, të ngjashëm me atë të dosjeve të STASI-t të Gjermanisë Lindore. Duke presupozuar se projektligji i propozuar nga FRD-ja është nëpërputhje me konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, mund të thuhet pa frikë se moskalimi i tij në Kuvend apo mosdekretimi nga presidenti i emëruar nga Berisha, do të përbënte një kosto jo të vogël politike për këtë të fundit. Sepse një pjesë e elektoratit të djathtë tradicional mund ta dënojë me votë PD-në për moshapjen e dosjeve të famëkeqit Sigurim…

Koha ka ardhur, për të mos thënë se ka kaluar, që për çdo figurë publike ta dimë nëse ka qënë informator i Sigurimit dhe nëse sa ka shkatërruar jetën e dikujt, duke e çuar në burg apo internim. Duhet të jetë në dorën e publikut që të bëjë gjykimin për figurat publike, jo në dorën e Berishës për t’i shantazhuar ata!

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Pergezime Z. Zaloshnja per shkrimin. Keto dite kemi degjuar dhe lexuar lloj-lloj deklaratash te cilat perpiqen ta justifikojne Artan Hoxhen madje edhe ta nxjerrin ate ''te kulluar''. 1) Justifikimi do te thote perligjja e aspektit me te shemtuar te cperfytyrimit te njeriut gjate regjimit komunist: bashkepunimi me Sigurimin e Shtetit 2) Pafajesia dhe viktimizimi i Z. Hoxha eshte nje absurditet: nje njeri i paperlyer nuk ka perse te terhiqet ose te shantazhohet. Per me teper, dy lideret kryesore (Berisha dhe Rama) pranuan se Artan Hoxha ka nje ''plage te se kaluares''.

Submitted by amy (not verified) on

Lex Rex, A. Hoxha nuk mund te behet me faj per cka bere ne moshen 17 vjec. Por duhet te behet me faj per cka bere kur ishte nje njeri i pjekur dhe i doli zot birishes pas krimeve qe ky kreu, per kete eshte jo vetem pergjegjes por dhe nje shqipetar JO I MIRE. Per ate qe vjen ne mbrojtje te te zotit te tij kriminel, eshte nje plehre.

Submitted by Genti (not verified) on

Njerezit mbajne pergjegjesi per cka bejne, pervec se kur jane te paafte menderisht ose minorene. Ne nuk kemi se si ta dime me saktesi moshen kur eshte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit A. Hoxha, thenia e Berishes nuk eshte publike por citohet te kete thene (sipas Gazetes Shqiptare) se: ''Kemi informacion se kur ka qenë 17-18 vjeç, ai ka shkëmbyer informacion me një punonjës të ish- Sigurimit të Shtetit'''. Eshte e qarte se Berisha preferon ta minimizoje problemin pasi ai e ngriti ne qiell kandidaturen e Artan Hoxhes. Ndersa Edi Rama nuk ka permendur moshe, gjithsesi ai dy here ka pranuar se Hoxha u terhoq per shkak te se kaluares se tij.  Une vete kam jetuar edhe ne periudhen e diktatures dhe jam i bindur qe mekanizmi nuk funksiononte thjesht me ''nje shkembim informacioni ne moshen 17 apo 18 vjecare'' . Ndoshta ndonje lexues i ResPublica qe ka njohuri me te thella lidhur me menyren e rekrutimit dhe funksionimit te bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit mund te jape me teper hollesi.

Submitted by e verteta (not verified) on

E verteta eshte kjo: Artan Hoxha rrjedh nga nje familje tregtare durrsake shume e persekutuar. I ati vdiq dhe e la te vogel. E ka rritur e ema me nje mije saktifica. Ka gjasa qe sigurimi i shtetit te kete ushtruar presion permes kercenimeve te nderthurura me premtime dhe ne kete menyre ta kete rekrutuar. Fakti qe eshte rekrutuar nuk eshte ne vetvete i rende. Do te ishte interesante te dihej veprimtaria efektive e tij, me fjale te tjera a ka marre ne qafe ndokend apo thjesht ka pranuar formalisht te bashkepunoje, pa i bere dem kujt.

