Kadare riboton Dimrin e Vetmisë së Madhe; me pak ndryshime të tjera

Postuar në 28 Maj, 2012 16:40

Romani “Dimri i vetmisë së madhe” u shkrua më 1971 dhe u botua një vit më pas. Ai duhej të ishte libri i dytë i triptikut “Koha e grindjes”, një sagë bashkëkohore mbi tri acarimet e Shqipërisë komuniste me ish-aleatët, komunistët jugosllavë, më pas me ata sovjetikë e së fundi me maoistët kinezë. Libri i parë, grindja me jugosllavët, nuk u shkrua asnjëherë, kurse i treti, “Koncert në fund të stinës”, i ndaluar për një kohë të gjatë, u botua pak kohë para rënies së komunizmit. I pritur keq prej kritikës zyrtare, “Dimri i vetmisë së madhe” nuk u lejua të ribotohet, veç pas një rishikimi të autorit në vitin 1978, nën titullin e ndryshuar “Dimri i madh”. Versioni i tanishëm është kryesisht kthim te botimi i parë. Ndryshime të natyrës politike nuk ka. Kadareja e ka riparë romanin në vitin 2008-të, por ribotimi i tij nga “Onufri” vjen pas 39 vitesh.

Aida Tuci, Mapo

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Per mua ky eshte nje shqiptar siç duhet: I ndergjegjshem per superioritetin e intelektit dhe letersise se tij, i shkeputur prej gjullurdise gazetareske ku te gjithe flasin e askush nuk degjon, i neveritur prej dogmes se nacionalizmit dhe dokrrave te opinionit publik. Jo rastesisht ai jeton larg ketij vendi, si nje Zarathustra i arratisur prej mediokritetit dhe &nbsp;kakofonise se Tiranes. Ne te tjeret le te lehim e te zhgerryhemi ne balten e pisllekun&nbsp;e Berishes e Rames, Nanos e Metes;&nbsp;kaq dime te bejme...Po pranoi te behet president, ka per tu sterpikur edhe ai nga kjo ndyresi qe quhet Shqiperi...ne nuk meritojme ta kemi ate president, ne meritojme Salen...</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Kadare asht i sterpikur dhe i llomosur qyshe ne kohen e diktatures se komunizmit, pjese e se ciles ishte.</p>

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>Ore po kjo Aida e ka me tere mend apo tallet me lexuesin kur thote qe...... <em>librin nuk e priti mire kritika zyrtare.....</em>Po jo moj goce, ate nuk e priti mire kritika jo zyrtare, kritika popullore.... se po te duash ti, shiko gazeten Zeri i Rinise te atyre viteve dhe do te shohesh se i pari qe ka folur kunder librit ka qene Frederik Shalesi, ne ate kohe fiizikan, i cili botoi nje gjysem faqe gazete kritike, e me pas u turren edhe te tjere, por shume pak nga kritika zyrtare.... e Ismaili ishte gati per gijotine.... Po u desh te mblidhej Kongresi i Rinise ne Metalurgjikun e Elbasanit, ku Komandanti foli ca llafe te mira per autorin, e theksoj autorin e jo librin, kur te nesermen direkt ka dale nje artikull i kritikes zyrtare me autor Dilaver Dilaverin, dy faqe gazete ne mbrojtje te librit.... ja kjo eshte e verteta, dhe qe ta vertetoni shkoni ne Biblioteken kombetare dhe hapni GAzeten Zeri i Rinise te asaj periudhe dhe vertetojeni......</p>

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

<p>Njerezit s&#39;po lexojne fare,merre me mend te lexojne ribotimin.Pastaj,ribotimi vjen si pasoje e kerkeses,se eshte operacion komercial.Une per vete nuk e rilexoj Kadarene,se me mjafton ta kem lexuar atehere.Dimri i madh eshte roman i bukur,edhe pse nuk ka ndonje dinamike dhe suprize qe mban lart kureshtjen dhe emocionet.Megjithate,suksese robotimit te Dimrit te madh,qe per mua eshte titull me i bukur se Dimri i Vetmise se madhe.Shpresoj se ndryshimet do jene te lehta,e do zoti te mos na dale ndonje sali berishe demokrat qe atehere,apo ndonje pionier qe donte Ameriken,si henri çili.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.