Berisha po heq dorë nga loja e vet presidenciale?

Postuar në 23 Maj, 2012 06:17

Ka qenë menduar që sot në mbrëmje në programin Opinion të Klanit të flitej mbi çështjen presidenciale. I ftuar do të ishte kreu i grupit parlamentar të partisë më të madhe të maxhorancës, Astrit Patozi, që do të vinte në program drejt e nga mbledhja e kryesisë së PD-së, në të cilën do të ish zyrtarizuar – kjo ka qenë axhenda e punëve – emri i kandidatit presidencial të PD-së. Dhe Patozi do të shkonte në Opinion për të mbrojtur këtë kandidaturë.

Mirëpo, diçka ka ngecur. Programi nuk do të bëhet mbi këtë temë; të paktën, nuk do të bëhet ashtu si ish planifikuar, dmth me Patozin në buxhak e me një panel gazetarësh. Dhe arsyeja është e thjeshtë. Është anuluar mbledhja e kryesisë, gjë që të bën të mendosh se PD-ja nuk do të ketë një kandidat të vetin. Bën vaki pra që Berisha, o prej presionit të fortë ndërkombëtarr, o prej llogarive që nuk i dalin me numrat në parlament, o ngaqë gjithë këtë karshillik e ka bërë sa për të krefur ambicjen e Topallit a të dikujt tjetër në PD, ka kaluar në planin B, ku nuk parashikohet ndonjë kandidat i PD-së.

E.G.

Comments

Submitted by Real (not verified) on

Krefja e karshillekut te Topallit eshte arsyeja kryesore.
Me nje budallaçke si ajo, e kishte kollaj te qiste kunjin Berisha.

Submitted by Agimi (not verified) on

o Real, o tunxh o vella !

Me Jozefinen nuk eshte aspak ashtu sic thua ti , qe :

"Me nje budallaçke si ajo, e kishte kollaj te qiste kunjin Berisha" !

Jo or tunxh jo. Jozefina po ja shterngonte fort k.oqet Berishes duke i thene :

" ..ose mua presidente ose dola kunder teje me zgjedhje te parakoheshme dhe duke kerkuar

me vone hetim per ish-kryeministrin Berisha. Zgjidh e merr. Mua Presidente ose ti nje ish-kryeminister nen hetim."

Shterngimi ka qene i forte dhe shpellari ka hezituar te injoroje ate "budallacken " Jozefine.

Nese ti , Real, do te ishe pak me i rritur do ta kuptoje qe ajo eshte nje neperke ,

e cila  po e shterngon viktimen e saj gjithnje e me shume or ti ...tunxh o vella.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Berisha ka veshur shume te keqia, por nuk eshte idiot ; ai e di qe ne kete dynja heret apo vone do te ta bejne ate qe u ke bere te tjereve ; p.sh. pas " garancise " qe i dha R.Alise disa muaj me pas e futi ne burg... etj. Per kete aresye ai nuk mund t'i kete bese nje idioteje si Topalli , e cila pikerisht per shkak te idiotesise se saj ekstreme me kohe ka pare endrra se  emri i saj do te vendosej ne histori , madje , sipas saj para Berishes . Pse jo ? Ca ka ba ai ma mir se une ? Prisni t'u diftoj se cka do te baj une ? Une kam edhe thirrjen e te parve te mi, qe jane kuku e ma te shquem se te paret e Berishes .Une edhe ne gen jam demokrate 24 karat , Berisha ka qene komunist ...

Ne optiken e garancive per te ardhmen  Berisha mund te kete disa delfine brenda PD , nderkohe ai  e di mire qe Topalli eshte " hipopotame " ne politike e ne marredheniet institucionale si presidente e ardhshme. Vec kesaj pothuaj te gjithe politikanet e tjere me emer ne PD si Patozi, Olldashi, Rusmajli apo me i rendesishmi L.Basha etj. qe e njohin mire "klasin politik  " dhe idiotesine e Topallit ne marredheniet institucionale....Ne se Berisha do ta hidhte ne vote kandidaturen e Topallit per presidente edhe ne kryesine e PD  , me votim te hapur apo te fshehte Topalli nuk fiton.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.