Submitted by filan fisteku (not verified) on

Z. Zaloshnja....ju lutem! Shkrimi eshte ok! Por ne fund thoni "qe elektoprati i djathte mund ta denoje me vote qeverine per ligjin e lustracionit". Kesaj i thone, fshati po digjet, dhe ju po na jepni leksione per krehjen.....Nuk jetoni ne Shqiperi ju???? Ju vete thoni qe vota nuk ndryshon pothuajse fare, sa here qe ka zgjedhje! Elektorati i djathe: fshatare qe shohin TVSH, maloke veriu farefis me qeveritare, te perndjekur te mjere, ish-pronare e antikomunista, te ardhur ne Bathore etj etj.....qe perbejne 45% te Popullesise, do ta VOTOJNE Birishen deri ne vdekje!!!! (Ata, xhajat, dajat, kusherinjte, femijet e tyre.....se pjellin dhe nga 4-5, nuset dhenduret)......Ky Elektorat e voton Saliun me BINDJE te verber edhe sikur ti leje pa buke, t'ju permbyti shtepiat. Dhe ju flisni per "Ligjin e Lustracionit".....shko e pyete ndonje banor Mirdite: ca dmth Lustracion????? Une e shkruaj shpesh ketu tek Respublica e Tema.... NUK NA E KA FAJIN SALIU! Por gjysma e popullit injorant! Prandaj Berisha mjafton te vjedhe e bleje pak mijera vota!

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

mire e ke kap ket gjo o filan fisteku, po mos harro se sikur dy kamjona me votues antikomuniste tja heqi bamiri me oketen ne tirone e ne durres sal komunistit dhe i ikin dy mandate...

Submitted by nik (not verified) on

kurse fatos nano i heq nja 4 kamione me komuniste edit dhe ja ku i fluturuan 3 mandate.

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

e gjeta! niku osht zeneli. ju kujtohet zeneli qe na cate brimen e synit cdo dite ketu ke respublica? po ishte edhe nji dibron qe e terbote fare ket nik zenelin. ku je o dibron qe ti lesh prape cdo dite takim ne oren 20 te pe de-ja ktij nik zenelit?

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

or nik zeneli po un ta thyva xhomin e sahatit mrom, a s'u knoqe? po hajde prap n'ora 20 te pe de-ja se ta bo prap lala ty mi drenushja ime...

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Po ne Mirdite mesa di une fiton rregullisht PS or ti. Ca te  bejme tani, ti quajme progresiste mirditoret meqe votojne PS? Filan Fisteku te shikosh krundet qe votojne  PS dhe PD, ku me siguri ben pjese dhe farefisi dhe soji yt, ke te drejte. Me te vertete te vjen ndot cfare populli jemi.

Submitted by filan fisteku (not verified) on

ti vogelushi Brace, me siguri qe do votosh AKZ..... (se ky eshte trendy i momentit)  dhe eshte cool me qene kunder PS e PD.......   un nuk kam ndonje simpati per Edvinin e gjate, POR e vetmja menyre per te shporrur BIRISHEN eshte duke votuar PS!!!!    vota nuk duhet shperndare neper Kreshnik Spahira, e Bamir Topera......   se askush nuk jep garanci si do sillen keta pasi te votohen.... (sic e drodhen LSI ose Camet)        dhe mora shembull MIRDITEN sic mund te kisha marre MALLAKASTREN, jo per bindjet politike por per INJORANCEN qe kemi ne si popull......   (shumica e Shqiptareve e dine qe ne e kemi marre statusin per kanditat)........   ketu neper blogje shkruajne 1-2 % e elektoratit, kryesisht emigrante, njerez te shkolluar ose persona me ndjenje qytetarie....... 98%   e shqiptareve..... JANE INJORANTE ose INDIFERENTE!!!!!   ta pranojme dreqi ta haje!!!!!

Submitted by nik (not verified) on

pra ti shoku filan fistek qenke jasht 98 % te injoranteve.

sa keq me vika qe jetoke ne kete ambient.ik ne hene se atje besoj do te jetosh pa "injorantet"

Submitted by filan fisteku (not verified) on

Me lexo me me kujdes! Thashe 98% jane injorante OSE indiferente! Nje pjese jane injorante dmth, fshatare, njerez pa shkolle, te varfer te mjere, lypsa etj etj (packa se injorant nuk domethene detyrimisht budalla....rrenja e fjales eshte "ignore" qe nuk ka kuptim aq te keq sa ne shqip)..... Kurse pjesa tjeter e 98% jane INDIFERENTE....dmth qe mgjths ne Shqiperi punet nuk shkojne mire.....rrine apatike e bejne sehir duke pritur. Ketu futen intelektuale ose rinia! Ajo qe perseris eshte qe: GJYSMA me e keqe e ketij vendi po mban PENG gjysmen tjeter!!!!! Kaq! Fajin nuk e ka Saliu i dashur Zaloshnja, Mustafa e Baze! Fajin nuk e kemi as NE (sic thote ndonje ne forume). Une e di mire kush e ka fajin! Fajin ma ka komshiu im qe ka zbritur nga kala e Dodes! Fajin ma ka kolegu qe e ka pas gjyshin ballist! Fajin ma ka shoqja ime militante qe punon ne shtet.......JANE KETA 45% (elektorat i sigurte i PD) qe Saliu i ka ne xhep + dhe 6% manipulime! Dhe ta gezojme BIRISHEN ne 2017!!!!

