Sido që të shkojë puna, beteja presidenciale e Ramës është e humbur

Rama është duke e humbur dhe këtë ‘betejë’, dhe është e n-ta që humb si i pari i socialistëve. Deri në takimin me Berishën, ai ka qenë i pafaj në këtë histori; madje, duhet thënë se ka lëvizur për bukuri: ka refuzuar prerë emrin e Jozefina Topallit dhe të topallëve të tjerë të mazhorancës, ka kërkuar që presidenti të zgjidhet me negociata, ka këmbëngulur te procesi që do të pillte një emër të denjë presidencial, e nuk ka propozuar asnjë emër, me të cilin mund të startonte një proces i rremë e i pilotuar, i është mbajtur idesë së një marrëveshjeje me mazhorancën, e nuk ka dëgjuar sirenat që i kanë kërkuar ta shndërronte lojën presidenciale në një garë po me mazhorancën. Janë qëndrime që nuk kanë të sharë, apo jo? Me këto qëndrime, o arrihej një zgjidhje e përshtatshme, o lihej Berisha të ecte në të vetën e ta trashte zullumin.
Por… pak më sipër përmenda takimin e tij me Berishën, dhe lashë të kuptohej se ish një gabim. E nënvizoj: ishte një gabim. Jo takimi në vetvete, pasi negociatat e kërkuara me ngulm do të finalizoheshin sipas shumë gjasash me një takim të tillë, por mënyra se si u kërkua dhe se si u realizua. Ishte Rama që e ka kërkuar, gati me lutje, që të ndodhte, a thua se kaq do të mjaftonte për ta zgjidhur nyjën presidenciale. Dhe me këtë krijoi kotmëkot një pritmëri, mú si të ish fjala për një takim providencial, ndërkohë që e dinim shumë mirë distancën që i ndante interlokutorët para këtij takimi (ka të drejtë Ngjela, kur thotë se “dukej sikur në mes kishin një arkivol”).
Përveç kësaj, takimi ishte shumë i shpifur. Edhe krerët e dy shteteve koreane nuk do të ishin takuar me një pompë të tillë. Ato dy minuta, në harkun e të cilave Berisha e Rama s’dinin ku të çonin sytë e s’dinin ç’grimasë të bënin përpara kamerave, ishin një nausea e plotë. Mund të thuhet se mënyra e organizimit të takimit nuk ishte në dorë të Ramës, dhe se ky i fundit nuk mund të imponohej për një takim të rezervuar, larg reflektorëve të mass-media-s, por puna është se së pari Rama nuk e shprehu kurrë dëshirën e tij për një takim që të fillonte e të mbaronte larg syve të njerëzve, e së dyti po bëhen ca si shumë takimet, në të cilat Rama shkon si fanti spathi, pa e ditur, ose pa e vrarë mendjen, ose duke dashur, që në vendin e takimit të ndodhet kush të mundet.
Vijmë tani te gabimi tjetër. Editoriali. Dhe gabimi nuk është që kërkon rrëzimin e Berishës, gjë që po ia thonë të tjerët, mes të cilëve dhe Meta. Kjo është idiotësi: duan të bëjnë me faj shefin e opozitës që ka bërë një shkrim, ku kërkon rrëzimin e qeverisë!!!! Fiu! Dhe Rama, në vend ta prapësojë qartë e prerë këtë presion, e merr shumë seriozisht. Gabimi pra është që ai po i del në mbrojtje me gjysmë zëri atij shkrimi, gabimi është që ai po jep përshtypjen se po mendon se do ish mirë t’mos e kish bërë atë ‘mut’ editoriali, gabimi është se të jep përshtypjen se nuk di si të shfajësohet etj. Çfarë ish gjëja më e tmerrshme që thuhej në atë shkrim? Thuhej se “e vetmja mënyrë për ta kremtuar ditën e pavarësisë është që ky njeri [Berisha] të mos jetë më kryeministër kur të gdhihet 28 Nëntori e të këndohet himni kombëtar”, dhe po aty apelonte “për të bashkuar çdo forcë e çdo votë të mundshme, pa humbur kohë, duke menduar se sa ia vlen apo nuk ia vlen bashkimi me këdo qoftë për të qeverisur vitin e ardhshëm”. Dhe në fund lëshonte thirrjen: “Ose ta largojmë përpara se sa Shqipëria të hyjë në zgjedhje, ose të presim se si do t’i vjedhë përsëri zgjedhjet e do ta bëjë shkrumb ëndrrën e Shqipërisë europiane”.
Ç’ka këtu që s’shkon? Ku është skandali këtu? A mos vallë Edi Rama është Astrit Patozi? A nuk është i lirë një udhëheqës opozite të kërkojë rrëzimin e një qeverie? Pse u dashka përzier nervi opozitar me negociatat presidenciale? Pritej që, në përgjigje të këtyre pyetjeve, Rama të thoshte: “Dua president konsensual, por nëse ky lloj presidenti ‘më jepet’ me kusht që unë të heq dorë nga denoncimi i një regjimi, atëherë mbajeni dhe presidentin, dhe kompletojeni regjimin, e kështu ma bëni dhe më me kuptim betejën time opozitare”. Rama nuk eci fare kësaj ane. Në të kundërt, ai ngjan i çarmatosur përballë atyre, që ia bëjnë për të madh këtë editorial. Keni parë ju? Nuk duan ta lënë të bëjë opozitarin. Dhe ai ndihet në faj për këtë.
Vijmë te gabimi i tretë, më i madhi, më i fundit, që më bën mua të besoj se ‘beteja’ presidenciale e Ramës është e humbur, sido që të përfundojë. Ai tha në programin “Top Story” atë ditë, që po zhvillohej raundi i dytë i votimit presidencial (60 sekonda ishte procedura parlamentare; më e shkurtra në botë; është për Guinness), se “jemi të vendosur të japim konsensus, në rast se vendosemi në pozitën e duhur; kemi një kandidaturë të vendosur në mënyrë të njëanshme; nuk imponojmë një zgjedhje që ta vërë në vështirësi palën tjetër; ne kërkojmë mundësinë për arritjen e një konsensusi”. Si përkthehen në një shqipe të qartë këto fraza të Ramës? Përkthehen shumë thjesht: “Ne jemi dakord që ti Berisha të zgjedhësh një kandidat që vlen shumë më pak se sa Zaganjori, por mjaft që të jepet ideja se e kemi zgjedhur bashkë”. Siç shihet, Rama e ka ulur stekën e kërkesave të veta deri në minimum, gjë që e komprometon të tërë ‘rezistencën presidenciale’ të zhvilluar për muaj të tërë; e ka ulur aq shumë këtë stekë, sa në këto rrethana do të ishte më mirë që Berishës t’ia jepte në kokë e të zgjidhte Topallin me 71 vota (kështu do kishim të bënim me një ndyrësi më tepër të regjimit të Tiranës), se sa një kandidat konsensual që t’mos quhet Zaganjori (kështu do të kishim po njësoj një president të Berishës, dhe ky i fundit do të dilte i larë e me kredenciale të një babaxhani të vërtetë nga kjo histori). Po pse Rama e kërkon këtë gjë? Sepse në këtë pikë të muhabetit atij i intereson të shpëtojë fytyrën e tij (do të thuhet që “presidenti u zgjodh me konsensus”, e që “Rama ishte pjesë e negociatave presidenciale”), e nuk i intereson fare se kush do të jetë kreu i shtetit, apo se ky mund të jetë një apendiks i Berishës.
Kjo është arsyeja që mendoj gjithë ditën e ditës se ‘beteja presidenciale’ është apriori e humbur. Lind pyetja: A nuk do ta humbte këtë betejë Rama, sido që të shkonte puna? Po, gjasat janë që do ta humbte (ka alibinë që përballë ka një si Berisha), por së pari një humbje nuk është e barabartë me një tjetër, dhe së dyti nga humbjet dilet me dinjitet. Rama po humb, dhe po del nga kjo humbje kështu si po del. Si gjithnjë.
Comments
E thjesht sepse me ndryshimet

