Marku: Pse s’kemi një emër presidencial? Berisha: Do ta kemi në momentin e duhur.

Dy a tre të përditshme raportonin sot për një debat, që është zhvilluar dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Por duket se ka një teprim qoftë në lajmin e zbuluar, qoftë në mënyrën se si jepet ky lajm. Nuk rezulton të ketë pasur ndonjë “rebelim deputetësh”, për të cilin fliste ndonjë gazetë. Është fjala veç për një deputet. Një të vetëm. Mark Markun.
Por dhe deputeti Marku nuk është se ka bërë debat. Thjesht “ka marrë guximin”, është çuar e dhe ka bërë një pyetje: “Zoti Berisha, kanë mbetur dy ditë nga fillimi i raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit, dhe ne si PD nuk kemi ende një emër. Kur do ta kemi një emër?”
Pyetja është, sigurisht, disi ‘mistrece’, gjë që është dukur dhe tek pakënaqësia që ka provokuar kjo pyetje tek berishianët, e mbi të gjitha tek Berisha. Por debat nuk ka patur.
Re.Pu.
Comments
Marku shpesh here shfaqet si
<p>Marku shpesh here shfaqet si i padjallezuar dhe Berisha ketyre ua var duke mos i degjuar, pasi eshte e njejta gje si ne nje bisede familjare me rendesi me i vogli i femijeve te kerkoje akullore se i hyri vape.Vete e kemi te sanksionuar qe per kandidatet per president nuk behen diskutime per figuren e tij.Mahere si ta bejme publik para kohe? Apo te germojme arshivave? Se tek ne asnje lloj uji nuk e kemi te paster, por kemi uje me pak te ndotur.</p>
Add new comment