Kur thotë “po” është (ndoshta) “po”: Në korrik i vardisej PD-së e fliste për qeveri teknike, në gusht bën fushatë që të qetësojë kryeministrin

Postuar në 18 Gusht, 2016 18:23

Ilir Meta doli sot “rastësisht” me një prononcim të radhës në “Report Tv”. I pyetur për zhvillimet e fundit, nenin për mediat dhe SPAK-un, kreu i LSI-së është përgjigjur se do të ketë përmirësime. Duke kërkuar të shesë qetësinë pas stuhisë, Meta, njësoj si kolegu i tij kryeministër, ia ka faturuar fantazisë së mediave idenë e përçarjes me PS-në. Tha Ilir Meta: “Këto zëra asnjëherë nuk do të pushojnë edhe kur takohemi drejtpërdrejtë edhe kur komunikojmë në distancë. Por unë besoj se edhe fakti që pas një angazhimi, një zhurme të madhe të gjithë politikës deri më 21 korrik, gjithë kjoqetësi kaq e madhe vështirë që të pranohet nga mediat krijuese. Kështu që gjithmonë do të ketë krijimtari, do të ketë portale dhe lajme nga më të ndryshmet”.

Kjo deklaratë vjen nga i njëjti njeri që doli në selinë e Kuvendit dhe me fytyrë të skuqur, pa kollare, duke dhënë e duke marrë me duar, fliste për burgun dhe shantazhin, për qeveri teknike dhe për konsensusin. Por sa mund të presësh seriozitet nga politikanë që kanë axhendë të kushtëzuar vetëm nga interesi monetar dhe nga kacavjerrja pas ndonjë miku të huaj që paguhet mirë?

Edhe njëherë: lloji i fitores që shpalli politika më 21 korrik, parathotë llojin e aleancave për vitin 2017. Sa për politikanin në fjalë, të cilit tanimë i doli kallaji i “malësorit që kur thotë “po” është “po””, mund të kujtojmë se në qershor nuk fliste, në korrik i shkelte syrin dhe luante me PD-në, kurse në gusht, e ka kapur dalldia që të qetësojë pak kryeministrin Edi Rama. Sa për veten, atë me siguri do ta qetësojë në festën e Kulmakut që është tani nga fundi i gushti, ku do bëjë kurban për LSI-në, që është njësoj si kurban për Shqipërinë. Më poshtë video e konferencës për shtyp të Ilir Metës mbajtur në datë 17 korrik, ku Iliri kishte humbur qetësinë:

Comments

Submitted by Dibrani (not verified) on

Ne Diber, kesaje pune, i thone : NE PAC NJO ( NJE BYTHE ) RRI MIRE N'TO (NE TE), NE MOS PAC NJO, PIRDHI PIRDHI N'TO.
E perkthyer, nga shqipja ne shqip, ka kete kuptim : NE RAST SE KE NJE BYTHE, RRI MIRE NE TE, NE RAST SE KE ME SHUME BYTHE, PIRDHI NE TE.
Morali i kesaje shprehje, shte shume kuptimplote ne rastin e Likes se Mones.

Burre dredharak. Burre kurve me shqeto ne shqip.

Submitted by Skraparliu (not verified) on

Opo keni pune apo jeni pa pune ju gazetaret e gazetave pa lajm ?
Nuk keni pune e zanat tjeter, ju gazetart e gazetave pa pune, por shikoni se nga pjerdh Meta ne mengjez, a dhjet ne dreke, ne c'ngjyre dhjeu, ne te kuqe apo blu, a pordhi me ere apo pa ere, po ndonje fende a beri, dhe kur e beri, a kishte njeri afer qe ti merrte ere.
Keshtu, dashje pa dashje, pordhet e Likes se Mones, u bene qendra e politikes lesharapi te ketije vendi qe prodhon pordhace e fendace papushim.
Problemi qendron, kush e ben pordhen me te madhe, se sa per fenduce made in Lul Basha, kemi sa te duash bile edhe me kova fadrome po te jete nevoja.
Jemi aq te ngopur me kete PORDHPOLITIKEN tone, sa Likja yne, eshte nga me te moderuarit qe i ka dale dh zgjyra e jo me ngjyra po se po.
Boll u zgjata se nuk i lexon kush me se jane njerezit te lodhur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.