E thjesht sepse me ndryshimet qe beri ne Kushtetute brenda 24 oreve ky eshte fundi.

Ideja se kryetari i opozites

Ideja se kryetari i opozites eshte fajtor per gjithcka, edhe per vjedhjen e votave, edhe per abuzimin me pushtetin, edhe per blerjen e gazetareve, edhe per shitjen e gjygjtareve, edhe per idiotesine e Ristanit, edhe per arrogancen e Jozefines, edhe per shitjen e deputeteve, edhe per blerjen e komisionereve, edhe per servilizmin dhe perulesine e shume sahanlepiresve, edhe per "theniet" historike te Arvizuit lidhur me ""burrin e shtetit", qe vetem per tu bere burre shteti s'e ka vrare mendjen ndonjehere, shkurt cdo sulm personal ndaj Edi Rames - eshte nje ide e stilit berishian.

Madje eshte pikerisht thelbi i strategjise berishiane per te goditur armikun e tij kryesor "personalisht", pra jo si kryetar i opozites, por si individ, si personalitet dhe si aftesi personale, per ta pare ate jo si perfaqsuese te nje shumice qe rri ne pakice per shkak te vjedhjes se votave, por si nje individ, si nje njeri i paafte, i paafte per te genjyer, i paafte per te fituar me hile, i paafte per te mashtruar dhe manipuluar, i paafte per te qene i pabese dhe inkoherent, dhe per keto arsye, inferior ndaj kryemashtruesit, kryesatrapit dhe kryehajdutit!

jo ne fakt ai eshte thjesht i

jo ne fakt ai eshte thjesht i paafte per te qene kryetare opozite

ka pasur shance qe ta hidhte qeverine poshte disa here, ka pasur shance te akuzonte pa fund qeverine apo individe te caktuar te veshur me pushtet, dhe asnje nga keto nuk beri (kujto gerdeci, shitja e detit, vjedhja e votave, rruga durres kukes,)

eshte i paafte per te qene kryetar opozite, nuk kupton as nga ekonomia as nga jurispundeca dhe as nga politika.

nuk po e akuzone njeri qe i ka bere ai keto gjera qe ti permend, por po e akuzojme qe nuk diti te ngerj zerin apo te na mbroj kur keto gjera beheshin.

eshte i paafte per te kuptuar kundershatrin (kujto sa here e ka ngrene ngjalen)

mund te vazhdoj keshtu pafund por nuk kam as nerva e as kohe

Muci.Nje shprehje e vjeter

Muci.Nje shprehje e vjeter Shqiptare thote."Nga pamundesia te i biesh Gomarit,ti Muci i bie Samarit"Nga pamundesia te thoni qe Sali Berisha po e pushton ate vend dhe opozita duhet mbeshtetur nga te gjithe ne,sepse eshte e vetmja shprese dhe force kunder Barbareve ne pushtet ju i bini liderit te Opozites.Po pse,c'fare duhet te beje Rama???Ai thote qe nuk jane dakort te zgjedhin Zaganjorin.Konsensus do te thote te kandidohet nje person qe pelqehet dhe nga opozit,e jo te thuhet qe une ofrova Zaga-njorin po ata nuk deshen konsensus dhe nuk e pranuan.Edi Rama del i fituar sido qe te shkoje puna Muci dashur.Po cudija me e madhe eshte mediokriteti juaj intelektual.Si ka mundesi qe nje person si ju z.Nano qe gjeresisht vleresoheni si nje nga analistet me te mire,te jeni kaq medioker.Lexo Mero Bazen,mbase meson dicka.Ndoshta eshte i vetmi analist ne Shqiperi qe meriton te kete kete titull.Ti Muci,sje per kete pune.Ne vend qe te shkruash e te ngresh problemin,se perse Saliu me Ilirin jane aq te vendosur me Zaganjorin,a thua nuk ka me njerez te tjere Shqiperia me te afte se Zaganjori,ben te kunderten.I hidhesh ne fyt Rames,pa asnje lidhje.Ti mund ta besh,je njeriu me i lire ne bote.Por te kritikosh pakicen se ka humbur lojen e bixhozit te Qeverise eshte marrezi.Ne radhe te pare Qeveria nuk duhet te luaje bixhoz me Presidentin,por duhet te kerkoje nje figure te gjithpranuar per vendin.Kurse opozita mqs eshte pakice,ka te drejte te luaje si te deshiroje.Pse barazoni poziten me opoziten more njerez???Opozita nuk ka gje ne doreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.Mesojeniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.Po gjithe diten,me shume kritikoni opoziten sesa qeverine.Debila qe i thoni vehtes analist te Karit.Ne vend qe ti beni thirrje dite per dite,e sa te keni mundesi dhe fryme Shqiptareve te ngrihen ne protesta masive kunder mafjes dhe hajduteve qe kane ne krye te vendimarrjes qeveritare,kritikoni opoziten.Menjefjale edhe po ka ndonje fryme revolte popullore qe ndizet zjarr,mendon Muci me te tjere qe ti hedhi uje dhe ta shuaje.Se Rama e ka humbur betej presidenciale,se shkruan editoriale,se Saliu ka bere lojen me te bukur etj.Debilat e Karit.Ne situaten ku gjendet Shqiperia nuk ja vlen te shkruash fare Muci.Duhet te jemi te gjithe ne shesh.E kupton apo jo o pall Kari?????Apo keni vendosur te e pranoni qetesisht diktaturen qe po ju shkerdhen cdo dite???????????????

