Basha zhgënjen sërish amerikanët, heshtje apo pazar i Berishës me LSI?
Kur u duk se ishte gjetur formula e artë për konsensusin e reformës në drejtësi dhe pritej fjala e fundit nga Partis Demokratike, amerikanët të angazhuar fort në negociata duket se kanë marrë një tjetër zhgënjim. Të paktën ambasadori amerikan Donald Lu që në një reagim ka shprehur zhgënjimin për përgjigjen e marrë nga PD lidhur me propozimin e Nuland.
“Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e Z. Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi. Propozuam një zgjidhje në mirëbesim – gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita. Z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias.
Jemi duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid diskutuar nga Ndihmës-Sekretarja Nuland të dielën”, thuhet në reagimin e zotit Donald Lu. Siç pohon edhe ambasadori negociatat vazhdojnë, por ajo që kompromenton qëndrimin e PD është heshtja e Berishës dhe LSI-së për propozimin amerikan. LSI nxitoi të deklarojë në publik se është përjashtuar nga negociatat, duke motivuar më pas edhe mungesën e një qëndrimi lidhur me këtë çështje. Ajo që duket si heshtje kompromisi i ngjan një dakordësie mes të dyja palëve, çka shpjegon edhe ftohjen e marrdhënieve mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Teknikisht mësohet se PD kundërshton vetingun nga ndërkombëtarët të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Comments
:))))hahahahaha..nga fitorja
:))))hahahahaha..nga fitorja ne fitorje..ti shqiperi me jep nder....
Add new comment