Berisha, BE dhe gjyqi i historisë

Postuar në 27 Maj, 2012 04:18
Mentor Nazarko

Të gjykosh politikën dhe politikanët në një mënyrë të fundme, domethënë shteruese, është shumë e vështirë. Në fund të fundit t’i pretendon që gjykimi yt, veçanërisht në cilësinë e vëzhguesit të politikës, të bëhet gjykim i shumicës. Edhe atëherë kur ti mendon se ke ndërtuar një gjykim të shëndetshëm, mund të përfundosh plot zhgënjim se kriteret mbi të cilat ti e ke mbështetur gjykimin tënd janë të tjera, pjesërisht të ndryshme, krejtësisht të ndryshme nga shumica apo nga ato të kolegëve të tjerë të së njëjtës fushë.
Thelbi i gjykimit është pra te kriteret: metri i gjykimit apo standardet mbi të cilat ti e ndërton vlerësimin tënd. Nëse ftohemi për të gjykuar klasën udhëheqëse të Shqipërisë, na duhet ta përcaktojmë mirë këtë metër. Jemi në një marrëdhënie të caktuar afërsie me BE-në. Dymbëdhjetë kriteret e imponuara ndaj nesh prej familjes europiane shërbejnë njëherësh si standardet e gjykimit mbi funksionimin e politikës dhe institucioneve shqiptare jo thjesht për konsum të jashtëm, por dhe të brendshëm. Nëse klasa politike, Ekzekutivi më së shumti, kreu i tij, arrin t’i përmbushë këto kritere, atëherë ai e sjell vendin e vet më afër Bashkimit Europian. Nëse e sjell më afër Europës së zhvilluar, domethënë e ka çuar përpara vendin e vet! Pra ti mund të gjykosh në prizmin e së mirës dhe së keqes një politikan udhëheqës, nëse e sjell apo e largon vendin prej Bashkimit Europian. Elementet e tjera shndërrohen në hollësira pa vlerë për të tërën!
Roli udhëheqës i një politikani në procesin e integrimit europian apo euroatlantik duket kështu si standardi i standardeve apo kriteri i kritereve për gjykimin e bëmave të tij politike. Ne mund të kemi dhënë dhjetëra, qindra gjykime për bëmat politike të Sali Berishës, por nuk ka emërues më të mirë të përbashkët të gjykimeve të shumë vëzhguesve, në kohë të ndryshme, sesa ai që e raporton sjelljen e tij udhëheqëse me afrimin e vendit me Europën dhe Perëndimin. Statistikat zhvillimore të instituteve të autorizuara ngjajnë të rrejshme; edhe kur janë të vërteta ato ofrojnë gracka interpretuese të ndryshme. Për më shumë, në krizë ngjajnë se janë vende shumë më të zhvilluara se ne. Ndaj na volit shumë ky standard gjykimi: ç’po bën Sali Berisha për ta integruar vendin në Europë? Ky objektiv për Shqipërinë është interes kombëtar, ndaj realizimi i tij është përmbushje e interesit kombëtar. Pra, ç’po bën Kryeministri për ta përmbushur interesin kombëtar?
Topi rrotullohet sërish para hundës së tij
Për shkak të eksperiencës së gjatë politike, ky njeri është gjendur shumë afër këtij objektivi disa herë, diçka që e bën atë fatalisht objektin apo subjektin kryesor të gjykimit në këta 22 vjet, mbi përgjegjësitë e politikës për afrimin e Shqipërisë me Perëndimin – BE dhe NATO. Në vitin 1996 Shqipëria ishte shumë afër marrjes së ftesës për anëtarësim në BE, më saktësisht firmosjes së Marrëveshjes së Asocimit. Ishte një etapë e marrëdhënieve me Bashkimin Europian asokohe, e cila e vinte Shqipërinë në një vijë me shumë shtete të ish-Lindjes komuniste, të cilat sot janë anëtare të familjes: domethënë dhe Shqipëria do të ishte prej disa vitesh anëtare e BE-së dhe në mënyrë zinxhirore, edhe e NATO-s. BE i dinte mirë shumë deficitet demokratike, problemet ekonomike të vendit, përfshi dhe ekzistencën e piramidave, por ishte e interesuar ta shpallte Shqipërinë si shembull për t’u ndjekur nga vendet e hapësirës ish-jugosllave, të përfshira në konflikte të përgjakshme. Kursi që morën zhvillimet atëherë, për shkak të protagonizmit negativ të Sali Berishës dhe qeverisjes së tij, ishte fatal dhe prapakthyes. Opozita nuk ekzistonte ose ishte shumë e dobët për t’i përcaktuar zhvillimet. Kështu Shqipëria e humbi trenin e historisë.