O labi Vlore, Une e kptoj se

O labi Vlore,

Une e kptoj se nga vjen ti, por s'ke te drejte ti gufurresh Mucit ashtu si po i gefurresh. Muci thjesht po shkruan te verteten e hidhur qe na pelqen ne apo jo eshte aty mu ne seline e PS. Muci edhe sikur te kishte tendenca negative, qe s'i ka, nuk mund ta demtonte Ramen nqs strategjia e tij sihte ne nivelin e duhur dhe do te kishte pasur sukses. Po s'po shohim qe Rama ta nxjerre gomarin nga balta, kshtu qe inatin mos e ki me Mucin, kije me Ramen. Ne e dime cfare eshte berisha, dhe PS duhet te rrinte pa gjume qe te ndiqte nje strategji qe ta mundete salen ne lojen e tij, por nuk po shohim qe PS te lodhet shume per ta bere ate. Une nuk jam e zhgenjyer me berishen, se s'kam cte jem e zhgenjyer. Ai me ka futur thiken deri ne palce mua dhe gjithe shqipetareve, atyre qe e ndjekin dhe atyre qe s'e ndjekin njesoj, por jam e zhgenjyer me Ramen se po humb rastet me kritike kur i vjen mundesia tek dera dhe e le te humbase nje zot e di pse.

Jaaaaaaaaaaaaaaaam e zhgenjyyyyyyyyyyyyyyyer o labi vlore, dhe shume te tjere jane te zhgenjyer si une, dhe fjalet e ndyra qe perdor ti kunder mucit, nuk mund ta heqin ate zhgenjim dhe nuk e ndryshojne faktin qe Rama po i humb rastet qe po i dalin perpara njeri pas tjetrit. Dhe e di pse o Labi Vlore, po i humd per shkak te faktit qe degjon me shume ca i thone te huajt se cfare i thone shqipetaret. Vete merr hyqem tek arvizu ne vend qe te kerkojekeshilla nga Tak Ngjela e kompani. Pra o Labi Vlore, je djale i mire, por shkoi ne Zyre atij Rames e fyti nje te bertitur te mie atij jo mucit, se muci s;ka gje ne dore si do t'i shkruaje editorialet e tij, qe ose t'i vine trute ne vend Rames ose ti jape karriken nje tjetri se po na dhjet te gjitheve me editoriale, e me editoriale s'shkohet as ne hale.

Nje lexim i tipit "futja

Nje lexim i tipit "futja kot". S'na the gje Muço... Sa ben interpretime me fantazi veprimeve te Rames, na thuaj ti vete ke mendon se mund te kandidohej?

Une mendoj se Edi Rama ka

Une mendoj se Edi Rama ka qene i turbullt ne strategjine e tij. Ose nuk e ka bere te qarte ate. Gjithe ato levizje dhe takime per asgje. Ai duhet te thoshte se çfare pranon dhe çfare nuk pranon. Ku ishte dakort me nderkombetaret dhe ku nuk ishte. Duke ditur dhe njohur njekohesisht mundesine qe Berisha mund ta zgjedhe vete presidentin me 71 votat qe ka. Pra kaotik dhe i turbullt.

Une jam dakort me te gjitha

Une jam dakort me te gjitha gabimet e cituara ne kete shkrim, por do te shtoja edhe disa te tjera po aq te renda:

1.Kur e di qe presidentin e ka te humbur, pse nuk hyn ne gare me nje kandidature te veten, qofte ai edhe Nano. Keshtu do mund te eleminonte te pakten perçarjen brenda partise, nje kundershtar qe mund ti prishe pune, ( Nano ka paralajmeruar stuhi brenda PS nuk e kandidojne); Nese Nano kandidohet dhe humbet, i bien te pakten te gjitha arsyet per diversion brenda partise. Nese ai mendon se me kete kandidim mazhoranca do pershkallezoje reagimin duke kandiduar nje figure politike te saj, kjo eshte e pamundur te ndodhe, se Berisha nuk mund te terheqe nje kandidature zyrtare te saj per ta zevendesuar me nje tjeter ne çastin e fundit, se kjo do deligjitimonte procesin ne syte e nderkombetareve. Nese Rama mendon qe duke hyre ne gare legjitimon procesin, ai s'humbet asgje, se procesi eshte legjitim sido qe ta kthesh( per shkak te ndryshimeve te pamenduara kushtetuese per te cilat Rama ka dhene kontributin e vet shembullor), madje ai fiton mundesine qe brenda mazhorances te kete diversion, sa kohe qe parti te mazhorances jane shprehur pro zgjedhjes se Nanos..

2.Takimi me Zaganjorin i dha terren mazhorances dhe dha ne publik mesazhin qe Rama pranon nje kandidature te saj, me kusht qe mazhoranca te beje sikur e pyet Ramen ne zgjedhjen e presidentit. E gjithe sjellja rrokopuje dhe tekanjoze e Rames ne fakt demonstron pikerisht kete: Qe ne lojen sfilitese te nervave ai e ka humbur durimin, dhe eshte i gatshem te pranoje çfaredo kandidature, mjaft qe te bejne sikur e pyesin sa per te mos rrezikuar poziten brenda partise.

Mendoj se, po humbi

Mendoj se, po humbi beteja per presidentin konsensual, kjo nuk eshte humbje vetem e Rames, por e te gjitheve.

