Projeksionet për një reformë që do shtyhet

Postuar në 22 Qershor, 2016 16:21

Projeksionet e Bashës janë për shtyrjen me një vit të reformës në drejtësi, zvarritje që në fakt ai ia faturon kryeministrit Rama. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha komentoi kërkesën e Gramoz Rruçit për futjen në procedurë parlamentare të reformës në drejtësi. “Me aktin e sotëm Edi Rama u vetëdenoncua si armiku i reformës, pasi duke cuar njënashëm kërkesën për draftin që kap politikisht drejtësinë ka marrë përsipër dëshimin e sigurtë, shtyrjen me një vit të reformës dhe nga ana tjetër duke rrezikuar destabilizimin politik të Shqipërisë”-deklaroi Basha.

Basha i ka bërë thirrje deputetëve të shumicës të mos përdoren politikisht si mburojë ndaj njeriut që sipas nuk do drejtësinë e pavarur. “Çështja që na ndan me Ramën është e rëndësishme, nëse ka reformë ajo do bëhet sipas Venecias, dhe me këtë nuk ka kapje politike, këtë do PD, këtë do opozita e shtuar në radhët e saj edhe me faktorë që deri dje nuk e kane parë vetën në opozitë, ne e kemi bërë zgjedhjen, Venecia e ka sanksionuar, kjo është rruga, zbatimi i rekomandimit 88”- tha Basha.

 

Comments

Submitted by SHQUP- isti (not verified) on

Lul Basha, ne rolin e zedhenesit te komunistit te fundit ne Europen juglindore, Sali Rame Berisha (SRB ose SERBIJA).
Per te thene te tjera, eshte e kote, mbasi jane thene e sterthene.
Mut Sala e Kake Luli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.