Presidenti, Rama: Duhet tryezë e kryetarëve të partive

Menjëherë pas takimit me ambasadorët, kreu i PS-së Edi Rama mbajti fjalën para deputetëve të tij duke paralajmëruar për dështim të procesit të zgjedhjes së presidentit. Për të shmangur këtë rrezik, Rama kërkoi edhe organizimin e një takimi midis kryetarëve të partive për të dalë në një kandidat duke bërë që të mos digjet raundi i parë i votimit, i cili është nesër. “Unë siguroj publikun dhe sigurova edhe trojkën se nuk do reshtim për të hapur rrugën e dialogut dhe komunikimit me çdo palë. Tryeza mes kryetarëve të partive parlamentare duhet të bëhet sa më parë. Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë se çfarë thonë të tjerët, ballë për ballë, sy më sy. Sipas nesh, raundi i parë digjet pa kandidatë dhe hyjmë në krizë. Por kriza ka dy anë të medaljes. Ajo mund të kthehet edhe në një shans. Unë dua të shpresoj se do të ndodhë kjo”, - tha ai. Vlen për t’u theksuar fakti kjo kërkesë vjen fill pas takimit me ambasadorët.
Me të publikuar në rrjetin social Twitter (http://respublica.al/artikuj/2012/5/29/cdo-te-thote-rama-ne-oren-1300) se do të mbante një fjalim në orën 13.00, përmbajtja e tij e asaj që do të thoshte ngjalli kureshtje të madhe për shkak edhe të kontekstit, negociatave për zgjedhjen e presidentit.
Më tej, kreu i PS-së i ktheu përgjigje Berishës për deklarimet e tij publike në drejtim të tij dhe PS-së në lidhje me procesin në fjalë. “E para, kryeministri tha se PS dashka të imponojë me çdo kusht numërimin elektronik dhe se kjo është arsyeja pse reforma zgjedhore paska ngecur. Jemi shprehur se jemi të gatshëm të negociojmë zgjidhjen e arsyeshme bazuar në rekomandimet e ODIHR.
E dyta, kryeministri tha se PS dashka të imponojë një ndryshim që synon bllokimin e zgjedhjeve me dy anëtarë partiakë në KQZ. Kemi kërkuar të reformojmë një nen që ishte çelësi i konsensusit në vitin 2009, që Berisha e flaku në det. Ne kërkojmë transparencë, në mënyrë që asnjë komisioner të mos jetë i pakapshëm kur falsifikon materialet zgjedhore. Në këtë pikë ODIHR ka mirëkuptim. Madje ne kërkuam që materialet zgjedhore të shërbejnë vetëm për hetim.
E treta, kryeministri shmanget nga ajo që është nyja për të zgjidhur reformën zgjedhore. Kjo nyje është KQZ, e cila është damkosur si më keq si në raportin e ODIHR dhe atë të DASH. Si mund ta imagjinojë Berisha që ne të pranojmë një reformë zgjedhore që nuk garanton largimin e Ristanit dhe zgjedhjen e kryetarit me konsensus ose me ballafaqim kandidaturash. Berisha kërkon që ne të pranojmë kandidaturën e tij. Është e pamundur”, - tha ai.
Re.Pu
Comments
Ketij dhe kur ja zbukurojne e

Ketij dhe kur ja zbukurojne e shkurtojne gazetaret intervisten eshte shume i merzitshem.

Kjo tregon se Ed Rama tashme

Kjo tregon se Ed Rama tashme eshte jashte loje dhe nuk eshte me lojtar. Dhe po kerkon me cdo ngulm qe te kete nje KOnference Kryetaresh Partish - sepse duke pare qe ai nuk eshte pjese e Parlamentit (se nuk ja mbajti bytha te merrte pjese ne zgjedhje) tashti ai vete nuk i beson me Gramoz Rucit dhe do qe ta kete procesin nen mbikqurje.

Problemi eshte se te gjithe Kryetaret e Partive te tjera Parlamentare - jane DEPUTET - pra mbaje ne bycke Edi Rama se te nxorren shum bukur jashte loje.

Co prap Saimir Tahirin te te perfaqesoje mor koqe !

Midis shume te mirave qe ka

Midis shume te mirave qe ka Interneti, e paska edhe nje te keqe te madhe. Na duhet te lexojme traplliqe si keto qe poston ky Erindi cdo dite.

Edhe pse Rama ka pothuaj

Edhe pse Rama ka pothuaj gjithcka ne anen e tij ne kete moment politik dhe eshte ne te drejten morale dhe zotit qe te mos cedoje asnje hap mbrapa, ne ato qe thote dhe ben duket qe eshte (si gjithmone) i pavendosur dhe nje hap mbrapa me kundershtaret (perfshire ketu edhe meta nano). Qytetareve shqiptare nuk i duhet vec nje lider opozite i permbajtur por edhe me ide, force e inteligjence qe ti bej realitet aspiratat e shqiptareve.