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

O ZALOSHNJE, MIR E KE FILLU KET SULMIN KUNDER SPIUNAVE TE SIGURIMIT, PO SHKOI DERI N'FUN. SIKUR KE SHKRUJT NJI HERE DICKA PER CA MIKROFILMA QE I KA BO MEKSI DOSJEVE KUR ISHTE KRYEMINISTER. PO T'KESH MUHABET ME MEKSIN, THUJI T'I TREGOJ ATO DHE NA QIT NONJI GJO KTU KE RESPUBLICA SE VDESIM TE MORRIM VESH SE KUSH NGA KTA QE NA FRYHEN NEPER EKRANE KANE QENE SPIUNA

Submitted by Relapso (not verified) on

Plotesisht dakort me z. Zaloshnja. Ky shkrim, si edhe disa te tjere pararendes ku Zaloshnja kembengul ne hapjen e dosjeve, kane filluar te me bejne te dyshoj mbi vertetesine e zerave te kahershem qe pretendojne se edhe Zaloshnja ka qene bashkepunetor i sigurimit. Dosjet duhen hapur. Mjaft me kete loje te ndyre!

Submitted by amy (not verified) on

Jam parimisht dakort,

por duhet te jemi te ndergjegjshem, qe aty kane mbetur dosjet e atyre qe jane "varfanjake", apo te atyre qe duan t'i kene ne dore. Te hapesh dosjet sot eshte njesoj sikur te hapesh nje vrime ne uje. Dosjet e atyre qe meritojne te denoheh jane zhdukur me sa kuptohet nga tere ato qe jane thene e shkruar deri tashti.

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

Hapja e dosjeve nuk e zgjidh deri ne fund problemin, sepse nje pjese e mire e spiuneve formalisht nuk kishin dosje. Rregullat e sigurimit nuk lejonin qe kujtdo t'i hapej dosje. Keta, spiunet pa dosje, ishin me te rrezikshmit, sepse ishin me te zellshmit. Ata hidhnin gurin e fshihnin doren. Kete mekanizem pervers, qe ne te vertete eshte shume kompleks, ma ka shpjeguar ne nje çast "hapje zemrash" deputeti Spartak Braho, i cili gjate diktatures ka punuar si hetues.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Z Artan Hoxha e kam vleresuar per zgjuarsine dhe paraqitjen e rregullt te jashteme. Por vec kesaj  e urrej per menyren e felliqur si argumenton mbrojtjen ne cdo rast te qeverise dhe prijesin e tij, BISHEN.

Menyra si fliste duke rrokjezuar fjalet, per ti dhene "vlere" fjalise, me bente te peshtyja TV. Vetem fakti qe e kam 3D me ndalte te ndotja ekranin kur shikoja kete nevoj/fol - tore te PD.

Nuk di a do te kete cipe te dale me ne TV e te mbroje BISHEN nga sot e tutje. Po te isha perballe tij ne program TV, nuk do ta kundershtoja pasi tani nuk vlen te merresh me te. Thjesht do ti pergjigjesha fjalive te tij me shprehjen nga "Lulekuqet mbi Mure" .... "SPIUN, .........., .............".

Une nuk jam ne Shqiperi, por po ta shikoni ne rruge mos harroni t'i kujtoni cfare  ka qene, Permendjani shprehjen e filmit, nxijani jeten kesaj qelbesire. Tipat si ky jane speciet me te felliqur te rraces njerezore qe duan "te hane buke ne cdo sistem". Hipokrite, qylaxhinj, frikacake, zvaranike dhe vemje te cdo sistemi. Njerez qe nuk behen kurre burra per tu perballur vete me jeten, por puthin edhe duart e PADRONIT te lyera me gjak shqiptaresh te pafajshe, vetem per te mbijetuar. IK LIPSU QELBESIRE

Mos kini meshire per njerez te tille qe mbrojne BISHAT te cilat na kane rrahur, na kane vjedhur, na kane marre parate, na kane shitur atdheun tone, na kane vrare motrat, vellezerit, baballaret dhe nenat tona, por mbi te gjitha NA KANE VRARE SHPRESEN.