Analize shume e sakte, aq e

Analize shume e sakte, aq e sakte sa mund te them se i keni rene pikes duke evidentuar si askush tjeter impotencen e opozites. Vetem se ka nje gje, kjo situate pervec se eshte pike per pike keshtu sic thoni ju, nuk mund as te justifikohet duke thene qe perpara opozita ka pas perballe Sali Berishen. Kjo sepse Partia socialiste me kete lidership ka qe ne vitin 2005 qe ka perballe te njejtin Sali berishe, dhe nqs edhe pas 7 vitesh nuk arrin as te futet ne loje politike me te dhe jo me ta mund, nqs vazhdon te beje "politiken" e formes dhe asaj qe do dukemi, politiken se si ta justifikojme me pas dhe jo se si te marrim iniciativen dhe te krijome stategji konsistente qe ta mundim Sali Berishen me dinjitet ne cdo beteje, atehere mire do behet dhe do jete teper e shendetshme te demaskohet ashtu sic e demaskoni ju, pavaresisht se kjo mund te mos ju pelqeje atyre qe "mendojne" qe "opozita ska gje ne dore", " te opozita i kemi shpresat". Une mendoj qe edhe ne kete pike ku eshte opozita eshte akoma ne kohe qe me pak intuite t'ja "punoje" Sali berishes. Kjo do behej duke dale dhe mbeshtetur hapur Zaganjorin, levizje qe do ta kapte mat berishen sepse dihet qe Zaganjorin e ka hedhur ne loje thjeshte per te luajtur dhe as nuk i shkon ne mend qe ta beje president. Ne kete menyre partia socialiste fitonte dy gjera: e para futej ne loje ( dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme sepse eshte e paimagjinueshme se si kjo parti rri ne menyre te vazhdueshme na ajer apo ne gjume sic thote presidenti Topi dhe shperndan vetem fjale dhe fjale pa fund dhe pa sens..) dhe vendos Sali berishen me shpatulla pas murit, e dyta ne kete menyre mund te evitohej qe president te zgjidhej ai qe me verte do Berisha. Gjithsesi sido qe te shkonin punet ai qe do dilte zbuluar do ishte Berisha sepse loja e tij do kuptohej, dhe ne kete menyre opozita shkonte e sigurte drejt nje fitoreje politike. Ja pra se si me nje levizje te mprehte, me te vertete politike dhe te zgjuar medalja mund te ndryshonte nga nje "humbje e sigurte" sic edhe e predikon Zoti Nano ne shkrimin e tij, ne nje "fitore te sigurte".Por a e ka partia socialiste stofin dhe kellqet per te bere levizje te tilla perballe Sali berishes??? Une them qe nuk e ka. Dhe mos me thoni qe fajin per kete e ka Sali Berisha.

Analize shume e sakte, aq e

Analize shume e sakte, aq e sakte sa mund te them se i keni rene pikes duke evidentuar si askush tjeter impotencen e opozites. Vetem se ka nje gje, kjo situate pervec se eshte pike per pike keshtu sic thoni ju, nuk mund as te justifikohet duke thene qe perpara opozita ka pas perballe Sali Berishen. Kjo sepse Partia socialiste me kete lidership ka qe ne vitin 2005 qe ka perballe te njejtin Sali berishe, dhe nqs edhe pas 7 vitesh nuk arrin as te futet ne loje politike me te dhe jo me ta mund, nqs vazhdon te beje "politiken" e formes dhe asaj qe do dukemi, politiken se si ta justifikojme me pas dhe jo se si te marrim iniciativen dhe te krijome stategji konsistente qe ta mundim Sali Berishen me dinjitet ne cdo beteje, atehere mire do behet dhe do jete teper e shendetshme te demaskohet ashtu sic e demaskoni ju, pavaresisht se kjo mund te mos ju pelqeje atyre qe "mendojne" qe "opozita ska gje ne dore", " te opozita i kemi shpresat". Une mendoj qe edhe ne kete pike ku eshte opozita eshte akoma ne kohe qe me pak intuite t'ja "punoje" Sali berishes. Kjo do behej duke dale dhe mbeshtetur hapur Zaganjorin, levizje qe do ta kapte mat berishen sepse dihet qe Zaganjorin e ka hedhur ne loje thjeshte per te luajtur dhe as nuk i shkon ne mend qe ta beje president. Ne kete menyre partia socialiste fitonte dy gjera: e para futej ne loje ( dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme sepse eshte e paimagjinueshme se si kjo parti rri ne menyre te vazhdueshme na ajer apo ne gjume sic thote presidenti Topi dhe shperndan vetem fjale dhe fjale pa fund dhe pa sens..) dhe vendos Sali berishen me shpatulla pas murit, e dyta ne kete menyre mund te evitohej qe president te zgjidhej ai qe me verte do Berisha. Gjithsesi sido qe te shkonin punet ai qe do dilte zbuluar do ishte Berisha sepse loja e tij do kuptohej, dhe ne kete menyre opozita shkonte e sigurte drejt nje fitoreje politike. Ja pra se si me nje levizje te mprehte, me te vertete politike dhe te zgjuar medalja mund te ndryshonte nga nje "humbje e sigurte" sic edhe e predikon Zoti Nano ne shkrimin e tij, ne nje "fitore te sigurte".Por a e ka partia socialiste stofin dhe kellqet per te bere levizje te tilla perballe Sali berishes??? Une them qe nuk e ka. Dhe mos me thoni qe fajin per kete e ka Sali Berisha.

Une mendoj se rama do te

Une mendoj se rama do te gaboje vetem nese pranon apriori te jape konsensusin per nje emer pa identiet/te panjohur si puna e Zaganjorit, qe neser mund ti kthehet ne nje boomerang.Bisha me meten jane te detyrurar te tentojne deri ne fund per nj emer deri diku te pranueshem nga opozita (dhe nderkombetaret).

