Rama ia ngre stekën Berishës në lojën presidenciale

Postuar në 27 Maj, 2012 08:01

Në letrën publike që u dërgoi kryetarëve të partive parlamentare në 30 prill, Rama kërkoi një takim të përbashkët me ta për të diskutuar për zgjedhjen e një presidenti konsensual (http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/letra-Berisha-fq.1.pdf; http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/04/letra-Berisha-fq.2.pdf ) Në takimin e sotëm mes përfaqsuesve të PS-së dhe PD-së, të kërkuar nga këta të fundit, steka u ngrit – përveç diskutimit rreth një presidenti konsensual, PS-ja kërkoi që në një takim të përbashkët të Ramës me kryetarët e partive parlamentare të diskutohen edhe tre çështje të tjera. Konkretisht, u kërkua të diskutohet edhe për reformën zgjedhore, reformën parlamentare, dhe heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Të trija këto kërkesa ishin pjesë e çështjeve që Rama diskutoi me Metën në takimin që pati me të në Hotel Sheraton para disa ditësh. Gjithashtu, këto tri kërkesa kanë qenë një refren i vazhdueshëm në gojën e diplomatëve perëndimorë javët e fundit.

Interesant është fakti se shtimi i tyre vjen një ditë pasi Rama bëri thirrje publike në blogun e tij për bashkimin e votave në Kuvend, me synim zëvendësimin e Kryeministrit Berisha me dikë tjetër. Me fjalë të tjera, Rama po e vë Berishën para dy opsioneve: Ose prano një president konsensual dhe një paketë të plotë reformash që lidhen me integrimin e Shqipërisë në BE, ose ballafaqohu me një mocion mosbesimi në Kuvend. Duket se dyshja Rama-Meta e ka siguruar ose është afër sigurimit të 71 votave për mocionin e mosbesimit ndaj Berishës.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Nese Rama - Meta do kishin 71 e vota nuk besoj se do lenin Berishen kryeminister edhe sikur ai te pranonte rekomandimet ose te leshonte presidetin, sepse ne optiken e opozites nuk do te kishte asnje sens, prandaj mendoj se Berisha nuk duhet te leshoje pe !

Submitted by arvanites (not verified) on

Problemi eshte se mocioni i mosbesimit do paraqitet ne kuvendin e drejtuar nga Topalli, e cila do e vonoje disa jave te cilat do sherbejne per blerjen e deputeteve te ndryshem dhe ne rastin ekstrem qe nuk do i arrijne dot ti blejne atehere Berisha ben ne parlament nje mocion besimi dhe rrezon qeverine e tij duke shkuar ne zgjedhje te reja prape si kryeminister, kryetar kuvendi dhe kryetar KQZ. Ka nje diference te madhe ne baze te kushtetutes mocioni i mosbesimit me ate te besimit.

Submitted by Besi (not verified) on

Arvanitas qe te informohesh:

NENI 104
1. Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri
refuzohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi,
brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast
Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
2. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri,
Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga
paraqitja e tij.

Dakord per punen e mocionit te besimit?

Per topallin.Po ti kete opozita 71 vella(une besoj qe kane me teper,72) rrezon  topallin fillimisht pastaj plakun mere :))))

Submitted by arvanites (not verified) on

Beso me duket se se je tu pa kushtetuten e vjeter.

Neni 104

(Ndryshuar me ligjin nr.9404, datë 21.4.2008, neni 7)

1. Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.

2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës.

Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105.

3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij.".

Submitted by Besi (not verified) on

Po gjithsesi per tu hapur votimi kerkohet nje kuorum prej 71 deputetesh.Dmth prezencen e 71 deputeteve.(Gjykata kushteturese eshte shprehur qarte ne lidhje me ket epike ku sakteson qe pavarisht nese deputeti eshte prezent ne salle, pjesemarrja e tij percaktohet nga konfirmimi qe ai eshte pjesemarres ne votim. dmth nga karta)

Me kete realitet politik qe eshte krijuar(dua te them me aleancat e reja) saliu nuk ben dot keshtu xhonglimesh.

Submitted by Besi (not verified) on

Edhe dicka arvanitas.

Berisha e ka brenda pavarsisht orientimit qe do ti jape sumes :)))))

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.