PESHTYJENI KETE SOJ TE NDYRE QE NDOT RRACEN NJEREZORE

Submitted by Bard (not verified) on

Zaloshnja, me ne fund nje shkrim i mire. Duket se ne ndryshim nga sa u duk ne fillim, Artan Hoxha doli i shperfytyruar nga kandidimi per president. Ka mundesi qe per ca kohe mos ta shohim neper ekrane, se deri tani na ka ndotur me elokuencen e tij te peshtire prej informatori( ne kete kuptim, Berisha i ka bere nje sherbim vendit qe padashur i ka hequr masken nje njeriu qe edhe me maske dukej i shemtuar).ys

Submitted by Glauk (not verified) on

Zoti Zaloshnja! nje artikull interesant dhe me opsione mendimi te metejshme. Megjithate ish kandidatin Hoxha ngelet per te thene se ai vete me; 1-terhekjen nga gara, 2-shkrimin ne social network te arsyeve, 3-humbjen gjurme ne keto dite dhe mos dhenien e asnje deklarate te sinqerte publike si pjestare i shoqersie civile, te le te mendosh se kesaj rradhe nuk behet fjael per histori shpif shpif se dicka do mbetet por per nje te vertete e cila vete zoti Hoxha mund ta kthjelloje sesa qendron ne kembe. E verteta esht qe, sot ne Shqiperi me shume se kurre ka struktura te shtetit te devijuara, te lidhura fort pas strukturash dhe konjukturash ekonomike dhe politike. Vendi eshte i kapur ne te gjitha sektoret jetesore te tij dhe "coup d'etat" i dores se fundit me z. Hoxha (per te cilin nuk ushqej simpati si analist) e verteton kete si asnje gje tjeter. Por Zoti Hoxha beri nje gabim qe si dhelper televizioni qe eshte nuk pritej. Ai me siguri eshte rrembyer nga emocionet e kandidatures apo eshte braktisur gjate oreve qe do ta conin ne Kuvend nga vete referentet e tij politik, ne Kuvend, jashte tij, kudo ne vend. Ne mungese te mbeshtetjes vendimtare qe do conte ne kurorezim, frika se askush nga sfera e tij e influences nuk do te mund ta mbulonte ne te ardhmen nga nje skandal publik, qe u lançua qe ne mbledhjen e komisionit te ligjeve, beri qe Zoti Hoxha te braktiste garen. Heshtja dhe braktisja e tij ne nje fare menyre deri ne nje dalje publike te tij i jep kredi gossipeve mediatike te oreve te fundit. Mendoj se nje kerkese publike Prokurorise se Republikes  Zoti Hoxha duhet ta beje mbi saktesimin e figures se tij si qytetar i ketij vendi. Zoti Hoxha ja ka borxh ne rradhe te pare vetes si individ, dinjitetit intelektual te tij, qytetareve te ketij vendi per te cilet sot mund te ishte kryetar shteti i zgjedhur. Pa keto rehabilitimi i Z. Hoxha si nje analist televiziv, si te mos kishte ndodhur asgje me figurne e tij do te ishte i turpshem dhe jo etik! Uroj qe kjo te ndodhe per njeriun Hoxha ne rradhe te pare, Faleminderit!

Vendi ka nevoje thelbesore dhe jetiek per nje sezon te vendosur jurisprudencial, dhe me kete dua te them qe sfera e gjyqesorit duhet dhe

Submitted by Anonim (not verified) on

Zoti Zaloshnja.

Te jeni krenar per shkrimin dhe thenien e fjales "troç".

Dihet se kriminelet qe tash 21 vjet vetem e kalojne kohen duke blere arme dhe droge, duke shitur arme dhe droge, duke blere dhe shitur kurva, duke fshehur arme ne brez e nen sediljen e makines, pa i "pare" policia vigjilente e SB, do ju kritikojne. Nje nga ata mund te jete edhe sahanlepiresi qe i pergjigjet mergimtarit. Ai kushedi ku ka qene ne ate moment, duke trensportuar droge apo duke i derguar parate e droges ndonje vrasesi, shefit te tij apo kujtdoqofte si keto.

Dihet se atyre qe per 21 vjet nuk ju thote njeri "puna e mbare" nuk ju vjen mire. Dihet gjithashtu se SB eshte treguar i zgjuar: ka blere gjithnje kelyshe per t'i bere qen te rritur e t'i kete gati ose per te folur, ose per te perdorur edhe armet ne mbrojtje te sali - demo- kracise.

Keq me vjen se dhe ai qe shkruan ashtu e kishte pseudonimin Vlora. Ta kishte emrin"Ku varet harta" ose "Lazarati" mund te justifikohej.

Faleminderit per vemendjen!