Nese deri ne raundin e peste nuk eshte gjendur nje emer qe i jep garanci opozites dhe shumices se shqiptareve per integritet dhe paanshmeri, Rama nuk ka asnje aresye te jape konsensus vetem per hir te konsensusit. Kushdo qe te zgjidhet ne raundin e peste (pa pranimin e opozites) i jep te drejten opozites ta luftoje deri ne fund sot dhe neser dhe te bej ate qe Berisha u ka bere te gjithe Presidentve qe ka pasur mbi krye. Mos te harrojme qe presidenti nuk eshte se ka shume gjera ne dore dhe po te mendojme me lehtesine qe Bisha akuzoi Topin (dikur te tij) per grusht shteti eshte e lehte te mendohet sesi veprohet nga nje maxhorance e neserme me nje president qe nuk verpon te pakten brenda kornizes ligjore.

Rama dhe opozita nuk kane cfare humbasin - Bisha me Meten kane gjithcka per te humbur ne kete mes.

Opozita duhet te mbaje nervat te qeta dhe te mos behet pjese e lojrave meskine Bisha-Meta-Nano, (perfshire ketu ambasadoret qe kane nje protagonizem te cuditshem dhe marre perseri nje rol qe su takon). Opozita duhet te perqendrohet tek zgjedhjet e pergjithshme (te parakohshme apo jo) dhe sigurimi i votes e mobilizimi maximal i popullit opozitar. Rama duhet ti jape besim dhe optimizem gjithe atyre qe ndihen te poshteruar nga ky regjim dhe ne keto 20 vjet politike percarese dhe korruptuese. Nese i ben keto mire dhe pa gafa te medha gjerat do te shkojne mire per shqiptaret.

Ne fakt z.Nano po humbin

Ne fakt z.Nano po humbin shqiptart. Nuk esht normale kjo fare opozite. Rama s'di c'ben, here kundershton si i nderkryer e here shprehet sic ia kerkojne pa mendim t'vetin. Nuk mund t'ket opozite ne kete fare feje.

Ne fakt ''linja e re'' e

Ne fakt ''linja e re'' e Rames pas grabitjes se zgjedhjeve ne Tirane le shume per te deshiruar. Edhe ne vende me demokraci me te konsoliduar se Shqiperia opozita eshte me agresive se Partia Socialiste ketu. Keto javet e fundit Rama kishte mundesite te risillte pak nerv opozitar duke iu referuar raporteve te Departamentit te Shtetit dhe Freedom House, te cilet paraqesnin me realitet shkeljet e te drejtave te njeriut ne Shqiperi, mungesen e venies se drejtesise ne vend per ngjarjet e 21 janarit, masakaraden e zgjedhjeve lokale ne Tirane, etj. Por jo, ai vazhdon te jete paqesor deri ne merziti.

Rama ka fituar nje beteje

Rama ka fituar nje beteje gjithe keto vjet, dhe eshte e vetmja qe i intereson. Rama ka siguruar pushtet absolut ne parti dhe sado here te tjera te gaboj, cfaredo te thote ose te bej, do jete kryetar i PS. Nje dite ose vullnetin e atij siper, ose nga votuesit, Saliu do iki nga ajo seli. Dhe Rama do qe deri atehere te jete ai kryetari i opozites.

Kaq e thjeshte eshte.

Do prese sa Berisha te

Do prese sa Berisha te nderroje jete?????????? Paska per te pritur gjate..........shume gjate............Sala duket mire me shendet.

Rama duhet urgjent te

Rama duhet urgjent te kandidoje Nanon per president; Keshtu, nese Nano hyn ne gare, e nxit kundershtarin te gaboje duke kandiduar me nje figure politike te saj, e cila nuk do te votohet nga LSI dhe PDIU. Nese Nano hyn ne gare seriozisht, probabilisht mazhoranca do çahet nese LSI dhe PDIU u qendrojne zotimeve te tyre, çka do ishte nje fitore e opozites sido qe te shkonin punet. Edhe ne rastin e humbjes se Nanos ne gare, Rama do arrinte dy gjera te rendesishme: Te deligjitimonte procesin dhe te eleminonte nje diversion te mundshem te Nanos nese ai nuk kandidohet nga PS.

Bard, kam vene re se je

Bard, kam vene re se je perpjekur disa here per te hedhur idene e Nanos president. Une personalisht jam kundra Nanos per shume arsye te ngjashme me ato te plot njerezve (mjafton te shohesh komentet tek Respublica.al dhe GazetaTema) qe jane shprehur kundra Nanos. Nuk ia vlen t'i perseris edhe une. Por po trajtoj idene tende pse ia vlen Nano. Kuptohet qe prape jam kundra:

1. Sala nuk ka frike te kandidoje figura te tija politike. Dhe mbi te gjitha figura e Nanos eshte aq e ndotur sa qe vetem Sala vete ia kalon per pisllek. Keshtu qe nuk eshte e veshtire qe PD te kete pretekst per nje kandidat me te mire se Nano. Sa per Meten, sjellja e tij pas "ngjales" se Edit tregon qartazi qe ai nuk e ka problem Salen. Ai vetem po tenton te nxjerre dicka nga ky lemsh. Ne stil te paster "LSI shpk".

2. Nano fort po luan. Perderisa detyroi edhe 27 burra (a mund te quhen burra?) te shkruajne leter per te, ku qartasi i ka kerkuar borxhet e vjetra. Jane po ata burra qe dolen per Lulin me 2011 dhe per Nanon me 2002. A ka me turp. Dhe prape se prape Nano po del i dhjere. Atehere cfare te presim te beje me shume Nano qe te ndihmoje PS-ne? Asgje. PS-ja po del mjaftueshem e dhjere nga gjithe kjo histori, keshtu qe nuk shoh se si Nano mund t'i ndihmoje. Perkundrazi mund t'i demtoje.

3. Delegjitimim procesi? Asnehere ne bote! Se pari sepse po votohet me kushtetuten e propozuar nga PS me 2008. Dhe duke qene se Edi Rama propozoi kete version me shprese se do te ishte ai ne qeveri kur te vinte momenti i presidentit, atehere, vetem qorrat mund te shohin problem. Une dhe ti si qytetare shqiptare e dime qe problemi eshte tek Sala, por a ma shpjegon dot se si mund t'i ankohesh te huajve, kur veprohet sipas ligjit, dhe ne vecanti kushtetutes?

4. Nano duhet te kete turp pa mase per menyren se si ai kercenon PS-ne ne menyre te vazhdueshme. Dhe jo vetem Edi por kuzhdo ne PS qe i hap rrugen do te beje gabim pa mase.

