Ambasadori turk
Ambasadori turk në Tiranë: Besojmë se kemi mbështetjen e Shqipërisë për luftën në Siri (Video)
Ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, doli sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar qëllimet e sulmit të ushtrisë turke në Siri. Ai tha se operacioni i quajtur “Burimi i paqes” do të garantojë pikë së pari rikthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.
Yoruk theksoi se forcat e armatosura turke po veprojnë vetëm në hapësirat ku gjenden militantët e DAESH-it, PKK-së dhe YPG-së, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja pse Ankarajmë po përpiqet të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë.
Turqia presion Tiranës: Shqipëria t'i qëndrojë partneritetit strategjik, të zhdukë zgjatimet e Fetullah Gulen
Partneriteti strategjik i shpallur me Turqinë duket se po e fut qeverinë shqiptare në telashe që lidhen me angazhimet e saj karshi partneritetit të saj. Ndoshta pa e ditur se çfarë ka firmosur Edi Rama shtrëngoi duart me Erdogan në Ankara dhe tani ndodhet para faktit të kryer, kërkesës për të larguar investimet e Fetullah Gulen nga Shqipëria. Këtë kërkesë e bëri Erdogan gjatë vizitës në Tiranë, ndërsa ambasada turke po shton presionin që Shqipëria t'i qëndrojë partneritetit strategjik dhe të mos kthehet në kërcënim për Turqinë.
Historia e të gjithëve që "cënon" katolikët. Reagim i ambasadorit turk për pllakatën e sulltan Sulejmanit
Ambasadori turk Hidayet Bayraktar, shfrytëzoi ceremoninë e përurimit të xhamisë së re, në fshatin Drisht të Shkodrës, për të komentuar heqjen e pllakatës së Sulltan Sulejmanit nga hyrja e kalsë së Lezhës.
“Është një veprim ndaj një vepre historike. Nga njëra anë restaurohen vepra të ndryshme historike, nuk e kam fjalën vetëm për Shqipërinë, por kudo, në çdo vend duhet që t’i dalim për zot historisë. T’i kushtojmë rëndësi historisë, sepse është historia e ne të gjithëve dhe është një vlerë kulturore që duhet ruajtur dhe mbrojtur”-deklaroi ambasadori turk.