Submitted by anonim (not verified) on

Artan Hoxha si shërbëtor i Berishës që është  nuk të habit fakti që ka qënë  spiun. Ai nuk ka kolonë vertebrale, e bën gomarin mashkull me barë, ose ai thotë fluturoi gomari po deshi Berisha. Më së fundi ai ska surrat te dalë në televizor. E tha mirë Mero Baze, eunuk. Unë them që edhe bandës të A Frangës një ditë do ti vijë radha.

Submitted by anonim (not verified) on

Z Zaloshnja, po e bën borxh dhe ai "analisti" ÇILI, qe ka ndruar emrin nga Naim-Henri  dhe njerzit që nuk e njohin nga e ka preajardhjen ky njeri, nuk e din që është nga një fshati largët i Librazhdit dhe ka mbaruar një cop filoqyl e na shitet për analist. Ky pra ndron identitetin dhe më habit fakti që kur del ne televizor i duket vetja sikur çështë, madje tani po i del kallaji, ka filluar të jetë si rugaç kur polemizon me Lubonjën dhe Ngjelën, Ore une nuk i kuptoj kush i jep titullin analist këtyre njerëzve, a ka ndonjë shkollë të tillë që dipllomon apo i dipllomon A Frangaj e pastaj e duartroket S Balla, i cili ka frikë të kritikoj, por vetëm mbahet pas masterave që la bërë. Mastera sot kanë shumë kamarierë në Tiranë. Unë them se gazetar është M Nano.

Submitted by reformer (not verified) on

Berisha do te te falenderonte qe e shmange temen nga arsyet e verteta per se "nusja" zbriti nga kali, ndersa ishte nisur per te nuseruar, tek ceshtja legjendare e dosjeve. Sepse nese ka nje gje per te cilen jam 100% i sigurte eshte se "dosja" ne kete rast sherben vetem si pretekst. Arsyet e verteta jane diku tjeter, dhe kete e dine vetem brenda PD-LS-ise.

Sa per ceshtjen e hapjes se dosjeve jam i sigurte se do te tjerrim lesh deri sa Berisha te na lere lamtumiren.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Mërgim tari keni shumë të drejtë kjo fytyrë duhet të pështyhet po me gëlbazë që të mos duket dhe kur ta shohin tju vijë neveri

Submitted by Vlora (not verified) on

Zaloshnja me duket se ke edhe ti nja dy hije te goxha te erreta gjate kohes qe studioje ne Kamez. Perpara se te peshtyni te tjeret nderkohe qe per ta nuk dihet asgje e vertete eshte me mire te jeni fillimish plotesisht te sinqerte me te tjeret dhe me veten. Asnjehere mos harro se ka njerez qe te njohin gati po aq mire sa njeh veten.

Submitted by geni (not verified) on

ore mut vlore nga tropoja merr ndonje lek qe komenton ketu. turp te te vij spiun i ndyre.

Submitted by Vlora (not verified) on

Ore shkerdhate, une jam vlonjat dhe se rruaj karin per njeri po te duash ti te tregoj se kush jam, mos harro qe kompjuteri jot ka adrese njesoj si shtepia jote,  turp tu vij juve qe peshtyni helm gjithe diten, ato qe them une jane te verteta.

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

Ne degen e matematikes ne Universitetin e Tiranes ka qene dikur nje profesor shume i nderuar qe nuk po ia ze ne goje emrin, i cili fill pas 1990 shkoi ne Greqi per te mos u kthyer me kurre. Arsyen ne miqte dhe koleget e tij e morem vesh me vone: gjate diktatures kishte qene detyruar nga sigurimi te behej bashkepunetor. Sapo fitoi demokracia e vrau ndegjegjja, vetja nuk iu duk i denje per Shqiperine e re, dhe u vetedenua me syrgjynosje te perjetshme. Sepse gjithsesi ai e kishte nje ndergjegje. E pra une, sikunder shume te tjere, jam i bindur se nuk i kishte bere keq kujt. Ndersa ca e cave sot as nuk u skuqet e as nuk u zverdhet faqja. Behen analiste, na shiten si eksperte, flasin me sentenca morale, por harrojne se viktimat e tyre te dikurshme jane ende gjalle dhe nuk kane nevoje per dosje, edhe xhelate e tyre, operativet, hetuesit, gjyqtaret jane gjalle dhe nuk jane me te detyruar me ligj te mbajne sekretin.

Submitted by nik (not verified) on

O Zaloshnje.

Ne nje shkrim te koheve me pare,kur grupi parlamentar nuk aprovoi kandidaturat e Topit per ne gjykaten kushtetuese  me arsyetimin se kane qene gjykates te kohes se diktatures dhe kane dhene vendime per denime politike,ti shkruaje:

"Ku e gjejne kete drejte ata perderisa ligji i lustracionit u hodh poshte nga gjykata kushtetuese"

Pra ti hedh poshte ate qe ke thene.

