Ky padashur thotë përherë të vërtetën: “Në 2013 u ndalua importi i mbetjeve sepse na duhej të investigonim shqetësimin që të huajt kishin vazhdimisht”
Disa deputetë socialsitë kanë rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e importit të mbetjeve urbane. Është kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, që po mbron iniciativën ligjore, e cila synon të lejojë importin. “Qëndrimi është që të lejojmë industritë e riciklimit të sjellin jo mbetje por lëndë të parë sekondare. Nuk ndryshon gjë për mbetjet e rrezikshme e ato jo të rrezikshme që ligji ndalon për t’u asgjësuar e depozituar në Shqipëri”, deklaroi Shalsi. Por pjesa më me interes është arsyeja pse socialistët ndaluan importin në momentin kur erdhën në qeveri. “Në 2013 Shqipëria kishte nevojë për një masë drastike sepse na duhej të investigonim shqetësimin që të huajt kishin vazhdimisht dhe e publikonin në mediat e tyre: çfarë hynte në Shqipëri? A kishte siguri në dogana? Sot janë pjekur kushtet që të lejohet futja e lëndës së parë sekondare, që do të bëjë të mundur mbijetesën e këtyre kompanive”, vijoi ai. Disi e papritur, pasi shumëkush mendonte se importi u ndalua si reagim pozitiv ndaj kundërshtimit qytetar. Por ja që duhet bërë vetingu edhe për plehrat në kufi. Nga Ndërkombëtarët kuptohet.
Comments
Uhff. Ne krye te nje ideje te
Uhff. Ne krye te nje ideje te tille ka qene Becchetti dhe ka qene shume prane . Mos eshte kusht i negociatave te Bechettit me qeverine kjo per te shpetuar shqiperine nga miliardat e gjyqeve qe ai i ka te fituara??? Investigoni njehere.
Add new comment