Turqia presion Tiranës: Shqipëria t'i qëndrojë partneritetit strategjik, të zhdukë zgjatimet e Fetullah Gulen
Partneriteti strategjik i shpallur me Turqinë duket se po e fut qeverinë shqiptare në telashe që lidhen me angazhimet e saj karshi partneritetit të saj. Ndoshta pa e ditur se çfarë ka firmosur Edi Rama shtrëngoi duart me Erdogan në Ankara dhe tani ndodhet para faktit të kryer, kërkesës për të larguar investimet e Fetullah Gulen nga Shqipëria. Këtë kërkesë e bëri Erdogan gjatë vizitës në Tiranë, ndërsa ambasada turke po shton presionin që Shqipëria t'i qëndrojë partneritetit strategjik dhe të mos kthehet në kërcënim për Turqinë. është ambasadori turk në Tiranë, Bajraktar që ka folur hapur gjatë një interviste për emisionin "Diplomaticus".
"Nuk duhet të lindë asnjë perceptim kërcënues me burim FETO-n nga territori i Shqipërisë drejt Turqisë. Në këtë çështje ne besojmë se shteti shqiptar do të tregojë ndjeshmërinë e duhur dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin do të zhduken zgjatimet e FETO-s, që veprojnë në Shqipëri dhe që strehohen në këtë vend të bukur. Për shumë vite i cilësuam si ‘struktura ilegale, me pamje legale’. Ka një funksionon krejt tjetër pas pamjeve të tyre të pafajshme dhe ligjore. Po të ngresh gurin, do të shikosh se poshtë tij ka një akrep tinëzar, të gatshëm për të pickuar. Këtë dëshiroj veçanërisht ta nënvizoj dhe kam bindjen se shteti shqiptar do të hedhë hapat e nevojshëm kundër zgjatimeve të FETO-s dhe do të realizojë bashkëpunimin e duhur me Republikën e Turqisë, të cilën e shpallur "partner strategjik"- deklaroi Bajraktar, duke shtuar se organizata Guken është rrezik edhe për shtetin shqiptar.
"Në Shqipëri Feto ka gjithsej 12 shkolla, nga të cilët dy në nivel universiteti, si dhe një qendër për kurset e mësimit të gjuhëve. Kanë një shtypshkronjë që shtyp librat në gjuhën shqipe të Fethullah Gylenit. Ata janë të organizuar edhe në shoqërinë civile. Një shoqatë biznesmenësh vepron plotësisht në kontrollin e FETO-s. Jemi në dijeni se librat e shtypshkronjës në fjalë u lexohen pas dyerve të mbyllura nxënësve që i kanë vënë në shënjestër nëpër konvikte. Gjithashtu shfaqen edhe videot e Gylenit. Pra ka një veprimtari të qartë të tyre për shpëlarjen e trurit. Nxënësit në konvikte mbahen nën presion. Çdo lëvizje e tyre është e kontrolluar dhe e regjistruar”-thekson ambasadori turk.
Comments
hi
Erdogani ka per ta arrestu kete ambasadorin se ska
punu mire kunder gulenit
Add new comment