Kjo sigurisht eshte se nuk te pelqen zoti Hoxha qe ti as mund te krahasohesh me te per nga niveli ose me mire te themi ti je plur ne krahasim me te.

Submitted by maloku Anonim (not verified) on

Ja kush eshte Artan Hoxha

Z. Artan Hoxha eshte nip i familjes tregtare me te pasur qe ka pasur Shqiperia. Ne vitin 1947 familjes Shijaku iu sekustruan nga regjimi gjakatar i Enver mortjes ekzaktesisht 110.000 cope monedha ari qe gjyshi i tij ose pronari i fabrikes se miellit ne Durres i kishte fshehur ne fundin e nje pusi me uje. Ai e tregoi vete vendin pasi beri njemarrveshje me sigurimin e shtetit qe pasardhesit e tij nuk do kishin persekutim nga regjimi nese ai tregonte se ku kishte fshehur pasurine. E kthyer ne dollare me kursin e vitit 1947 i bie qe z. Shijaku ti jene konfiskuar nga regjimi komunist 32 milion dollar te vitit 1947 ose baraz me 40 miliard dollar te vitit 2012 duke llogaritur vetem interesat bankare apo dhe zhvleresimin e dollarit pasi ne kete vit 1 gr ar ishte baraz me 1 dollar amerikan. Sot qe po flasim shteti shqiptar nuk duhet te mendoje se pse nje 17vjecar paska folur me nje sigurims ne vitet 1982 por ti ktheje zotit Artan Hoxha 1/milionten e asaj qe i ka marre

Submitted by Bard (not verified) on

Epo edhe zengjin, edhe kulak, edhe spiun, si se paskemi kuptuar qe ky paska qene Presidenti ideal mor burre, çfare paskemi humbur dhe se kemi kuptuar!

Submitted by Poshte spiunet (not verified) on

Artan Hoxha (pseudonimin e ka patur Notari) ka marre ne qafe me spiunimet e tij njerez te pafajshem si p.sh motrat Cinari. Maskaralleqet e tij nuk shlyhen as edhe me dhjetefishin e pasurive qe permendni ju.

Submitted by tim (not verified) on

A thu do ti lete gjyshi ne nji lek ketij spiuni ta dite se kujt i ka sherby?? Apo do i vite turp ta qute nip???

Submitted by maloku Anonim (not verified) on

Po cfare flisni more njerez. Ne vitin 1985 Artani ishte 21vjec dhe bente njehresh 2 universitete ate gjeologji miniera dhe ekonomikun. Sipash jush kishte kohe te bente dhespiunlleqe. Ju jeni vec komunista muti dhe bij sigurimsash prandaj llomotisni kuturu

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

O ZALOSHNJE, MIR E KE FILLU KET SULMIN KUNDER SPIUNAVE TE SIGURIMIT, PO SHKOI DERI N'FUN. SIKUR KE SHKRUJT NJI HERE DICKA PER CA MIKROFILMA QE I KA BO MEKSI DOSJEVE KUR ISHTE KRYEMINISTER. PO T'KESH MUHABET ME MEKSIN, THUJI T'I TREGOJ ATO DHE NA QIT NONJI GJO KTU KE RESPUBLICA SE VDESIM TE MORRIM VESH SE KUSH NGA KTA QE NA FRYHEN NEPER EKRANE KANE QENE SPIUNA

Submitted by nik (not verified) on

o zaloshnje.na sqaro nje here per veten tende.ti ke spiunuar STEFANIN qe u denua 8 vjet.

pseudonimin e ke patur "stilografi"

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

e gjeta! niku osht zeneli. ju kujtohet zeneli qe na cate brimen e synit cdo dite ketu ke respublica? po ishte edhe nji dibron qe e terbote fare ket nik zenelin. ku je o dibron qe ti lesh prape cdo dite takim ne oren 20 te pe de-ja ktij nik zenelit?

Submitted by DR (not verified) on

Pershendetje !

Z.Zaloshnja ju dhe z.Nano nese vertetohet se akuzat dhe "shpifjet" per z.Hoxha jane te paverteta do te kerkoni ndjese publike apo do vazhdoni te komentoni qe z.Hoxha eshte i pafajshem dhe viktime e "pseudo-editorialeve" qe nuk kane nje filter deri te publiku.