Une nuk jam per Nanon

Une nuk jam per Nanon president, une jam qe Nano te perdoret nga Rama, me mire sesa te perdoret nga Berisha. Nese Nano nuk merr te pakten 20 firma nga partia e vet dhe nuk konkuron qofte edhe formalisht, ai do t'i jape goditjen e fundit PS qe do ta beje te pamundur ardhjen e saj ne pushtet qofte edhe ne 2013, nderkohe qe presidentin do ta humbase si do qe te vene punet. Rames nuk i ngelen shume karta ne dore, dhe kjo per faj te gafave (me shume se gafa une do i quaja idiotizma te nje politikani mizerabel) por te pakten tani t'i luaje mire ato qe ka. Ai duhet te perpiqet te rikuperoje terren duke demtuar te gjithe kundershtaret njekohesisht: Nano shkon ne te s'emes ose ne Austri me te shoqen, Berisha merr presidentin me te papershtatshem te mundshem nese e merr(Zaganjori nuk mund te dale me pak president se Topi ne cdo rast, dhe kjo jo se eshte burre i mire, por se nje cike arrogance dhe mosbindje ndaj mazhorances vjen natyrshem nga te qenit president, ndersa Metes e PDIU u jepen te gjitha arsyet te mendojne nje largim te mundshem nga koalicioni.

Opsioni tjeter eshte te thote JO te gjitheve deri ne fund; Berisha do beje president ke ti teket, Meta cimentohet djathtas, ndersa Nano do beje parti te re ose nje katarsis tjeter. Me shume se kaq nuk mund te demtohet PS .

Loja qe Rama po ben sot eshte e imponuar nga budallalleqet qe ka bere ne te shkuaren, le te marre tani frytet e tyre. Per mua, sa me shpejt te jape doreheqjen nga kreu i PS, aq me mire. Ai ka bere aq armiq majtas e djathtas me manine e tij per pushtet absolut, sa s'do e ktheje PS asnjehere ne pushtet.

Z. Nano, Per vizionin tim

Z. Nano,

Per vizionin tim ky eshte absolutisht shkrimi me i dobet qe kam lexuar nga ty . Nese nuk ke cfare te thuash me mire hesht. Mos u beje edhe me qesharak se Zaloshnja qe mori superxhiro ne analizat e veta dhe tha para 2 javesh qe PS+LSI duhet te votojne pro mocionit te Berishes per votbesim qe pastaj te kene mundesine te votojne pro mocionit per mosbesim. Ju gazetaret keni pjerdh fare. Rama ka gabuar rende si politikan ne:

1. 2007 qe nuk propozoi Nanon President. Cfaredo te bente Berisha, PS dilte e fituar.
2. 2008 me ndryshimet Kushtetuese (dhe kjo u tha qarte qe atehere)
3. 2009 - ne stafin qe caktoje per te bere reformen zgjedhore dhe qe po ate staf e besoi qe te ruante votat (qe ne fakt i rruajten votat per Berishen).

Pas 2009 nuk ka me asnje lloj faji Rama ne ato qe ndodhin, perkundrazi ai ka tejkaluar vetveten ne shume momente dhe ka provuar me te gjitha menyrat pervec provokimit te luftes civile. Fajtoret dhe njekohesisht humbesit e medhenj jane:

1. Populli driteshkurter dhe i tredhur

2. Tufa e nderkombetareve te shitur qe suportojne Berishen me cdo mjet

3. Mediat e kapura per koqesh

dhe fajtoret mbi fajtoret jane ata te ndriturit, te pikuarit nga zoti, ajka e kombit tone:

INTELEKTUALET TRUQIRE, BYTHESHITUR, MORAL SHKERDHYER te Shqiperise. Intelektualet kane cuar gjithe kombet e botes perpara, por qe ne Shqiperi jane LHL e nje regjimi mesjetar.

Muc, te respektoj pafundesisht per trimerine qe ke si gazetar dhe per te qenurit dashnor i te vertetes, por per analiza politike je vecse nje tru i deformuar ballkanik.

Z Nano,bashkohem me nje pjese

Z Nano,bashkohem me nje pjese te parashkruesve qe ky eshte nje shkrim i dobet dhe nje analize siperfaqesore, se pari keni rene ne gracken e protagonizmit te shfrenuar te politikes shqiptare qe glorifikon ose urren individin politik liderin ne kete rast a thua se vendimmarrja ne PS i perket ekskluzivisht Rames dhe jo forumeve drejtuese Te PS qe jane mbledhur disa here ne menyre dinamike gjate kesaj periudhe.Se dyti ndryshe nga kurba e ofertes se PD LSI qe ishte fillimisht nje oferte e ngurte dhe konfliktuale dhe qe me vone precipioi ne nje emer apolitik qe i pelqen PD LSI,PS e personifikuar nga Rama Ka oshiluar taktikisht duke alternuar gjuhen e drunjte te opozitarizmit radikal me oferta per ulje neper tavolina te rumbullaketa per zgjedhje konsensuale per Fatet e Vendit,e vetdijshme qe PS nuk i ka numrat per te bere shumicen presidenciale dhe me nje parlament dallaveresh dhe shitblerjesh ku mbreteron "LAST MINUTE OFFER" PS thjesht po luan pa top duke perdorur metaforen e PATATES SE NXEHTE, duke synuar ne minute te fundit ti lere PD LSI Pataten ne preher,sa per thelbin e ceshtjes se presidentit mendimi im eshte se emri nuk ka fare rendesi dhe kete e ka kuptuar fort mire edhe PS, por jo se ka rendesi procesi ky i fundit eshte thjesht nje farse qe do ti serviret publikut si konsensus, ne nje republike si e jona ku lojen nuk e ben ligji por forca, cilido te jete presidenti qofte edhe nje figure politike e PD, me te marre mandatin ai do te biere nen gracken e protagonizmit politik duke krijuar polin e vet dhe duke zgjeruar influencen e vet ne menyre te padiskutueshme duke sjelle pozicionin e vet politik ne menyre te paevitueshme ne perplasje me interesat e polit qeverises (PD LSI) ne kete rast

