Obama ngre gishtin: Assad e Putin i kanë duart me gjak

Postuar në 17 Dhjetor, 2016 11:23

Në konferencën e fundit para nisjes së pushimeve në Havai, presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se "e tërë bota ka parë tmerrin e sulmit brutal"  nga forcat e armatosura të presidentit sirian Bashar al-Assad në Aleppo me mbështetjen e Rusisë. Sipas tij, sulmet kanë pasur shënjestrim të qëllimshëm të stafit mjekësor dhe të moshuarve, por nga tereeni ka patur edhe dëshmi për therje të civilëve që  vërtetojnë se Damasku dhe Moska i kanë "duart me gjak”

Obama theksoi se Assad nuk mund të legjitimojë qëndrimin në pushtet duke therur civilë. Bota, tha ai, nuk duhet të largojë vëmendjen  nga ngjarjet e tmerrshme në Siri. Presidenti në ikje i SHBA mbrojti politikën e tij kundër luftës në Siri, duke thënë se ndëhyrja ushtarake amerikane në Siri do të kërkonte "një numër të madh të trupave amerikane në terren”.  Ai shtoi më tej se Uashingtoni do t’i kërkojë OKB-së të vazhdojë hetimet për përdorimin e armëve kimike në Siri.

Duke u kthyer në procesin e transferimit të pushtetit, Barack Obama tha se  ka folur me pasardhësin e tij, Donald Trump dhe siguroi se bashkëpunimi i tyre vazhdon. Ai mohoi se ka një konflikt me qeverinë e grupit Trump që merret me transferimin e procedurës së kontrollit.

Presidenti në largim i SHBA foli edhe për pretendimin e demokratëve se sulmet kibenetike të Rusisë ndikuan në zgjedhjet presidenciale. Ai tha se ai i kishte thënë presidentit rus Vladimir Putin për të "ndëprerë" sulmet kibernetike dhe se e kishte paralajmëruar për pasojat.  Presidenti në largim i SHBA tha gjithashtu se do të nxisë Trump për të pranuar ngritjen e një komisioni të pavarur për të hetuar sulmet kibernetike ruse.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Kurse Obama e ka gojen plot me akuza fallco! I doli boja edhe Obames me fort se shume te tjereve! Jane bere te peshtire dhe qesharake!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.