Submitted by Poshte spiunet (not verified) on

Ne rast se Artan Hoxha ka b.... (per te huazuar nje term qe perdoret me teper nga Mustafa Nanos), atehere ai mund te hedhe ne gjyq per cenim reputacioni ata qe jane shprehur publikisht per ''plaget e tij nga e kaluara'' duke filluar nga Edi Rama.  Problemi eshte qe keto raste mbeten me kaq pasi vete te akuzuarve nuk iu intereson te futen me tej ne nje terren te minuar.  Keshtu ndodhi ne vitin 2002 edhe me Z. Artur Kuko qe u kthye ne Bruksel i verdhe si meit pasi e kishte transportuar Garda Republikane (njesoj si Artan Hoxhen). Problemi qendron ne faktin se ne Shqiperi jo vetem qe nuk jane hapur dosjet por nuk ekziston asnje lloj filtri per funksionaret. Kjo jo vetem per kandidatet per president por edhe per zyrtare te rangjeve te mesme e te uleta si psh sekretari i Ilir Metes i cili punonte pa teklif ne paradhomen e ministrit te Jashtem nderkohe qe ishte ne listen e te kerkuarve te FBI.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Ankohet mustafa nano per anonimet!? shkrim i denueshem, shkrim skuthi, shkrim pisi, shkrim me te futme nga nje njeri me sifate te deformuara....Per artanin nuk simpati vetem duke e gjykuar nga nga mbrojtja militanteske qe i bente berishes. shkrim nevojtore dhe komente nevojtore...

Submitted by Fredi (not verified) on

Ky soj i ndyre anal- istesh te "pavarur" ose te kapur prej koqesh dallohet menjehere sepse , nuk kujdeset ne cdo debat televiziv te pakten nje here te pakten ne nje ceshtje te vetme te kritikoje qofte edhe me tone te moderuara qeverine. Keta super" inteligjente" kodoshe te fjales dhe te abstragimit, jane krejtesisht skllave te politikes zyrtare, mekati i dyte i madh por edhe naiviteti i tyre dhe i atyre qe i porositin eshte se nuk flasin asnjehere me gjuhe opozitare (dhe jo te opozites) edhe kur duket qarte qe zgjidhjet e pushtetit jane jo te drejta per te mos thene te demshme, eshte dashur qe keta te pakten te flasin kunder pushtetit atehere kur ai e meriton ta kritikosh sepse keshtu e ndihmon ne te vertete Pushtetin, Qeverine edhe Popullin, qe te mos i shohe fatet e tij te neperkembura asnjehere.Por keta Jane te programuar vetem per zhurme dhe per te goditur opoziten, per ti hequr asaj kurajon dhe forcen e zerit, per te bere diversion tek faktoret e tjere te shoqerise civile. Me fjale te tjera kjo race beqiresh i ben demokracise nje dem te pallogaritshem deri sa perfundojne si Kamikaze si ne rastin e ketij Hoxhes

Submitted by Fredi (not verified) on

Ky soj i ndyre anal- istesh te "pavarur" ose te kapur prej koqesh dallohet menjehere sepse , nuk kujdeset ne cdo debat televiziv te pakten nje here te pakten ne nje ceshtje te vetme te kritikoje qofte edhe me tone te moderuara qeverine. Keta super" inteligjente" kodoshe te fjales dhe te abstragimit, jane krejtesisht skllave te politikes zyrtare, mekati i dyte i madh por edhe naiviteti i tyre dhe i atyre qe i porositin eshte se nuk flasin asnjehere me gjuhe opozitare (dhe jo te opozites) edhe kur duket qarte qe zgjidhjet e pushtetit jane jo te drejta per te mos thene te demshme, eshte dashur qe keta te pakten te flasin kunder pushtetit atehere kur ai e meriton ta kritikosh sepse keshtu e ndihmon ne te vertete Pushtetin, Qeverine edhe Popullin, qe te mos i shohe fatet e tij te neperkembura asnjehere.Por keta Jane te programuar vetem per zhurme dhe per te goditur opoziten, per ti hequr asaj kurajon dhe forcen e zerit, per te bere diversion tek faktoret e tjere te shoqerise civile. Me fjale te tjera kjo race beqiresh i ben demokracise nje dem te pallogaritshem deri sa perfundojne si Kamikaze si ne rastin e ketij Hoxhes

Submitted by Dardan (not verified) on

po pse na paska qene sigurimi kaq famekeq ?? Ne dime se askush nuk guxonte te digjte pronat e popullit  dhe te shiste copta e Shqiperise ne kohen e Sigurimit! Apo ishte famekeq sepse u preu duart zjarrvenesve te Shqiperise????   AAAAAA po kjo duhet te jete, atehere Sigurimi famekeq paska qene shume i keq.   Eshte e turpshme kur mbllacit mbrrockullat e shkaterruesve te Shqiperise! Deri kur???????????

