Zaganjori fisnik dhe rihapja e lojës

I djersitur dhe me një shkodranishte të kadifenjtë dhe të fisme, zoti Zaganjori bëri një hap pas dhe padyshim, në sytë e atyre që nuk e njihnin, bëri një hap më lart, shumë më lart. Të vjen të thuash me gojën plot se zoti Zaganjori duhet të ishte bërë me të vërtetë President. Ndoshta Shqipëria humbi një shans, për të patur në krye të Shtetit një burrë të përgjegjshëm, që djersitet dhe që di të formulojë në pak fjalë, akte të mëdha prej gentleman-i.
Mbas largimit me hapa të fisme të kësaj kandidature me prerje reale prej burri Shteti, rihapet loja e maratonës presidencialiste.
Dy rrugë hapen përpara enigmës së orëve në vijim. Rruga e Parë, një hap përpara nga Kryeministri dhe Mazhoranca që ai përfaqëson. Një hap përpara drejt një konsensusi më të gjerë dhe padyshim më të kushtueshëm, në mundime dhe sakrifica, të raporteve të tij partiake me eksponentë të Partisë Demokratike, që sigurisht në këto orë, shtyjnë dhe bëjnë trysninë e tyre drejt vetvetes. Drejt kandidatit politik për President. Simbas një logjike jo të palogjikshme, mbas harxhimit bosh të tri seancave të cilat kushtëzojnë dhe përkojnë me frymën konsensuale të zgjedhjes së Presidentit, tani vjen natyrshëm radha e kandidaturës politike. Dhe pse jo, kjo kandidaturë të mos jetë nga radhët e mazhorancës?
Tundimi bëhet gjithmonë e më i madh, pasiqë qëndrimi i Kryetarit të Opozitës, vetëm në një 24 orët e fundit, ka qenë më i lexueshëm. Deri 24 orë më parë, Rama dukej një këmbëngulës kapriçioz, për një çështje të mbyllur. Ata që kanë gjykuar në mungesë të një informacioni më të thellë, nuk e kanë ditur ose e kanë nënvleftësuar, komunikimin e pandërprerë ndërmjet Berishës dhe Ramës.
Nëse Rruga e Parë, shkon drejt e pa pengesa në përmbylljen e vet të natyrshme, do të kemi si produkt të saj, një President konsensual, klasik dhe të padiskutueshëm.
Rruga e Dytë, është edhe ajo e mundshme. Kryeministri, nën trysninë progresive të Grupit të tij Parlamentar, bën një ‘hap prapa’ në raport me procesin konsensual, duke bërë një hap përpara drejt opsionit të kandidaturës politike, miratuar vetëm nga Mazhoranca e tij qeverisëse. E kemi stërthënë, Kushtetuta e lejon një gjë të tillë dhe kuptueshëm, një gjë që lejohet, do të thotë që nuk ndalohet. Një gjë që nuk ndalohet dhe pra, lejohet, është padyshim legjitime dhe katërcipërisht kushtetuese.
Nëse një Rrugë e tillë do të përshkohet, edhe nën peshën e ankthit se nëse digjet edhe Raundi i Katërt, Raundi i Pestë, mund të shndërrohet në një raund të pabesë, që e çon Shqipërinë në Zgjedhje të Parakohshme, atëherë do t’i kushtohet një rëndësi më e madhe konsensusit të ngushtë dhe të sigurt brenda Mazhorancës, që e bën të vlefshme Seancën Parlamentare me çdo kusht. Zgjedhja e Presidentit, do të ishte kësisoj, dalja nga ngërçi dhe nga orbita e rrezikshme e Zgjedhjeve të Parakohshme.
Opsion apo mundësi e cila nuk është për t’u nënvleftësuar, pasiqë procesi ka hyrë në një zonë rreptësie. Termat Kushtetues, të cilët kronometrojnë kohën dhe Seancat Parlamentare, në kornizën proceduriale të parashikuar, janë një tik-tak i saktë dhe teorikisht i pakthyeshëm.
Kryeministri deri më tash ka hedhur hapa realisht inkurajues, seriozë dhe me peshë, në drejtimin e konsensusit transversal, përtej të Djathtës dhe të Majtës.
Mapo
Rrugët janë aty. Njëra më e vështirë, shumë më e vështirë. Tjetra, më e lehtë. Aritmetike dhe e dystë. Kushtetuese. Por ndoshta më e kushtueshme për Peshoren e Brukselit.
Comments
Nese dikush i sheh

Nese dikush i sheh vijimesisht gjerat me syrin e dikujt tjeter, nuk flet më goja dhe mendja e tij. Kjo ide vlen dhe per Rōnin (sherbyes pa zotni) Artur Zheji. Nuk ia vlen te shpenzohet koha me ato qe shkruan e thote ky zotni.

