Jensen për garën presidenciale: Nuk vlen asnjë prej “kuajve në garë”

“Procedurat e Kushtetutës, fryma dhe gërma e kësaj të fundit, në zgjedhjen e Presidentit janë të rëndësishme, por njeriu që do zgjidhet është po kaq i rëndësishëm”, thotë ambasadori danez Karsten Jensen (është në javët e fundit të mandatit si ambasador; është caktuar i riu që do të vijë në këmbë të tij) në një intervistë për Shqipin. Madje, duke i marrë të mirëqena procedurat kushtetuese, të cilat do të respektohen me hir, me pahir, ambasadori danez lë të kuptohet se një fokusim tek rezultati, më shumë se tek metoda, është më i rëndësishëm.
“Garë kuajsh” e quan ai lojën presidenciale që po zhvillohet në media me kandidatë gjithfarësoji. Dhe nuk e fsheh se nuk i pëlqen asnjëri prej kuajve në garë. Nuk i pëlqejnë mbi të gjitha ca syresh, “që në vendet më demokratike nuk do ia dilnin as të hynin në derën e hipodromit e jo më të përmendnin rreshtimin në vijën e startit; ata do të skualifikoheshin menjëherë, për shkak të së kaluarës, të tashmes dhe bashkëpunëtorëve të tyre”.
Nuk përmend emra. Ka nevojë që t’i përmendë?
Re.Pu.
Comments
Humor i kendshem para
<p>Humor i kendshem para largimit, si nje 'shkelje syri'...</p>
O Zt. Ambasador te lutem
<p>O Zt. Ambasador te lutem permend emrat - se ja u ngece ne fyt Shoqerise Civile me Muç Nanon qe kane perzgjedhur YLLI CABIRIN.</p><p>Te lutem o Zt. Ambasador thuaj te pakten qe nuk e kishe me Çabirin...jo per gje por do gjesh belane nga Sorros-i se kta nuk te shkeputen kollaj. </p><p> </p>
Add new comment