I kemi pare presidentet
I kemi pare presidentet konsensuale. Na Kane kenaqur zorren. Persa kohe ne pushtet eshte nje parti qe e voton me teper se gjysma e shqipetareve. Atehere i takon asaj force politike te vendose. Kjo eshte kushtetuta jone. Kujt nuk I pelqene le te prese 2018 te votoje kundra. Zoti e bekofte Shqiperine.
o eno, kushtetuta nuk ishte

o eno, kushtetuta nuk ishte keshtu, por ishte edi qe e ndryshoj me mendjen se do vishte me mir se sala ne 2009 (zgjedhjet) dhe kur te vinte do ishte i plot fuqishem, por i shkreti nuk arriti ta kuptonte se sa thelle po ja fuste vetes. dhe ja ku po e han perseri ngjalen ;)

Kryeministri

Kryeministri Berisha

Kryeministri Berisha pret ambasadorin, kryeministri Berisha vlerёson progresin e gjithanshëm, kryeministri Berisha fton opozitën socialiste, kryeministri Berisha u nis sot për në Çikago, kryeministri Berisha përlotet gjatë homazheve, kryeministri Berisha viziton qytetin e Vlorës, kryeministri Berisha shpjegon ekonomine shqiptare, kryeministri Berisha i shpreh Rona Nishliut urimet më të përzemërta, kryeministri Berisha priti sot në takim Përfaqësuesen e OSBE, kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm, kryeministri Berisha ka shpallur dy objektivat e qeverisë së tij, kryeministri Berisha priti Sekretarin e Shtetit, kryeministri Berisha ndodhet në Samitin e NATOS në Çikago, kryeministri Berisha u takua me Sekretarin e Marinës, kryeministri, Sali Berisha ka takuar një grup deputetësh të Bundestagut gjerman, kryeministri Berisha pret Komisionerin për Zgjerim Štefan Füle, riparon gominat e gjurit kryeministri Berisha dhe mblodhi sot pasdite kryesinë e PD, pasi uron përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha thekson vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve, kryeministri Berisha i dorëzon Eliza Dushkut pasaportën shqiptare, kryeministri Berisha përuron rindërtimin e tunelit, kryeministri Berisha u dhuron miqve borxhin e qeverisë, kryeministri Berisha në një mbledhje qeverie, kryeministri Berisha zhvillon sot një takim të zgjeruar me ministra, kryeministri Berisha zhvilloi në Ankara një takim me presidentin Abdullah Gül, kryeministri Berisha garanton mbështetje, kryeministri Berisha ka ftuar opozitën socialiste të paraqesë kandidatin e vet, kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm në punimet e konferencës, kryeministri Berisha bashkëbisedon me gazetarët, kryeministri Berisha mbërriti rreth orës 14:30, kryeministri Berisha përshëndet seancën, por nuk pranon “zarfin”e largimit, kryeministri Berisha mori sot një urim, kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste, kryeministri Berisha viziton ekspozitën e hapur, kryeministri Berisha pret dy artiste shqiptare, kryeministri Berisha akuzon, kryeministri Berisha deklaron se arsimimi është leva e Arkimedit, kryeministri Berisha premton, kryeministri Berisha përkrah, pasi drekoi, kryeministri Berisha u bë pjesë e kësaj dite duke nënvizuar: “Në Shqipëri nuk ka pabuksa por vetëm Facebooksa”, kryeministri Berisha takon pilotin James Berisha, kryeministri Berisha falënderon, kryeministri Berisha viziton qarkun e Dibrës dhe vlerëson rolin e presidentit Wilson, kryeministri Berisha takon marinsin amerikan, kryeministri Berisha përuron rindërtimin e tunelit, kryeministri Berisha pret zonjën Cherie Blair, buxheti i 2011 ishte buxhet i vërtetë suksesi shprehet kryeministri Berisha, ishte zëri absolut i festivalit të Eurovizon 2012, zoti Berisha.

Nuk e kuptoj ç'do te thote ne

Nuk e kuptoj ç'do te thote ne shqip flala "columnist" ....a ndoshta perkthehet :something like " kulim". O shkrueje te pa perkthyer Kolumnist dhe sqaroje (se i bie ta shruash emrin tem Moustapha pastaj) ....ose propozoni te ndryshohen ato pak germa te alfabetit tone dhe te pershtaten plotesishr me alfabetin latin qe perdoren ne Perendim, ZD.

Une kam kohe qe kam pjekur

Une kam kohe qe kam pjekur idene se Edi Rama mund te jete çun i mire, por si politikan eshte krejtesisht i paafte.

Z.Nano ne argumentimin tual

Z.Nano ne argumentimin tual ju mungon faktori nderkombetar.

Cili faktor nderkombetar? Ai

Cili faktor nderkombetar? Ai i darkave neper bllok ose tek piazza? Apo ai i birrave? Nderkombetaret kane lene vende me te rendesisshme se ne te digjen, dhe pasi shkrumbi ka dale ne siperfaqe kane reaguar. Deshiron emra? Rwanda, Iraq, Iran, North Corea, Afganistan, Pakistan, Tibet, Venezuela, Cuba, Libia, Siria, Tunisia, Palestine, Bosnia-Herzegovina, Egypt...

Ne disa prej tyre vendeve as qe kane ndermend per momentin te nderhyjne. Cfare kemi ne te vecante qe te shpresojme qe te nderhyjne ata per ne? Kromin, femrat, injorancen, nenzhvillimin, bijte e Skenderbeut, caresat e trapit me historite e ilireve dhe pellazgeve? E ke te qarte sa acaron nje te huaj leitmotivi yne principal: ne jemi bijte e Skenderbeut prandaj ne meritojme Kosoven. Ne jemi trashegimtaret e ilireve prandaj ne meritojme dhe Epirin. E te tjera brockulla si keto. Sidomos ne veshet e amerikaneve, shtet i dale vetem nga perpjekja per me mire e njerezve, jo mbi baza etnie apo fisi apo te tjera miteve. Per momentin, po na ndihmuan, ka per te qene thjesht se ndonje zyrtar amerikan i larte, kot per kenaqesi, pa arsye, na ka vene ne axhenden e tij. Dhe harroj e qe ky te jete Obama apo Klinton. Ka per te qene me poshte. Dhe eshte kurioz fakti qe cdo i huaj i atashuar prane Shqiperise ka nje eksperience disa vitesh ne Serbi. Kaq sa per konspiracionet.

