Ç’kemi të re nga Beogradi?

Asgjë! Ama hiç asgjë! Nikoliqi, menjëherë pasi fitoi, shkoi te Putini me “marrë dorë”, dhe tha se “mes Brukselit dhe Kosovës, gjithmonë do ta zgjedhë Kosovën”, dhe klishe të tjera. Ndryshim ndoshta mund të quhet deklarata e tij se “nuk do të përzihet në punët e qeverisë”, të cilën Nikoliqi e dha atë ditë kur u nominua për president. Për mendimin tim, kjo deklaratë Nikoliqin megjithatë e bën më “demokrat” se Tadiqin, sespe Tadiqi e pati margjinalizuar skajshmërishtë qeverinë serbe. Aq shumë sa që për të na u kujtuar emri i ish kryeministrit serb, goxha kohë na duhet për t’u menduar. Hiqe Daçiqin dhe Jeremiqin, anëtarët tjerë të qeverisë serbe ishin të padukshëm.
Përndryshe, sa i përket qasjes rajonale dhe asaj globale nuk kemi kurrfarë ndryshimesh strategjike. Zaten, në këtë drejtim, nga Beogradi nuk kemi pasur asgjë të re që nga fillimi i shekullit XIX, e sidomos që nga Kongresi Pansllavik, i vitit 1848, atehëre kur edhe himni "Hej slloveni" u adaptua si vizion.
Thënë të drejtën, strategjia e okupimit të territoreve të huaja (lebensraum), duke mos përjashtuar krimet dhe gjenocidet (sepse qëllimi arsyeton mjetin) nën preteksin e së “drejtës historike”, u dha suksese. Si në vitet 1877-78 kur e okupuan Toplicën, të cilën e pastruan terësishtë nga shqiptarët (pastaj i prodhuan “faktet historike” me të cilat “dokumentuan” se ajo tokë është serbe), njashtu edhe më 1912, 1918 dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Ngjashëm bënë edhe me territoret e Kroacisë, Bosnjës por edhe vendet tjera nuk i lanë anash.
Paramendo po të kishte pasur sukses Serbia në okupimin e Durrësit, një zot e di se deri sot sa fakte historike kishte për t’i fabrikuar Akademia Serbe e Shkencave për të dokumentuar se Durrësi gjithmonë ka qenë “zemra e Serbisë”.
Natyrisht se në të kaluarën kishte edhe raste kur Serbia megjithatë nuk mundi t‘i realizojë qëllimet e veta, jo vetëm në rastin e Durrësit, por bie fjala nuk ia arriti edhe me “Republikën e Mirditës” (të Marka Gjonit), në vitet 1920-ta, apo me “Republikën e Krajinës Serbe” , në vitet 1990-ta etj.
Meqë u përmendën të “drejtat e njeriut” rasti i “Republikës së Mirditës” ilustron shumë mirë faktin se Serbia nuk priton të përdorë çdo mjet të mundshëm për të realizuar qëllimin e vet. Siç dihet në vitet e para të pas Luftës së Parë Botërore, Shipëria kalonte në një periudhë të vështirë organizative. Kishte qeveri të brishtë dhe situatë shoqëroro-ekonomike jostabile. Andaj, Serbia tentoi t’i shfrytëzojë rrethanat.
Për shkak se qeveritë të shumtën përbëheshin nga myslimanët, mediat serbe nisën fushatën propagandistike duke akuzuar “Qeverinë shqiptare myslimane” se po bënte krime ndaj shiptarëve krishterë të Veriut. E gjetën edhe njeriun me anë të të cilit tentuan që ta zbatonin planin e tyre. Ai ishte Gjon Marka Gjoni, i cili ishte i pakënaqur, sepse pas vdekjes së kushëririt të tij, Preng Bibe Dodes në 1919, nuk e trashëgoi atë dhe nuk mori anjë post. Dhe, me 17 korrik 1921, Marka Gjoni e shpalli “Republikën e Mireditës” dhe veten e emëroi president.
Në këtë kohë ai jetonte në Prizren për shkak të belasë. U mor vesh se shpalljen e republikës e bëri nën këshillat e Pashiqit, i cili po ashtu e udhëzoi Marka Gjonin që të dërgonte përfaqesusin e vet edhe në Lidhjen e Kombeve, dhe të kërkonte njohje dhe anëtarësim në Lidhjen e Kombeve.
Në këtë drejtim, ambasadori serb Javonoviç, ishte shumë i zhurmshëm në mbrojtjen e “Republikës së Mirëditës” dhe në mbrojtjen e “të drejtave të shiptarëve krishterë”. Ky cikruzllëk pati për të zgjatur edhe më shumë, sikur mos të reagonin shiptarët e krishterë, ku patjetër duhet cekur abatin imzot Sereçin, i cili dha një kontribut të madh në demantimin e propagandës serbe.
Për fund të ceket se Serbia gjithkund ku dështoi në realizimin e planeve të veta, reagoi njëjtë. Për një kohë relative bëri propagandë mediale duke i potencuar “të drejtat e njeriut” dhe “të drejtën historikë”. Por, gradualisht e pranoi humbjen d.m.th., u soll në stilin “nëse fitoj - mirë shumë, por edhe nëse nuk fitoj, nuk humbi asgjë se edhe ashtu ajo tokë nuk ka qenë imja”.
(Autori është ish-deputet i Kuvendit të Kosovës)
Marrë nga Zëri
Comments
Kur nipi i trathtarit Hamza

