Fatos Tarifa: Universitetet private nuk ka pse të vlerësohen apriori si të këqiija

Postuar në 23 Maj, 2012 13:03

“Sektori privat në arsimin e lartë ofron risi, dinamizëm, kreativitet, konkurrencë vlerash, metoda mësimdhënieje, shprehi e praktika të reja, ….”, thotë mes të tjerash Fatos Tarifa në shkrimin e vet të publikuar në Panoramën e sotme. Merret vesh, se e ka marrë ngacmimin nga debati i hapur pas skandalit me diplomën e Renzo Bossi-t.

Sipas Tarifës, e keqja nuk qëndron tek numri i universiteteve private, por – dhe këtu bën një si polemikë me ata që kanë kritikuar in toto këto universitete – në cilësinë e ulët të stafeve pedagogjike dhe në vigjilencën e shkrehur të qeverisë e të ministrisë së arsimit, që kanë lejuar skemat Ponzi dhe prodhuesit e Renzo-ve.

Tarfia është i bindur se, përderisa përkujdesjen e edukimin e fëmijëve tanë të vegjël ua besojmë çerdheve private,  përderisa arsimin fillor e nëntëvjeçar ua besojmë po ashtu shkollave private, përderisa shëndetin tonë ua besojmë spitaleve e klinikave private, përderisa informimin ua lëmë në dorë mediave që janë tërësisht në duar private,  nuk kemi pse t’mos ua besojmë formimin akademik të fëmijëve tanë (edhe) universiteteve private (për më shumë ndiq linkun: http://www.panorama.com.al/opinion/nje-sistem-universitar-i-...).

E.G.

Comments

Submitted by xha Jaho (not verified) on

I kerkoj autorit te shkrimit te na tregoje kredibilitetin shkencor dhe akademik te zotit Tarifa.

Fatos Tarifa eshte nje kungull, asgje me shume.

Submitted by actus (not verified) on

"Merret vesh, se e ka marrë ngacmimin nga debati i hapur pas skandalit me diplomën e Renzo Bossi-t".

Jo, jo Respublica, ngacmimin e ka marre pasi e kapi Henri prej veshi, e u permendi favoret e te ardhurat e larta dhe hopa Tarifa u hodh si servil i pare te mbroje punedhenesin.

Me teper se te tere Tarifa duhet te kuptoje nivelin katastrofik te studenteve ku jep mesim, pasi mund te beje krahasimin me vende te tjera ku ka dhene mesim, por edhe me studentet e para viteve '90.  Pasi te beje kete, e pyes a perzgjidhen studentet ne keto fakultete qe nuk meritokan te futen te gjitha ne nje thes; a ka pra, kritere skualifikuese??

Me tej, a ka raste kur studentin e masterit e sheh per here te pare ne provim, apo oren e fundit te leksionit? Keni bere ndonjehere ndonje krahasim ndermjet notave te fituara tek shteterori ne nivelin bachelor dhe notave qe vini juve te UET ne master? Cilet jane pedagoget qe japin mesim ne master, pasi sikurse dihet aty mesimdhenesit minimalisht duhet te zoterojne graden doktor shkecash? A e keni pare ndonjehere tezen e kolegeve z. Tarifa te shihni c'qyfyre do te lexoni? Po niveli i tezave te pergatitura te masterit, te mbrojtur ne UET, a e dini cili eshte? Sa profesore me titull te tille ka UET, se ciles i eshte dhene e drejta e shkolles se doktoratures? Sa doktoratura udhehiqni juve zoti Tarifa?

E pyetjet s'kane te sosur. Heshtni me mire se eshte shume shume turp. Le te bejne servilin ata te rinjte, se eshte e kuptueshme, por Prof.dr  servile eshte shume e peshtire!

Submitted by Anonimekakavije (not verified) on

Profesori duhet ta kuptoje se meqe eshte brenda sistemit eshte thjesht i pabesueshem ne ato qe thote. Vleresimin e Universiteteve e bejne agjensite e specializuara, jo pedagoget e brendshem te tyre pasi ka konflikt interesi. Nese duan qe publiku ti besoje duhet te kembengulin per vleresim te jashtem periodik dhe objektiv.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Edmond Burke deklaron :"Ka megjithate nje limit,pertej te cilit durimi e humbet vetine e tij si virtut."

A nuk jemi valle ne kete limit?

Si eshte e mundur qe persona,njerez te tille nuk bejne nje arsyetim te atyre "ideve",mrekullive qe hedhin ne shtyp?

Eshte koha te zgjohemi,jane duke u tallur me ne,jane duke na bere inkoshient.

Eshte e vertete se bota eshte duke ndryshuar,por raporti shtet qytetar gjithmon bazohet mbi taksat.

Ka dale valle ndonje ligj i ri ne Shqiperi qe askush nuk duhet te paguaj taksat?

Nese ne i paguajme taksat regullisht athere :

- Perse duhen çuar femijet ne shkolla private? Nuk paguajme valle taksa per shkollen?

- Perse duhen paguar mjeket privatishte?         Nuk paguajme valle taksa per mjeksine(Sigurimet shendetsore)?

- Perse duhen paguar TV.te?                               Nuk paguajme valle taksen e televizionit ne faturen e elektrikut?

- Perse duhet te paguajme partite?                     A nuk vetefinancohen ato? Bile ne menyre te mrekullueshme ne biznesin e favoreve.

- Perse duhet te paguajme administraten publike? A nuk u mjaftojne taksat tona?

Problemi sipas meje eshte i thjeshte : Na marrin per budallenje. Ne nuk jemi ata qe jemi,por vetem ajo qe te tjeret shohin tek ne.

A eshte e drejte t'i abortojme endrrat tona?

Ka ardhur koha ta fikim mendjen (kompiuterin) qe arsyeton dhe te shikojme se çfare ka ne zemer.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.