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Ky lloj dialogu qe zhvillohet sot ne kete blog tregon dhe nje here se lufta e klasave sot zhvillohet pa meshire dhe  nuk del dot ne siperfaqe vetem ne saje te sistemit.  Nuk komentoj fare shkrimin e zotit Zaloshnja, se e di si shkruan e per ke shkruan, eshte i lire. Por habitem me disa komentatore qe marrin pozat e superkopetentit, duke na bere superanaliza. Zoti Neritan Ceka, kur u prish me Berishen,ka thene nje fjale te vertete: doni t'i ripersekutoni te persekutuarit, hapni dosjet. Pasi Xherxhinski-babai i armes se Sigurimit te Shtetit, ka thene: armiqte tane t'i godasim me ane te armiqve tane. Pas renies se regjimit diktatorial, mjaft te persekutuar, ne intimitet, me kane treguar per reprezaljet e sigurimsave qe te pranonin sherbimet e tyre. Bile nje i internuar, sa fitoi demokracia, pranoi publikisht se kishte qene ne sherbim vullnetar, se ndryshe do te shkonte ne burg dhe i mbetej nena pa varrosur me nje far nderimi minimal, me te afermit e tij dhe te internuarit. Te renqethej mishi per ato kercenime qe i kishin bere dhe ato sherbime te vogla qe ishte detyruar t'u bente. Po informatoret me te medhenj ishin komunistet, sekretaret e organizatave baze dhe te tjere prane partise-shtet, te cileve nuk u hapej dosje. Zoterinj, kam mbaruar gjimnazin me Medalje Ari dhe sepse kisha nje te aferm emigrant ne SHBA dhe ne prag te miratimit te te te drejtave te studimit, nje nipi i tij kishte nje enderr te gjente xhaxhain nw Amerike( u denua vetem per fjale, se kurre nuk e arrinte dot ate qe enderronte), mua m'u dha e drejta e studimit pas 4 vjetesh, kur ai u lirua nga burgu. A jam i sigurt se nuk do te pranoja sherbimet e tyre po te me premtonin shkollen qe vitin e pare?? Por mos harroni se ai i persekutuari ruhej nga provokimet dhe shpesh ishte i detyruar te denonconte vullnetarisht, pas kesaj operativi i ngjitej si shushunje. Pra ata, qe ishin te burgosur ne qelite pa mure guri, te privuar nga çdo liri dhe e drejte natyrale, kerkonin nje drite jeshile per femijet e tyre. Dhe mjaft prinder, duke vene ne peshore nderin e tyre me te ardhmen e familjes, zgjidhnin kete te fundit. Ne se Artan Hoxha ka komunikuar ne moshen 17-vjeçare me nje sigurims, eshte antihumane t'ia marresh per krim, pasi ne shkollen tone socialiste vigjilenca dhe sakrificat per pertine, Udheheqesin e popullin ishin detyra numer nje. Une qe femije vija shiritin e kuq ne krahe dhe dilja rrugeve te vigjeloja kunder armiqve dhe sa krenar ndihesha, kur kapja ndonje qe nuk kishte leter-njoftimin me vete. I ftoj komentuesit qe, per tema te tilla, te jene me te matur, me njerezor e me mendjeçelur dhe me tolerante, te mos u gervishin plaget te lenduarve nga diktatura. Pavaresisht çfare kemi me Berishen apo Ramen, ata nuk kane lidhje me asnjerin. Isha shume i sinqerte ne ato qe thashe dhe i ftoj te gjithe te jene te sinqerte me vetveten. Faleminderit per mirekuptimin.

Submitted by Art (not verified) on

Luan, per mua arsyetimi jot eshte i drejte dhe deri diku i pranueshem. Por doja thjeshte te te sjell ne vemendje se ne qofte se sot dikush deshiron te behet pjese e drejtuesve te larte te shtetit (president, kryeminister, minister, deputet, ... etj.) figura e tij duhet te jete e paster.  Sipas mendimit tim, aktualisht jemi shume larg ketij realiteti sepse nje pjese e mire e atyre qe na drejtoje sot ka formen e nje mozaiku te perbere nga ish-sigurimsa dhe ish-te prendjekurish, por le te shpresojme se i Artan Hoxhes do te sherbeje sadopak per te ndergjegjesuar nje pjese sodo te vogel te mases se heshtur te popullates qe ka vuajtur dje nen diktature dhe po vuan sot nen pseudo-demokracine e prodhuar nga nje klase politike e kalbur dhe e degjeneruar si mos me keq. Me respekt. Art

Pages

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.