"Ka një skenar të errët për ta zhbërë Himarën"
Ish-deputeti himarjot, biznesmeni Nikollaq Neranxi shkruan në profilin e vet në Facebook për atë që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Policia komunikoi për një zënkë për motive të dobëta, por Neranxi flet për një skenar të errët. Më poshtë statusi i Neranxit:
"Të dashur miq! Do të doja të sillja akoma në vemendjen tuaj, ngjarjen e djeshme të shëmtuar të Himarës. Ju bëj me dije, se në media ka patur presione të mëdha, me qëllim që ngjarja të dilte si një konflikt banal, ose siç e kishte shkruar policia në komunikatën e saj zyrtare, "zënkë për motive të dobëta". Pra të jesh në punën tënde, duke diskutuar si njeri për hallin e shtëpisë tënde dhe të të hyjnë me forcë në institucionin e shtetit e të të dhunojnë, sipas policisë së shtetit e cila mbahet me taksat tona, na qenka zënkë për motive të dobëta!!! Është shumë e rëndësishme të kuptohet e vërteta dhe më mirë se kjo video, asnjë tjetër nuk na e rrëfen. Në sekondën e 14-të, shfaqet Manol Zoto duke folur në mbledhje, kur disa të rinj hyjnë me forcë në mbledhje dhe fillojnë dhunën, terrorin dhe raprezaljen.
Në emër të banorëve të Himarës, i bëj thirrje organeve të drejtësisë ta zbardhin këtë çështje sa më parë. Ndërkohë iu kërkoj gazetarëve, kryesisht atyre që kanë hapur portale shumë të mira informative dhe janë vetë pronarë të tyre dhe mbi të gjitha, që nuk kanë interesa koncesionesh dhe leje ndërtimesh me pushtetarët, që të investigojnë më thellë mbi këtë çështje. Pse erdhën këta njerëz në Himarë, çfarë kërkojnë, kush i solli, kush i sponsorizon dhe kush i mbështet? Do shikoni sa gjëra interesante do zbuloni! Ka një skenar të errët për Himarën, për ta ç'bërë krejtësisht si vend, me gjithë historinë e saj.
Personalisht angazhohem të jap ndihmën time modeste për ato portale apo media të ndryshme, të cilat marrin përsipër të thonë të vërteta, duke iu vënë në dispozicion reklamat e biznesit tim si dhe do flas me sipërmarrës të tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë. Në këtë mënyrë nuk kemi pse ushqejmë batakçinj, si dhe do ndihmojmë njëri tjetrin që të jetojmë me dinjitet dhe me kokën lart. Kjo vlen jo vetëm për këtë rast, por çdo herë. E vërteta e thënë nga ju, e shpëton Shqipërinë, përndryshe kemi mbërritur pa kuptuar në diktaturë!"
Comments
Do te bej konkurence
Meqenese ti e mban veten per greqir dhe shet produktet e tyre une do te te konkuroj fort keshtu dhe nuk do sponzorozoje media qe ti sponzorizon. Gjithashtu i bej thirrje te gjithe Shqiptareve te mis blejne produktet e neranxit sepse ato para shkojne per sponsorizimin e politikave anti Shqiptare.
1821
Cdo gje ka filluar qe ne 1821me zhberjen e Shqiperise e me pas me 1912 me copetimin e asaj qe ngeli prej saj.
Te lumte MALLAKASTRIOT.
Te lumte MALLAKASTRIOT.
Kjo gje duhet perhapur ne te gjithe portalet online.
Te bejme bojkot dyqaneve te Neranxit, si grekofil qe kerkon t'ja aneksoje Himaren grekerve.
Neranxi eshte tamam nje gjerper me dy koka.
BOJKOT NERANXIT NGA VERIU NE JUG TE SHQIPERISE.
EDHE NJEHERE TE LUMTE MALLAKASTRIOT.
po ju filloni bejini bojkot
po ju filloni bejini bojkot cdo kompanive te huaja si ato te telefonise si fillim qe as taksa nuk paguajne ne Shqiperi, pastaj vazhdoni tek Neranxi. pseudo patriot, ju jeni thjesht nacionalista te fryre me pompe
Jo Neranxi por as Jezusi apo allahu te vijne ketu nuk e marrin dot himaren
Tullumbace e 1821
Fryrja e asaj qe quhet greqi filloi me 1821 dhe vazhdoi me 1912. Arvanitasit jane autoktone dhe kryen revolucionin Shqiptar qe per fat te keq quhet grek. Kryeministri i pare i atij shteti qe quhet greqiu ishte Shqiptar dhe parlamenti gjithashtu fliste Shqip. Perderisa greqiu eshte shtet artificial dhe prodhues krizash ne Europe nuk e kuptoj se perse Europa nuk na e kthen greqiun dhe keshtu i japim fund krizave te gadishullit Ilirik dhe i bllokojme aksesin edhe muzhikut Rus ne mesdhe. Te fala janulles.
Add new comment