Të dielën takimi Rama-Berisha ?

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, do te takohen te dielën, vetëm një dite përpara mbajtjes se raundit te dyte te votimit për presidentin e ri te vendit, raporton Vizion Plus. Ende nuk janë mësuar modalitetet e takimit ne fjale, i cili konsiderohet shume i rëndësishëm ne momentin qe palët ndajnë ende qëndrime te ndryshme për mënyrën sesi duhet te dale emri i kandidatit për kryetar shteti. Por mbetet për tu pare nëse ky takim do te mund te prodhoje një marrëveshje për një president konsensual? Nga ana tjetër Xhezair Zaganjori, kandidati i pa zyrtarizuar i dale nga tryeza e mazhorances, ka vizituar sot selinë e Partisë Socialiste, ne një iniciative qe thotë se e ka ndërmarrë vete për të njohur krerët e partive parlamentare me platformën e tij për drejtimin e shtetit. Në orën 10 të se premtes, Zaganjori, ka ngjitur shkallet qe te çojnë ne zyrën e Edi Rames, dhe pas 60 minutash bisede me te nuk duket te ketë marre premtim për votën e opozitës. Vetë Rama, nuk ka preferuar te beje ndonjë koment. Por pak minuta pas takimit zyra e shtypit te selisë roze ka sqaruar se opozita kërkon një proces deri tani te munguar, qe te përfshije te gjitha palët. Sipas njoftimit partia socialiste nuk do te mbështesë në asnjë rast një kandidaturë të paraqitur pa proces dhe në rrugë krejt të njëanshme nga qeveria. Madje ne njoftim theksohet se i është bere e ditur kandidatit Zaganjori se ky qëndrim vlen edhe për kandidaturën e tij apo çdo emër tjetër te paraqitur nga qeveria. Zaganjori është takuar pas Ramës me kryetarin e PDIU në një nga lokalet e kryeqytetit, takim që ka zgjatur rreth 40 minuta . Me pas kreu i PDIU ka zhvilluar një tjetër takim me deputetin Gazmend Oketa, i cili drejton aktualisht partine fryma e re demokratike. Nuk janë bërë të qarta detaje të takimet por ai vjen në një moment kur mazhoranca po kërkon te siguroje votat e nevojshme për presidentin e ardhshëm. Takimi mes Oketes dhe Idrizit ne “Rogner” ka zgjatur 60 minuta. Anëtari i gjykatës kushtetuese u propozuar si emër nga mazhoranca, ndonëse kjo e fundit nuk e hodhi si kandidature ne raundin e pare te votimit, pasi nuk siguroi dot mbështetjen e opozitës për 84 votat e domosdoshme.
Marrë nga Tema
Comments
pranoje me ne fund berisha te

pranoje me ne fund berisha te ulet,per cfare ai dhe te tjere opinionste na thane qe eshte kot te ulen.po tani,gojet e liga thone se berisha mbas nje telefonate nga larg ka pranuar te ulet,ky eshte bur.. dhe do propozoje nanon kandidat.

Takimi Berisha Rama do te

Takimi Berisha Rama do te behet ne gjirin eLalzit apo gjirin e kurvave?!

hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Kur hedh posht Zt. Zaganjori

Kur hedh posht Zt. Zaganjori qe eshte antar i Gjykates Kushtetuese, si mund te arrish te propozosh nga "shoqeria civile" Zt. Sokol Sadushi ( qe eshte nji ish-antar i Gjykates Kushtetuese)?

A nuk perben ne vetvete nje autogol politik per ata qe propozuan Sadushin ? Megjith procesin thuajse fallsifikativ te emerimit te Sadushit, me nje leter thuajse anonime, mendoj se Sadushi nuk mund te fitoj kundrejt Zaganjorit, nga cdo ane, qofte dhe ajo profesionale.

sa poshte keni rene te gjithe

sa poshte keni rene te gjithe ju te majtet dhe perkrahesit e edit.

jeni bere qaramane duke u lutur:aman o berishe ,takoje edin.

hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Add new comment