“Panorama” dhe “Shekulli”, 30 lekë nga nesër

Lexuesit e të përditshmëve “Panorama” dhe “Shekulli” kanë lexuar sot që në mëngjes njoftimin e redaksive përkatëse se nga nesër, ato nuk do të shiten më me çmimin 20 lekë, por me 30 lekë. Të dyja gazetat kanë vendosur t’ia kumtojnë lexuesve të tyre nëpërmjet redaksionaleve duke shpjeguar edhe arsyet e një hapi të tillë: kostoja në rritja dhe ruajtja e cilësisë.
Thano i “Shekullit” e nis shpjegimin e arsyeve me “sulmin që i është bërë bizneseve të mbështetësit financiar të kësaj gazete nga pushteti”, ndërsa shton më pas edhe rënien e reklamave nisur nga shkaqe të njëjta: presionit të ekzekutivit mbi reklamuesit. Por nuk harron edhe krizën, e cila ka shkurtuar buxhetin e reklamave për bizneset.
“Panorama” shpjegon se vendosi të rrisë çmimin për shkak të kostove të rritura duke synuar ruajtjen e cilësisë së shtypit për lexuesit: “Mbyllja e një zyre në Durrës apo Gjirokastër, shkurtimi i gazetarëve në Tiranë, apo heqja e një suplementi apo shkurtimi i faqeve do të thoshte të ofronim një produkt shumë më pak cilësor për të njëjtin çmim”. Dhe me këtë duan të thonë se kanë bërë zgjedhjen e kundërt, dmth ruajtjen e cilësisë dhe rritjen e çmimit.
Re.Pu
Comments
Ne Shqiperi ndodh qe ne kohe

Ne Shqiperi ndodh qe ne kohe krizash ekonomike, bizneset nuk ulin cmimet por i ngrene. Aresyeja ? Fitimi ! Kur ulet pjesa horizontale ( sasia e shitjes se gazetave), perzgjidhet pjesa vertikale e menaxhimit ( rritja e cmimit per njesi ). Pra, e rendesishme eshte qe gazetave te mos ju ulet ne bilanc pjesa e te ardhurave edhe pse jane ulur shpenzimet ( duke pushuar gazetare, djeta e karburante, pra duke ulur sasine dhe cilesine e informimit ). A eshte biznes ?...PO !!! Askujt nuk ju hap barku per opinionin publik ! I rrisni , sa te jua jap keshilltari konomik, pasi nga 'ushqim i perditshem' ne 'ushqim te pervitshem' do kthehet...Njerezia po pakesojne buken, bagetia barin, gazetat po rrisin pazarin. Mbare ju shkofte !...Dicka po kercet ! E degjoni ? Termet, thone !...

Per cfar fitimi e ke

Per cfar fitimi e ke fjalen?!

Te gjitha gazetat jane me humbje. Kujto se 30 lek e perballo koston e printimit? hahaha Arsyeja qe shiten kaq lire eshte se subvencionohen nga bizneset e tjera te pronareve te cilet e perdorin gazeten ose per propagande politike, ose per te mbrojtur bizneset e tyre. Shiko shekullin qe po falimenton. Spo i ecin bizneset e tjera kocos kshu qe nuk ka mundesi ta subvencionoje gazeten. Ndersa ai i panorames, duke qene me afer qeverise, bizneset e tjera po i hasin sukses.

Nuk i kemi blere as me

Nuk i kemi blere as me njezet qe kur nderroi Kryeredaktor shekulli.

Per Panoramen ky shkrim mund

Per Panoramen ky shkrim mund te pekthehet edhe si – I jane sosur paret Shefit nga favoret e regjimit.
Eshte qesharake pasi per shumicen e shqiptareve rritja me 10 apo 50 leke nuk eshte problemi kryesor i gazetave/shtypit shqiptar ne pergjithesi. Problemi kryesor eshte mungesa e profesionalizmit dhe besimi ne keto media qe jane tashme teresisht te diskretituara ne sherbim te padronit te rradhes. Niveli i tyre eshte i vajtueshem dhe do te sihte me mire pikerisht tu kerkonin ndjese lexuesve dhe siguronin per nivel te larte profesional dhe te balancuar.

Add new comment