Kur nipi i trathtarit Hamza Kastriotit Driton Tali kerkon te hjedhe balte mbi nipat e Gjergj Gjon Kastriotit !!! Kulmi!

paul idiot tedeschini sipas

paul idiot tedeschini

sipas llogjikes tende, dritoni eshte dhe nipi gjergjit !

Nip i Kastarabeut mund te

Nip i Kastarabeut mund te jete kushdo pervec Markagjonit dhe Tedeskinit.

S'e them kete se kam ndnj dashuri te madhe per Kastron dhe dua t'a kursej nga nje trashegimni e supozuar kaq legene, por se ashtu si duhet t'a dine te gjithe robt qe e kane mesuar ate pak histori qe dine ne libra ( pavaresisht se sa te manipuluar te kene qene) dhe jo ne faqe interneti fashistoide si zemra shqiptare.net, Kastrabeu, familja e tij, paraardhes dhe pasardhes me soj dhe sorrollop, pasuesit e tij qe u vendosen ne mbreterine e Napolit, pjesa me e madhe e Shqiperise, me perjashtim te pushtimeve Venedikase etj kane qene te krishtere ortodokse dhe jo katolike si thone ca trapa qe kane 20 vjet qe na cajne derrasat me fene e te pareve nipat e kastrabeut, nipat e hamzait motrat e markagjonit, vajzat e lek dukagjinit dashnoret e lek plepit perrenjte psiqike te paul tedeskinit integrimin ne nato qe ka nisur qe ne shekullin e 15 sipas sal ribeshes etj etj etj..........

Keni ndnj ide se sa larg realitetit jeni o njerez

O antishqiptar, hiqe ate emer
O antishqiptar, hiqe ate emer o gomar
me mire ta mbaj ky

me mire ta mbaj ky 'antishqiptari' ate emer, keshtu dhe ne e dime se cfare eshte. do ish mire dhe ato antishqiptare te tjere te vinin te tille emra se ashtu dalloheshin lehte prej te gjitheve.

lereni ti shurroje europes ne

lereni ti shurroje europes ne qafe dhe mire ja ben.

vete po e mbajne serbine dhe sllavet e tjere ne qafe.

Kjo eshte ideologjia e

Kjo eshte ideologjia e nacionalkatolikeve. Shkelmi mbrapa per ne anadoll

Asht plotesisht e vertete çka

Asht plotesisht e vertete çka thote ANTISHQIPTARI.

Katoliket shqiptar kan qene gjithmone historikisht ne ball te kundra pushtuesit turk, qyshe me Heroin e shiptarve Gjergj Gjin Kastriotin dhe kan qene gjithmone dhe jane edhe sot kundra ANTISHQIPTARVE te çdo marke.

Kisha shume respekt per

Kisha shume respekt per katoliket(shqiptaret katolike), me nje kler me te mesuar, por, me sa duket, ne fe arsimi ben efekt te kundert, behet jo i dobishem, por i kundert me te. Habitem me kete mani perçarese, pa menduar nje here se shqiptaret jane te gjithe nje lloj, nuk linden as katolike, as ortodokse e as myslimane, te tille i bene pushtuesit. Edhe kishat edhe xhamite kane ardhur nga shkretetirat e nxehta te gadishullit arabik. Atje lindi krishterimi, qe me vone u degezua ne katolicizem e ortodoksi, atje lindi myslimanizmi. Fete jane parti globale...

Add new comment