Si njeri me fat në politikë, Sali Berisha u gjend përsëri para arritjes së një objektivi të ngjashëm siç ishte anëtarësimi në NATO, i cili edhe ai u shty prej 1997-s prej problemeve të socialistëve në qeverisje (1997-2005) dhe u rishfaq përsëri si i mundshëm në 2008-n. Nëse do të ishte për të, për bëmat e politikës shqiptare, Shqipëria do ta humbte sërish trenin. Ka një provë tragjike për këtë pohim kategorik: ngjarja e Gërdecit. Me dështimin e shumë mekanizmave të sigurisë të shtetit shqiptar, me përfshirjen eventuale kriminale të strukturave të tij në tregti armësh, me mashtrimin që iu bë partnerit kryesor, SHBA-ve, në këtë tregti etj., Gërdeci ishte ilustrim tragjik i asaj se Shqipëria nuk e meritonte të bëhej anëtare e NATO-s dhe se vendimi pro anëtarësim nuk ishte ”mrekulli e lirisë”, por e gjeopolitikës.
Sot Shqipëria politike mbetet e ekspozuar sërish para një afati të tillë historik, provimit të vjeshtës së 2012-s. Marrja e ftesës atëherë ka një rëndësi të jashtëzakonshme gjeopolitike, veç të tjerash. Ftesa do ta rivendoste Shqipërinë në të njëjtën valë integruese me Serbinë dhe vende të tjera të rajonit. Mosmarrja e ftesës do ta linte sërish pas Serbisë, armikut dhe rivalit tonë kryesor. Sërish në ditën e gjykimit është ai, Sali Berisha. Si duhet të gjykojmë? Gjykimi për politikëbërësit, kryesisht për Sali Berishën, nga ky prizëm – marrja e ftesës për integrim – turbullohet pasi vendi gjendet para disa problemesh politike njëherësh: zgjedhja e Presidentit, reforma zgjedhore etj. Përfundimi me sukses i reformës zgjedhore është e lidhur ngushtësisht me marrjen e ftesës, pasi është njëri prej kritereve. Zgjedhja e Presidentit nuk është drejtpërdrejt i lidhur me BE-në, por ama me mënyrën se si do të realizohet kjo zgjedhje, varen shumë standardet e tjera, madje dhe fati i kësaj qeverie. Sali Berisha, në këtë fazë të jetës së vet politike dhe biologjike, nuk është para vetvetes, në përpjekje për ta kapërcyer atë, një proces të cilin ne as mund ta imagjinojmë, pra as ta kuptojmë, por është para historisë. Do të tregohet burrë shteti më në fund, një njeri që përfaqëson interesat e të gjithë popullit të vet, apo do të jetë si gjithmonë një kryetar i shkëlqyer i njërës palë, i njërës parti, kundër të tjerave? Kur e dëgjon të arsyetohet kundër votimit elektronik, manipulimin e të cilit e ka në dorë vetëm ai, kur e dëgjon të shpallë se Presidenti do të jetë personalitet i PD-së, atëherë të kap dëshpërimi. Ky njeri nuk ngjan të kuptojë se në histori mbahet mend akti i fundit, dhe jo aktet e para, pra ngjan i vendosur të mbahet mend si kryetari mrekullisht jetëgjatë i PD-së dhe Kryeministër i dështuar.
Shqipëria ngjan se ka kështu përballë BE-së një shans të madh historik, dhe atë shans në dorë e mban Kryeministri i vendit, Sali Berisha, me rekordet e veta historike. Zgjedhjet në Serbi sollën në krye dikë që do ta afrojë vendin fqinjë edhe më afër Rusisë, pra që do ta ngadalësojë, ngrijë apo do ta kthejë mbrapsht procesin e afrimit të Serbisë me Europën. Në anën tjetër, Greqia e sfilitur, e rrënuar ekonomikisht dhe financiarisht, nuk ka forcën për të kushtëzuar integrimin e Shqipërisë me detyrime që i ngjajnë tradhtisë kombëtare. Të humbësh trenin europian të Shqipërisë ndërsa fqinjët s’mund t’i kushtëzojnë zhvillimet tona, do të ishte larje e duarve me gjyqin e historisë.