Sa me pak te dale neper Tv e media me deklarata boshe, pakuptim aq me mire i ben vetes dhe atyre qe i kane varur shpresat tek ai.

Nese Rama nuk qullos ndonje gje edhe kete here (sic pritet te beje) atehere perforcon perfundimisht idene se ne nuk na duhet vec nje person me ide dhe qellime te mira apo djal civil "tirane", por nje lider i vertet kurajoz e inteligjent qe perdor intuiten politike per te mos u vene ne loje dhe lejuar maskarenjte qe te terheqin zvarre dhe poshterojne nje komb te tere.

Perpjekja e gjithanshme dhe me te gjitha mjetet per te mos lejuar me kete "charade" te turpshme duhet te ishte forca shtytese per cdo lider te opozites dhe jo meraku apo dyshimi se cfare po thone apo reagojne ambasadoret e huaj apo lobistet e biznesmenet e cdo lloji. Deri me sot Rama ka bere kete te dyten dhe nuk duket se ka stofin per te qene nje udheheqes shpresedhenes e pozitiv per shqiptaret, ca me pak nje Burre shteti (ne formim).

Kjo ndoshta do te jete drama personale e Rames... te qenit kaq prane dhe njekohesisht kaq larg... totalisht per faj te tij.

Ndoshta kete here rama mund te na zhgenjeje dhe te bej ate qe se ka bere ne keto 6-7 vjete, ....

Une per vete nuk jam aspak optimist

Kozi, te kam thene disa here

Kozi, te kam thene disa here cfare te duhet qe te mos zhgenjehesh.Pak kolinoz per dhembet ta rrit menjehere besimin.

Cfare pret ti Koz qe te

Cfare pret ti Koz qe te qullose Rama?

Admin duhet ta kuptoje se

Admin duhet ta kuptoje se (ai/ajo) smund te toleroje askend qe fyen e shan pa teklif te tjeret ne kete website. Eshte detyrim i admin qe te mos lejoje sulme personale apo individe qe perdorin "bullying", kercenime apo forma te tjera ofendimi ndaj te tjerev.

Une sdo te rresht deri sa ky felliqesira ketu siper te zhduket nga ky site sa me pare. Padyshim qe mund te perdor emra te tjere por perseri eshte pergjegjesi e admin qe te monitoroje dhe te ndale kete forme dhune alla berishiane.

Ftoi edhe gjithe te tjeret ketu qe deshirojne ta perdorin kete forum per te shprehur lirisht mendime dhe ide, pse jo edhe shfryrje ndaj fenomeneve shqiptare, qe te mos lejojme funderrina ketu qe qelbin ambientin.

Lista e Ilir Metes (LSI) per

Lista e Ilir Metes (LSI) per President:

- Ferit Hoxha - Amb i Shqiperise ne OKB;

- Artur Kuko - Amb i Shqiperise ne NATO;

- Xhevair Zaganjori - Politikan

- Fatos nano - Politikan

Admini I Respublikes duhet ta
Admini I Respublikes duhet ta kuptoje se (ai/ajo) smund te toleroje askend qe fyen e shan pa teklif te tjeret ne kete website. Eshte detyrim i admin qe te mos lejoje sulme personale apo individe qe perdorin "bullying", kercenime apo forma te tjera ofendimi ndaj te tjerev.
Une sdo te rresht deri sa ky felliqesira ketu siper te zhduket nga ky site sa me pare. Padyshim qe mund te perdor emra te tjere por perseri eshte pergjegjesi e admin qe te monitoroje dhe te ndale kete forme dhune alla berishiane.
Ftoi edhe gjithe te tjeret ketu qe deshirojne ta perdorin kete forum per te shprehur lirisht mendime dhe ide, pse jo edhe shfryrje ndaj fenomeneve shqiptare, qe te mos lejojme funderrina ketu qe qelbin ambientin.
Admini I Respublikes duhet ta
Admini I Respublikes duhet ta kuptoje se (ai/ajo) smund te toleroje askend qe fyen e shan pa teklif te tjeret ne kete website. Eshte detyrim i admin qe te mos lejoje sulme personale apo individe qe perdorin "bullying", kercenime apo forma te tjera ofendimi ndaj te tjerev.
Une sdo te rresht deri sa ky felliqesira ketu siper te zhduket nga ky site sa me pare. Padyshim qe mund te perdor emra te tjere por perseri eshte pergjegjesi e admin qe te monitoroje dhe te ndale kete forme dhune alla berishiane.
Ftoi edhe gjithe te tjeret ketu qe deshirojne ta perdorin kete forum per te shprehur lirisht mendime dhe ide, pse jo edhe shfryrje ndaj fenomeneve shqiptare, qe te mos lejojme funderrina ketu qe qelbin ambientin.
Add new comment