Ja çfarë kanë transmetuar televizionet tona ditën që ndodhi tragjedia

Postuar në 23 Maj, 2012 03:12

Në një shkrim të publikuar në Tema (me autor Përparim Halilin), tregohen sipas radhës lajmet që janë dhënë pasditen që ndodhi tragjedia në Himarë nga televizionet “KLAN”, “TVSH” e “ABC”:

1. Zyra e kryeministrit, njofton shqiptarët se kryeministri Sali Berisha ndërpreu urgjent vijimin e punimeve të Samitit të Çikagos dhe është duke u kthyer në Shqipëri (Samiti, kishte përfunduar 3 orë e 20 minuta më parë se momenti kur kishte ndodhur aksidenti, ndërkohë që kryeministri ishte në takim-kafe “propagandistike” të lobuar me një grup shqiptarësh të diasporës në Çikago).
2. Televizionet “KLAN”, “TVSH” e “ABC” : – Kryetarja e kuvendit zonja Jozefina Topalli, gjithë ministrat dhe deputetët e mazhorancës, sipas një plani të detajuar, gjenden në vendin e tragjedisë dhe në qendrat spitalore, duke kontribuar për të lehtësuar pasojat e tragjedisë.
3. Kronikë televizive: Pamje ekskluzive, duke treguar hipjen e disa ministrave të “përlotur” në helikopter, për të shkuar me urgjencë në vendin e tragjedisë.
4. Kronikë televizive: Flet kryeparlamentarja Topalli: – Qeveria është ngritur e gjitha në këmbë dhe po bën gjithçka, kemi marrë të gjithë masat, jemi pranë njerëzve në fatkeqësi.
5. Kronikë televizive: Shfaqet kryeparlamentarja Jozefina Topalli në vendin e tragjedisë dhe njoftohet se kryeparlamentarja, së bashku me disa zyrtarë të lartë të kuvendit dhe disa ministra të PD kanë dhuruar gjak.
6. Kronikë televizive: Flet kryetari i LSI: – Ne jemi këtu, për të bërë të pamundurën që të kaloj me sa më pak pasoja kjo tragjedi. LSI ka dërguar qindra të rinj të LRI në spitalin Ushtarak dhe në spitalet Himarë, Vlorë e Sarandë për të dhuruar gjak.
7. Kronikë televizive: Flet Monika Kryemadhi:- Tragjedia na ka pikëlluar shumë, sidomos mua që jam nënë. LSI po bënë gjithçka është e mundur për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë, duke organizuar grupet e të rinjve për dhurimin e gjakut dhe duke qëndruar pranë të plagosurve e familjeve të viktimave. Unë si nënë, nuk i çoj kurrë fëmijët e mi në ekskursion me autobus, nuk kam besim.
8. Kronikë televizive: Kreu i opozitës Edi Rama, niset urgjent për në spitalin Ushtarak dhe së bashku me disa deputetë të PS dhuroi gjak për të plagosurit.
9. Njoftim zyrtar i PD: – Deputetët dhe drejtuesit e PD të qarkut Vlorë, u gjendën që në momentin e parë të aksidentit pranë studentëve, duke kontribuar për të shpëtuar jetët e studentëve.
10. Njoftim zyrtar i PS: Deputetët dhe strukturat e PS të qarkut Vlorë, që prej momentit kur ndodhi aksidenti e në vazhdim, gjenden në vendin e tragjedisë, duke u bërë pjesë aktive e ndihmës maksimale për të shpëtuar jetët e të rinjve studentë.
11. Njoftim zyrtar: – Ministria e Brendshme, me porosi të veçantë të kryeministrit Sali Berisha dhe nën kujdesin e ministrit Bujar Nishani, ka vënë në dispozicion 7 helikopterë dhe gjithë mjetet e policisë së shtetit, si dhe ekipet zjarrfikëse të rretheve Vlorë, Sarandë.
12. Njoftim zyrtar: Me porosi të posaçme të kryeministrit Sali Berisha dhe nën drejtimin e ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, janë vënë në Spitalin Ushtarak janë vënë dispozicion 60 mjekë e 150 infermierë, janë prenotuar spitalet private dhe janë në shërbim të plotë me gjithë nevojat mjekësore spitalet Himarë, Vlorë e Sarandë.
13. Njoftim zyrtar: Me porosi të posaçme të kryeministrit Sali Berisha dhe nën drejtimin e ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, janë marrë masat që të bëhet e pamundura që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak dëme e dhimbje.
14. Kronikë televizive nga Vlora: Dega e LSI Vlorë gjendet pranë të plagosurve, duke ndihmuar të plagosurit në bashkëpunim aktiv e të specializuar me drejtorinë e spitalit Vlorë (drejtor i spitalit Vlorë është Shkëlqim Selami, i LSI).
15. Kronikë televizive: Flet Sokol Olldashi: – Rruga ka qenë e mirë sepse është rikonstruktuar. Nga informacionet që kemi, nuk ka qenë shkak rruga për aksidentin. Mendohet se ka qenë një humbje vëmendje e shoferit.
16. Kronikë televizive: PDIU njofton se gjendet me kontributin e saj për dhurim gjaku e mbështetje pranë të plagosurve dhe familjeve të viktimave.
17. Kronikë televizive: – Partia “Balli Kombëtar Demokrat”, përjetoi me dhimbje tragjedinë e Himarës dhe gjendet pranë familjeve të viktimave e të plagosurve me mbështetje për çdo nevojë që ata kanë dhe kërkon nga qeveria dhe institucionet e specializuara, të bëjnë çmos për të shpëtuar jetët e të plagosurve.

Edhe ca televizione të tjera, jo të qeverisë, kanë dhënë të njëjta lajme, veçse me rend të ndryshëm.

Re.Pu.

Comments

Submitted by f.d. (not verified) on

Pak qenkan ! Duhet te kishte dhe me shume. Edhe kjo dite si gjithe te tjerat ne keto televizione detyrimisht dhe pambarimisht duhet te na 'skalise' ne tru qe maxhoranca qeverisese po 'heq keq' per te miren tona, qe na ndodhet ne cdo cast 'prapa deres', qe gezohet e pikellohet deri ne 'delir' sipas 'humorit' tone,qe...'e meriton' voten tone hedhur ne kutite e fshehta tenumerimit te hapur...Kam pershtypjen qe axhenden e ketyre kanaleve e pergatit Frangaj & Co per te na fshire nga memorja pakenaqesite qeveritare ne ushtrimin e detyrave qeveritare per sigurimin e jetes se 'pasiguruar' te pakten brenda territorit...ne banesa, ne rruge, ne pune, ne pushime, ne mitingje, ne qef tone...Keshtu thone, qe e paskemi me Kushtetute 'sigurimin'...

Submitted by Ay (not verified) on

Mire qe na e çajne daullen çdo dite, por edhe per dite zije do te shohim po te njejtat fytyra ne televizor?!

Jam i bindur qe pjesa me e madhe e tyre mezi kane pritur ta shfrytezojne rastin per t'i treguar shqiptareve qe jane te dhimbsur. Do ishte mire te ishin te dhimbsur gjate 364 diteve te tjera te vitit. Gjithçka behet per show. S'ke ç'i ben, eshte pjese e lojes.

Submitted by Atentatori (not verified) on

Keni harruar edhe nje:

Gazetari ne terren njofton: Ne Universitetin e Elbasanit kane shkuar per homazhe Deputet e PD te rrethit: me emra nje nga nje, prefekti, ministri, antaret e PD.

Gazetari ne Studio pyet nese kishte edhe te PS-së

Gazetari ne terren vetem pergjigjet: Po Po kishte!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.