Profesionet e lira fitojnë betejën me qeverinë

Postuar në 14 Korrik, 2016 18:45

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin nenin e ligjit që u përcakton pagën profesioneve të lira dhe mbi këtë pagë trefishoi pagesat e kontributeve. Me ndryshimet e bëra, 23 profesione të lira do të paguanin kontributet mbi pagën, e cila varion nga 40.500 lekë deri në 88.800 lekë. Për përcaktimin e nivelit të pagës u morën parasysh 6 kritere, duke nisur nga lloji i profesionit, zona, vitet e punës, paga për të njëjtin profesion në sektorin publik dhe statuti i profesionit. Ligji u kundërshtua ashpër nga avokatët, noterët dhe mjekët, sipas të cilëve qeveria nuk mund të ndërhyjë për të caktuar pagat në sektorin privat, duke trefishuar kontributet per avokatet, noterët mjeket apo farmacistët.

Comments

Submitted by Financieri (not verified) on

Deshtimi i trete rradhazi i zv/ ministres Irena Beqiraj. E coi Rama te doganat dhe idiotja Beqiraj e beri grope per 5 muaj, e autorizoi Rama per ndryshimet ne proced tatimore dhe ia futi me top me gjoba arbitrare, ia shfuqizoi Gjykata Kushtetuese. I tha Rama se do ia heqim tatim fitimin apo taksen e biznesit te vogel dhe ku t'i gjejme parate qe ta zevendesojme kete te ardhur ne buxhet, kjo idiotja i tha jua marrin profesioneve te lira duke iu vene paga reference dhe rezultati? I trefishoi kontributet e sig shoqerore, nga 6500 leke ne muaj, profesionet e lira paguanin 20. 000 leke ne muaj. Gjykata Kushtetuese me te drejte e shfuqizoi serish kete budallek. A mund te rrije me kjo qeveri amatore dhe antipopullore?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.