Panorama

Comments

Submitted by Erind (not verified) on

E pse gjygji i historise duhet te gjykoje Berishen ? Pse te mos gjykoje Ilir Meten, Edi Ramen, Fatos Nanon, e kelyshet e bllokut komunist ?

Pse te mos gjykoje ty Zt. Nazarko, qe ke mbaruar ne Bari te Italise per Agronomi deh perfundove te na besh bashke me vellane tend analistet Politike dhe gazetare te persosur ...?

Kush je ti qe gjykon Berishen ?

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

Historia gjykon vetem ata qe kane patur fatet e shteteve apo kombeve ne dore. Te tjeret pas 2-3  brezash harrohen, ose sherbejne thjesht si prova materiale ne Gjyqin e Historise apo si ilustrime ne dizertacionet e disa studenteve/akadamikeve.  Deri ne fund te vitit 2000, denimin me te madh historia e dha per Esat Pashe Toptanin dhe Enver Hoxhen "si njerezit qe kishin punuar me shume kunder Shqiperise" ne raport me gjeo-politiken e kohes dhe mundesite reale qe u krijuan, pas 2008 kete titull e rrembeu me force Sali Ram Berisha.

Bashkekohesit si puna jote dhe e imja gjykojne gjithe eliten e kohes per te cuar jeten e tyre perpara dhe per ti lene femijve nje te ardhme sa me te mire. Ne po kemi te drejten te gjykojme edhe Meten, Ramen, Nanon, Nazarkon, etj.  Kurse Historia e ka bere tashme zgjedhjen e saj duke i vene damken e zeze Sali Berishes. Ai thjeshte po lufton si i marre ta rris denimin e tij, duke marre nga jetet dhe pasurite tona. Ata qe nuk e kuptojne dot kete jane me te mjerre se ata qe nuk e kuptuan dot sa gjakpires ishte Enver Hoxha.

Submitted by drini (not verified) on

berishen duhet gjykoje Haga per krime kunder popullit shqiptar.

Submitted by Pena (not verified) on

Z.Erind,artikulli flet shume qarte ,(pervec atyre qe s`duan te shohin e kuptojne).Duhet te jesh idjot i verbuar nga llokmat qe te jep Saliu,qe te flasish keshtu,ose te jesh shpellar e injorant klasik. Cfar lidhje ka  fakti qe z.Nazarko ka krye shkollen per profil tjeter ne Itali dhe tani shkruan si gazetar?Ky eshte metri i injorances dhe i urrejtjes.Edhe Saliu ka bere shkollen e Enverit per mjekesi e "merita" te tjera te asaj kohe qe ti "nuk i sheh" por eshte nje politikan "brilant" per kryeminister,kurse z.Nazarko nuk paska te drejte te shkruaje si gazetar.Pse  nuk na thua se kush ka te drejte ta gjykoje Berishen ,se dhe ai eshte njeri si te jeret e s`eshte i pa gabueshem ?

Po per idjotesite e  mafjozeve Fatos Nano  e  Ilir Meta,apo dhe te E.Rames pak kane folur keta gazetare,apo ti lexon ndonje gazete nje here ne gjashte muaj apo nje vit,kur te bie ne dore e cfar te bjere ne dore.

Submitted by Ilir (not verified) on

Sali Berisha per nga primitivizmi nuk mund te krahasohet me asnje nga te siperpermendurit, Meten , Ramen apo Nanon biles keta te fundit kane perfituar nga ky primitivizem duke u zhytur ne llumin e hajduterise, korruspsionit, trafiqeve  apo edhe gjithshka tjeter. Eshte KY Sali Berishe qe per te Ligat qe ka  bere ketij vend-i nuk ka gjyq dhe gjykate qe e lan. Eshte ky Kryerrugac qe me llumin  e tij ka mbuluar dhe justfikuar edhe llumin e Rrugaceve te tjere.

Submitted by Arma i zgjidh h... (not verified) on

saliu per nga krimet krahasohet vetem me esat pashe toptanin dhe ahmet zogun.Me te vetmin fakt se ja kalon atyre per nga ligesia per kohen qe po jetojme >brezat do ta kujtojne si sali 97-ta,gerdeci,21 JANARI por me keq si njeriu qe i ka ngrire gjithe popullin ne 2012 kur thote UNE  PER VETE  por prapa ka banden e mafies te frikshme por thone jane kosovare.Respekte Z .Nazarko te kam ndjekur ne zgjedhjet e 8 majit kur me shume pasion si dhe une prisnit fituesin  por ne krye me ca kuti te shqyera qe mund te kete qene dhe erindi i mesiperm doli humbesi dhe hajduti dhe urdheruesi i vrasjeve.Keta jane shqiptaret .RESPEKTE PER SHKRIMIN.

Submitted by nik (not verified) on

o nazarko.nje agronom idjot ke mbetur.shko e mbill ndonje sere me pras,se te bejne mire.

analisti i prasit na jipka mend.

hahahaaaaaaaaaaaaaaaaa

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.