Propozimi i PD-së bie ndesh me çdo gjë, por jo me logjikën

Postuar në 13 Korrik, 2016 20:49

Top-Channel ka publikuar sot draft-propozimin e Partisë Demokratike për sa i përket vettingut. Meqenëse është bërë e njohur tashmë se ideja e PD-së konsiston në administrimin e një procesi nga një komision ad hoc, me rol të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, meriton vëmendje, propozimi për rolin që i jepet Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Sipas këtij dokumenti sugjerohet që: “Vëzhgues nga ONM-ja kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni. Gjithashtu ONM-ja ka të drejtë të dorëzojë pranë komisionit ad hoc dokumentacion që vërteton kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe që nuk disponohen nga institucionet shqiptare. Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM-ja ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumenteve dhe provave të administruara nga komisioni”. Në propozimin e vet, PD-së nuk i mungon mbështetja ligjore, por te ky paragraf shihet se ONM-ja merr të drejta që realisht janë “të qenësishme” dhe të paprecedenta për një mision vëzhgimi e monitorimi.

Analogjia me misionet e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet na bën të kuptojmë se çfarë roli do të ketë ky mision edhe sipas këtij drafti. Ndaj është e çuditshme, në mos e paargumentueshme se për cilat arsye kërkohet që ONM-ja të ketë të drejta ekskluzive vettingu. Dhe për cilat arsye ambasada amerikane, ajo e BE-së dhe pas tyre PS-ja këmbëngulin në këtë gjë.

Një tjetër analogji është ligji për dekriminalizimin që penalizon jashtë arsyes dhe frymës së kushtetutës personat për ushtrimin e funksioneve publike e të zgjedhura. Por te ligji i dekriminalizimit gjykimi mbi kandidatët bëhet brenda sistemit dhe shkon si shqyrtim i thelluar ndaj të dhënave që janë në dispozicion të institucioneve shqiptare. Në rastin e vettingut, de facto dhe de jure, me propozimin e amerikanëve drejtësia shqiptare zhvendoset Jashtë Kushtetutës dhe jashtë vendimmarrjes politike të përfaqësuesve të zgjedhur. Mundet që për dikë të jetë e arsyeshme një gjë e tillë, por këtu jemi në fushën e politikës ku po kërkohet të cedohet një e drejtë që për nga rëndësia dhe fusha e veprimit tejkalon shumë edhe ambicien e nënkuptuar të arrestimit të Sali Berishës. Është e udhës që edhe partnerët strategjikë të sqarojnë shqiptarët dhe jo vetëm Edi Ramën se çfarë kanë ndërmend të bëjnë me këtë protektorat mbi drejtësinë, që i bën jehonë thirrjeve prej eunuku të një Eulex për Shqipërinë.

Është jo pak ironike raportimi i lajmit nga Top-Channel kur shkruan se “Partia Demokratike ktheu një përgjigje për propozimin amerikan të kompromisit dhe përgjigja e opozitës nuk i jep Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian fuqi vendimmarrëse në procesin e vettingut. Në propozimin e saj të ri, opozita u jep ndërkombëtareve rol vëzhgues, por jo atë "të duhurin", siç u shpreh të dielën Ndihmëssekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland. Në përgjigjen e opozitës, të siguruar nga Top Channel, organi i vettingut është një komision parlamentar “ad hoc”, ndërsa operacioni ndërkombëtar i monitorimit ka rol vëzhguesi me akses të plotë në proces dhe dokumentacion”. Po Partia Socialiste çfarë argumenti jep në favor të propozimit amerikan, përveç fermentit popullist: të çrrënjosim të keqen? Sepse një parti serioze do të duhet të hapte edhe një diskutim publik mbi këtë çështje e jo të fshihet pas targës amerikane që nuk respekton semafor në Shqipëri.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=331004#tab

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

Ha ha ha. Llogjika Berishiane: Vetting nga SHBA-BE per gjyqtaret e prokuroret cenon sovranitetin. Falja e detit Jon Greqise dhe Fazllic ne mbledhjet e Keshillit te Sigurise Kombetare forcojne sovranitetin.