Ore ti, je në terezi? Na

Ore ti, je në terezi? Na duhet një president, e jo një filolog, more Zheji junior.

Eshte shume gallate te
Eshte shume gallate te shikosh reagimin e Zhejit kur tallin bythen robt neper studio dhe i thone qe edhe ti je nje kandidat. Ben sikur nuk e merr seriozisht, po i shkon buza vesh me vesh.
Çudi si e le atë dërkucin e

Çudi si e le atë dërkucin e Skraparit pa e kujtuar se zotëri të rimë shtrëmër dhe të flasim drejtë është një politikan me shumë vlera ka se çfarë ti japë shoqërisë Shqiptare dhe sa për doktorin nuk e vura në dyshim se do ja vije në dukje peshën e madhe që mbanë për integrimin e Shqipërisë në familjen EUROPIANE jemi me shumë fatë që kemi të tillë politikanë allahu i dhëntë shëndetë që ta kemi gjithmonë në krye me gjithë këto të mira që na ka bërë i takonë ta kemi gjithmon në krye

Nuk eshte se Zaganjori eshte

Nuk eshte se Zaganjori eshte "Fisnik"- Zheji por Zaganjori e pa qe ata po luanin me Figuren e Tij dhe nuk mund ta pranonte ate....... Do ishte nje Zgjidhje e mire ne nqs nuk do kishte ardhur nga Sala................

zagaqorri e luajti pjesen,

zagaqorri e luajti pjesen, tani po e luan zheeei pjesen e dyte. luajne te shkretet sepse duan ti sherbejne Shqiperise tone te dashur. Na velen bolin duke bere inteligjentin

Presidenti zgjidhet te

Presidenti zgjidhet te henen.

Hapi "finik" i kandidatit per

Hapi "finik" i kandidatit per kandidat per president nuk ishte as "pas" e as "lart" por thjesht "anash". Ne zhargonin e shoferave (jo vetem atyre profesioniste) kjo quhet "hapje krahu", gje qe zakonisht behet kur ke presion nga prapa.

Nuk mund te merret seriozisht

Nuk mund te merret seriozisht nje bubuzhel si Zheji qe ka rritur mustaqet per te mbuluar dhembet qe ka mangut ne goje. Pyetja e vetme qe me vjen ndermend per te ngritur ne lidhje me Arthurin eshte nese do ti vinte kapsulat para apo pasi te behej president.

Zaganjori mund te jete edhe

Zaganjori mund te jete edhe fisnik, bile me fisnik se ty o Artur, por u paragjykua se e propozoi Salqen Bisha i vicidolit dhe ishte nje figure komplet e panjohur per publikun. Na doli papritur e kujtuar si fanti spathi. Sa per ate qe u dorehoq, ja ndjeu suma shkodranit qe ishte vetem nje reklame e perkohshme e salqenit. Po ti Artur, ha ato miljonat qe bere ne TV shteteror edhe mos na dil shpesh here neper studjo se me te vertet na hape barkun me komentet e tua as mish as peshk. Ik Artur e na ler rehat, paret qe doje i more nga salqeni i vicidolit. Cfare do presim ne nga komentet e tua? Qeni aty ku ha, aty leh!

Ky Tur Zheji perfaqeson

Ky Tur Zheji perfaqeson mendimin shterpe. Ky na vjen si nje nga ato karakteret komike te Molierit. Me dy fytyra. Njera fytyre "fisnike dhe e urte" ndersa tjetra e poshter e meskine. Prandaj eshte dhe komik ky Tartuffi yne.

Une se kuptoj sesi Respublica

Une se kuptoj sesi Respublica ri-publikon keto ndyresi e te pegerat e nje idioti klasik si Puna e Zhejit te Meta/ Nanos/Bashes. Pamvaresisht sec thote tashme dhe sa i moderuar perpiqet te jete tani ky plebe dhe sherbetor qurrash i cdo regjimi e hajduti ne pushtet ai ngelet je nga at oqenie te mjera qe nje shoqeri normale duhet ti kishte zbuar apo lene ne harrese te plote. Nuk e besoj qe te kete me kopuk e halldup se ky injorant katastrofik e maskara i qelbur qe ne fakt mund te krahasohet vec me CILIN, Fevzen e Artan Hoxhen.

Add new comment