Meta, ky “lobues” i një takimi Berisha-Rama

Postuar në 26 Maj, 2012 12:54

Shqiptarja.com raportonte sot duke iu referuar burimeve nga takimi PD-LSI në kuadër të negociatave për zgjedhjen e presidentit, se Ilir Meta i kishte kërkuar Berishës që të takohej me Ramën për të diskutuar në lidhje me këtë çështje duke marrë në këmbim edhe përgjigjen e Kryeministrit: Jo, jo, nuk takohem unë me Edi Ramën; e kam personale me të; ai më ka rrethuar më 21 janar (http://respublica.al/artikuj/2012/5/26/berisha-me-ramen-e-kam-personale-me-ka-rrethuar-me-21-janar) . Nuk kaloi as 24 orë nga ky takim dhe përsëri Meta flet për një takim të domosdoshëm midis krerëve të partive më të mëdha politike në vend. Deklarata u bë sot paradite gjatë aktivitetit për zgjedhjen e Kryetares së Forumit të Gruas së LSI-së.

Madje për të parashtruar këtë kërkesë, Meta dha edhe një shembull nga një vend Afrikan, Zimbabve; Para një jave, në Vjenë takova një figurë të njohur për mua. Takova Morgan Zvangerai, i cili është Kryeministri i Zimbabves. Ralfi (Ralf Gjoni sh.r), sekretari i marrëdhënieve ndërkombëtare më tha: Po ky, si ulet çdo javë me Mugaben dhe diskutojnë për të ardhmen e Zimbabves, duke patur parasysh se sa shumë njerëz janë vrarë, se sa shumë njerëz ka humbur dhe Zvangerai gjatë viteve të rënda të opozitës? Dhe natyrisht Zvangerai ulet me Mugaben i cili ende vazhdon të jetë Presidenti i Zimbabves, jo sepse ka harruar të kaluarën, jo se ka harruar të vrarët, jo se ka harruar manipulimin e zgjedhjeve, por se ai e di shumë mirë se, në rast se nuk do të ulen, akoma më shumë njerëz do të vriten në Zimbabve. Ndaj, ngritja mbi të kaluarën është një kërkesë imediate e politikanëve kudo. Është një kërkesë imediate edhe për ne politikanët këtu në Shqipëri”, - ishte fjala e Metës për këtë çështje.

 

S.E.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>Ne mengjez rrugicezes sone, me therret &#39;fallxhorja&#39; nga veranda : &#39; Si u gdhine f...? Mbrame kam pa nji anderr t&#39;lezecme. Kallaballeku do shkoj me votu simjet.&#39;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kur hajduti kerkon te beje moral...Pfff. Meta dhe banda e tij e hajditve e ka vendin ne burg...Cudi edhe keta TV nacionale sa shpesh e nxjerrin kete hajdut ne fokus</p>

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>E mori dhe nje keshille te vlefshme Ralfi i vogel dhe e shenoi ne bllokun e tij.</p>

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Puna nuk eshte se Rama e &quot;rrethoi&quot;, puna qendron qe me kete Sali-u do tu tregoje familjeve (Sidomos atyre nga veriu), qe une mbrojta vetveten sepse Rama me rrethoi, medemek n,q,s ju merrni hak ndaj meje, dhe Une do marr Hak ndaj Rames........Ne baze te kanunit ai ishte i rrethuar ne Kulle............dhe ka te drejten e vetmbrojtjes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.