Submitted by GURALECI I GURALUMIT (not verified) on

O ti autor anonim, mos ja ke futur nje cike si kot plako ?
Krimineli shte kriminel.
Hajduti eshte hajdut.
Derri, nuk behet daje.
Kurse ti, me Saliun me Shoke, hallen e beni me koqe, dhe e quani xhaje.
Ju, me kasten t'uaj, e bete Tiranen, Durresin dhe gjithe bregdetin me pronare Tropoje, Kukesi e Skrapari.
Ja keni futur si kau peles, dhe mburreni me drejtesine.
A ke tru ne koke, apo trute i ke tek koqet ?
Nje ike pa lidhje mendimi ky shkrim.
Shkrim militanti. Dhe vetem kaq.
Te lumte. Te falenderon PD.

Submitted by GR (not verified) on

Or ti Redaktor, te drejte ke edhe per militantet, por ama me shume ka nevoje per vettingun, media qe te hap barkun nganjehere duke bere kete rolin as mish as peshk.

Submitted by redaksia on

Or ti Genti! Replikat me kometues jane per te hequr ndonje keqkuptim qe lihet te kuptohet nga gjuha ofenduese - sic eshte rasti yt dhe se dyti kur ka vend per te argumentuar ate qe ke shkruar ndaj ndonje komenti vertet te plote. Nuk eshte ndonje pasion me vete. 

Dhe sa per vetingun per mediat, pa merak se Milena me Edin, kete kryeministrin, kane menduar qe te bejne vetting ndaj komenteve, kur i gjykojne ato fyese. U gjykua si censure per mediat, por mundet te jete padashur nje lehtesim barre per te gjithe. 

Shendet! Mos u lodh me komentin e radhes, te lutem, se nuk do miratohet. 

Submitted by genti (not verified) on

kjo analiza duket si ato te henri cilit,perdoret kapaciteti intelektual per te pozicionuar qendrimin e opozites ne opsion me te pranushem...llogjika e perdorur e be shba e ps mqs po pyetke per keta eshte qe keto parti nuk kane dite te krijojne sistem drejtesie te drejte.kane 25 vjete.duke pare dhe kld e tanishme dhe shume gjyqtar qe jane kap me shkelje po nuk eshte mar asnje mase i kane dhene te drejte morale qe kete pushtet tia heqin politikes shqiptare.per ju mbrojtesit e pd uroj qe reforma te deshtoj,qe ps me lsi ti ndajne mire fetat bashk e tu hyjne ne katervjecarin tjeter me kuc e me mac e tu marin me dacka nga jeni e nga sjeni dhe te nderrohen pranaret e vjeter me keta te rinjte.populli do ta kete prap brenda sa krahu po ju e meritoni nje shkerdhim alla rama qe te bini nga shiu ne bresher

Submitted by redaksia on

Shkerdhim alla Rama? Te lutem, se do besh per te qeshur avokat Ngjelen!. Kjo per humor, se avokati eshte i afte akoma te ofendohet. 

Submitted by genti (not verified) on

hahaha redaksia qe meret me replika komentesh:))gjithsesi kam shume kohe pa e degjuar avokatin e se di cfare i referoheni.ne kete pike ne jemi duke u shkerdhyer perdite,se do nisin dhe keta denglaxhinjte e opozites sdo me vi fare ,po fare keq:)

Submitted by Albi_I (not verified) on

Fatkeqesisht eshte shume vone per PD-ne ky argument. Nje debat nese duhet apo jo nje reforme ne drejtesi, nese eshte drejtesia ose politika problemi, nese duhet perfshihen nderkombetaret kaq shume ne kete proces, duhej bere ne fillim. Po PD-ja per dy vjet ka pranuar ne vija te pergjithshme kete lloj reforme. Tani gjen thjesht pretekstin e rradhes per ta ndaluar. Eshte e qarte nderkohe qe vendet e rezervuara qe ajo kerkonte me aq ngulm ju dhane me pranimin se filtrin fillestar do e benin nderkombetaret, ndryshe kesaj reforme nuk i ngelet me asgje thelbesore per te ndryshuar sistemin.

PD-ja ne kete moment nuk ka me asgje me cfare te fshihet, dhe kete e them si dikush qe beson fortesisht se eshte Rama e keqja e madhe ne kete moment. Eshte kapur peng si parti nga interesi i vetem i Berishes per te siguruar koken e tij dhe te familjes. "Sovraniteti" eshte nje trill i rradhes nga nje kaste politike qe i perdor nderkombetaret cdo here per te justifikuar vendimet e saj, perfshi dhe Venecian qe po ashtu eshte nje organ thjesht keshillimor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.