Arben Malaj i bashkohet zërave përkrahës të një aleance PS-LSI

Postuar në 30 Maj, 2012 11:04

Pas takimit tashmë të famshëm Rama-Meta, disa zëra autoritarë në PS janë shprehur pro një aleance të mundshme PS-LSI, në qoftë se kjo e fundit largohet nga koalicioni qeverisës. Këtyre zërave iu bashkua sot edhe Arben Malaj në një intervistë dhënë gazetës Mapo.

Ja ç’thotë Malaj për një aleancë të mundshme PS-LSI:

“Ka deklarata që tregojnë një përafrim qëndrimesh, por ende nuk ka një test konkret të qëndrimeve dhe bashkëpunimeve politike midis PS dhe LSI. Duhet përmirësuar përgjegjësia e krijimit të aleancave dhe koalicioneve qeverisëse, aq më tepër kur janë të spektreve të ndryshme politike. Në Britaninë e Madhe, kur liberaldemokratët u bashkuan me konservatorët në qeverinë e kryeministrit Cameron, ata i ruajtën disa elemente qartësisht të dallueshëm të programit të tyre politik nga programi i konservatorëve. Konservatorët nuk e kushtëzuan koalicionin qeverisës me eliminimin e këtyre dallimeve, por qartësuan fleksibilitetin e tyre si mazhorancë, duke pranuar se liberaldemokratët kishin të drejtë të synonin arritjen e votave të nevojshme për të miratuar reformat e tyre në Parlament. Nëse ky parim ka vepruar edhe në koalicionin PD-LSI, mund që LSI të synojë aleanca parlamentare me PS-në për reforma ose prioritete që i konsideron të rëndësishme. Pra, LSI mund të bashkojë vota me PS për reforma të ndryshme, duke filluar nga reforma parlamentare, reforma elektorale, mund të bashkojë vota për Presidentin e ri, duke ‘lehtësuar’ një koalicion të ardhshëm qeverisës me PS-në”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by LORA (not verified) on

Keta zera autoritare pjese e te cileve ka qene e eshte a.malaj,jane investuesit me te shquar te konfliktit per perzenien e i.metes dhe LSI-se qe pasoi.

Keta zera autoritare ishin te flakte per kodin zgjedhor te 2008-es, qe i vinte partallat partive te vogla me gjithe LSI-ne bashke.

Tash na qenkan bere zera autoritare per afrimin;pale po heqin edhe paralele argumentimi mes konservatoreve e liberaldemokrateve britanike.

Jane aq tutkune, sa krahasojne veten me anglosaksonet ne kararin shkaterrimtar te tyre mbi kurrizin e Shqiperise e shqiptareve.

Sic duket qarte,kjo ka qene nje intrige per te gjunjezuar E .Ramen ne porten e viles se Gjirit te Lalzit.

U rente ne koke mbeshtetja e socialisteve e progrsisteve, ne shumice absolute.

Submitted by Albi (not verified) on

Ti e di apo jo qe A.Malaj ishte i vetmi qe refuzoi te votonte ndryshimet e 2008?

Nuk po i futem fare pastaj marrdhenies Rama-Meta, qe sic kane treguar ditet e fundit, eshte me shume nje histori inatesh e rivalitetesh personale se sa kundershtish partiake.

Submitted by Fitim (not verified) on

Je njishi Zt. Malaj !

PS-ja duhet te ver ty President !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.