Rona Nishliun e krahasojnë me këngëtaren Aretha Franklin

Nëntë muaj janë dashur për të ndërtuar impiantin Chrystal Hall, ku po mbahet festivali i Muzikës në Eurovision, që është një nga ngjarjet më të ndjekura televizive të kontinentit. Janë mbi 100 milionë vetë ata që e shohin. Dhe ka tërhequr vëmendjen Ballkani. Malazezi Rambo Amadeus, këngëtar i famshëm e kontrovers në vendin e vet, kish kërkuar të bënte përshtypje në Baku me tekstin e këngës, ku kish dhe mesazhe politike disi hermetike e të pakuptueshme. Por ka tërhequr vëmendjen dhe Rona Nishliu, kosovarja që përfaqëson zyrtarisht Tiranën e praktikisht të gjithë shqiptarët. Në të përditshmen Corriere della Sera të Italisë, ku zakonisht nuk flitet kurrë për festivalin e këngës në Eurovision (kanë Sanremon e tyre, që e quajnë festvalin par excellence të këngës në botë), përmendin ndonnjë krahasim që kishin bërë të tjerët për Ronën. “Është si Aretha Franklin”, ky është një krahasim. “Është si Chaka Khan”, thosh krahasimi tjetër që i bënin me të ashtunjohurën the Queen of Funk. Nëse këto krahasime i rezistojnë sadopak kohës, Rona Nishliut nuk i lipset asnjë çmim tjetër në këtë botë.
Por shqiptarët do ta donin çmimin e parë në Eurovision. Do ish një ngjarje e bukur. Sidomos, pas tragjedisë që ndodhi.
M.N.
Comments
Ky krahasim eshte fyes per

Ky krahasim eshte fyes per Aretha Franklin.

Kur i lexoj kta njerzt si ti

Kur i lexoj kta njerzt si ti per moment me ritet deshira te isha lindur japones e jo shqiptar, po aspak nuk mundesh te gezohesh kur ndonjekush tjeter e favorizon at qe esht pjesa perberse e jotja ??? ohhh e mjera nan qe tka lind sakat

E mbani mend kure kritikonin
E mbani mend kure kritikonin albanezet se si kjo kenge nuk ben per eurosong.Skan faj te shkretit se jane helmuar nga turbo folku...
Kenga e Rones ishte pak e

Kenga e Rones ishte pak e ekzagjeruar ne te qare,ne shqiptaret jemi per te qare por jo te na degjoj bota.Megjithate Rona kendoi dhe interpretoi shume bukur dhe per kete duhet pergezuar sepse dhe vet komentet e gazetave te ndryshme te botes flasin per te.Kjo tregon se zeri i saj ka bere pershtypje.Urime Rona suksese me tej.

Po ky eshte problemi se ne
Po ky eshte problemi se ne akoma nuk kemi mberritur nivelen qe te ndajme vleren nga anti vlera dhe na duhet nje i huaj te na vleresoje si ne muzik,politik,sport etj etj
Po qan rona qe te degjoje

Po qan rona qe te degjoje gjithe bota e te veje doren ne zemer per meshirese jemi te "paret "nga fundi ne çdo gje te mire ama te paret ne korrupsion e ligesi ,nqs do marre çmim do ja japin ata qe qajne neper bote,zemrat e vrara,mos o zot te jete dhe per fundin e botes kjo kenge?Kujt i shkoi mendja qe ti qahemi tere botes se mes njeri-tjetrit plas ste degjon kush.

Add new comment