Ciao!

ishte shume e qarte qe ne

ishte shume e qarte qe ne fillim se rama e kishte te humbur betejen me berishen dhe kjo per nje arsye shume te thjeshte :edi nuk di te luaje ne politike.

ishte berisha ai qe ju mbushi mendjen te gjitheve qe topalli do te kandidohej,por pa ja permendur emrin asnjehere.ai ju detyroi ju analisteve ta permendni aq shume ate emer sa qe ju i mbushet mendjen jo vetem vetes por edhe edit te shkrete.

dhe pikerisht ne daten qe berisha tha se do te fillonte negociatat per presidentin,ai nxorri nje emer tjeter qe askujt nuk ja merrte mendja duke ju kapur mat te gjitheve (si zakonisht).

keshtu qe Muci nuk ka faj edi i shkrete qe nuk di te luaje ose me mire te themi qe eshte nje lojtar shume i dobet perballe berishes.

ai ka 7 vjet qe humb dhe do te vazhdoje edhe 7 vjet te tjere te humbe perballe berishes.

Muc Nano je gjeni ! E ke

Muc Nano je gjeni ! E ke thone kaq bukur sa ska. Eshte gjynah qe ju gazetaret me pervoje nuk futeni ne politik. Si gjithmone intelektualet e rangut tuaj, pranojne me mire te japin ide se sa te "ndyjne" duart me llumin e politikes.

E kush do ta bej ket shqiperi ? Edhe Rama qe kishim nji fare shprese - ka 7 vjet qe vetem humb dhe hipnotizon masen me te qeshuren e tij prej hurjahipi.

Jam shume dakort me

Jam shume dakort me artikullin tend Muci.

Por do te ishte akoma me i goditur sikur te thoshe se Ed Rama na doli me diktator se vet E.Hoxha.Si ka mundesi mor burr qe nuk del nje ze ndryshe ne partin e tij,dhe ti meshoje me force mendimit te tij?

Me falni per krahasimin, por mua me duken te gjithe si delet qe ndjekin dashin e tyfes.

Zgjohuni o njerez nje here te vetme,mjaft menduat vetem per menderen dhe xhepat tuaj.Mendoni nje here te vetme se nuk behet qiameti per kete popull.

Pra ne kete rast nuk ka humbur vetem Edi Rama por ka humbur dhe PS.(si gjithmon)

Kam kohe qe perpiqem te shoh

Kam kohe qe perpiqem te shoh nje lloj rritje ne nivelin e Mustafa Nanos si gazetar...! Kam menduar gjithmone se ai eshte thjesht nje medioker. Ky nuk eshte problem; problemi eshte se Mustafain e kane marre ne qafe, duke e bere te mendoje se i ka hypyr nje kali te races, qe eshte i denje per seren e tij. Dhe Mustafai i ngrate, ketu gabon... Gabon se ka deshire t'u besoje!

Ne fakt ajo qe nuk durohet me tej eshte nje bicim fabule kur kerricit qe me kohe eshte bere gomar, i mbushet mendja se eshte talent. Ketu fillojne halucinacionet dhe "gjuetia e fjaleve te medha e te komplikuara", Shartimi i nocioneve dhe ndonjehere akronimeve jane jo thjeshte dukja e deshperimit te dikuj qe eshte sajuar vone, shume vone, me lexime te sforcuara... tipikisht me vullnetin e provincialit qe i ka vene vetes detyre te behet paksa "borgjez". Mengjeset e Mustafait jane me percepitime si te Mustafait. Ajo qe e pasqyron thelbin e tij medioker, eshte varferia e "gjetjeve" publicistike qe me pas ai i trajton alla Muastafa. Jo cdo gje qe te ze rrugen e ste shkon per shtat, eshte e denje per t'u bere publike shoku Mustafa. Mbase (dhente zoti) nje dite ajo/ai (Perendia pra), ta ndricojne pak mendjen.. pak fare... vec nje drite, qe te koptosh sa medioker qe je. Se paku do kesh nje shans qe ne boten e pertejme da fillosh si dicka me shume se medioker. Pac fat ne ate vend te panjohur Mustafa, zoti te ndihte e te lente pa nje Berishe tjeter qe te mos kesh mundesi te qepesh si pleshti pas bythes se gomarit duke parazituar tere jeten.

Z.Nano, mos eshte Rama ky qe

Z.Nano, mos eshte Rama ky qe po te kercenon me boten tjeter mo?

Per Ramen mendova dhe une.

Per Ramen mendova dhe une.

Lexoj gjithmone me me qejf

Lexoj gjithmone me me qejf komentet e lexuesve sesa artikujt e gazetave. Sepse ne to gjen shume mendime spontane.

Por nuk kuptoj perse ne vend te merreni me argumentin (i drejte, i shtember, gjysem-gjysem) komentuesit merren me autorin e shkrimit?

Kinezet thone: "kur i mencmi tregon henen me gisht, budallai i mban syte tek gishti".

Paranoizimi fshataroid kerkon

Paranoizimi fshataroid kerkon kercenime... perseri per lartesimin e te ngjashmeve medioker duke u cjerre nen ze e mbi ze: e shihni, ne na kercenojne me jete!

Ftaatkeqsisht Nano Mustafa, nuk eshte i vetem ne zhardhokerine prej mediokri... dhe kjo kuptohet nga perkrahesit qe mbase shohin bythen e se emes se zeqos ne maje te thanes, dhe e tregojne me gisht duke e quajtur "hene" apo hena e Mucos. Keta gishtrerinj duhen thyer e bere cope.

PS. Ska fjale te urte ne bote qe e ndryshon nivelin medioker te Mucos tuaj.

Muc Nano, mjere ai qe te merr

Muc Nano, mjere ai qe te merr seriozisht. Shih ore berishen se rama eshte ne opozite e po e ben opoziten si nuk e ka bere kush. Po mendjen te rama e keni tere kohen. i kompleksuar shume je o muc, varja

Shume sakte

Shume sakte

Epo vetem te armatose

Epo vetem te armatose popullin me kazma e lopata perballe gardes se berishes,dhe serish i humbur del,se i dhimbset populli i vet ,saliut i dhimbset vetem kolltuku qe i duket si i veti,dhe duhet tja japim me vete.Sa me shpejt.

Add new comment