Tragjedia e Himarës, dhe .... transmetimet televizive live

Postuar në 21 Maj, 2012 11:32

Ka gati dy orë që flitet mbi një aksident tragjik. Njëmbëdhjetë të vdekur, e dhjetra të plagosur – ky është bilanci i aksidentit në afërsi të Himarës. Në orën 16.15 (sipas policisë), një autobus me targa të Elbasanit është rrëzuar në një greminë me lartësi disa dhjetra metra. Lajmi i fillimit fliste për një autobus me nxënës gjimnazi, por më pas lajmi u saktësua: bëhet fjalë për një autobus të mbushur me studente (vajza) të universitetit Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, të cilat po shkonin në Sarandë për një ekskursion 24 orësh. Numri i viktimave duket se është saktësuar (11 pra), por të dhënat e plota mbi ngjarjen priten të dalin në orët që do të vijnë.

Të gjitha strukturat e shtetit janë më këmbë (spitalet, policia, etj), por nuk do të ishte e këshillueshme të ndiqeshin transmetimet live të televizioneve, pasi pjesën më të madhe të informacionit që ato japin e zënë detaje të dhëna me zellin e komentatorëve sportivë, dhe lajmet me prononcimet e me shqetësimin putativ të Berishës, Topit, Ramës, ministrave, politikanëve, maxhorancës, opozitës, etj. Është një informacion bezdisës. Dhe fyes.

M.N.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Hera e pare qe jam dakort me ty Mr Muci. Jam kurioz po te kishe qene ti pronari i ndonje TV si do ta kishe transmetuar lajmin? VFC

Submitted by Johnny (not verified) on

Let them RIP for today.

Tomorrow will be another day for those who have to be judged

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ketu nuk kan vend diskutimet ansore.

Ky asht nji pikllim i madh per te gjithe. Ngushellime familjarve dhe sherim te plagosurve.

Submitted by Anonim (not verified) on

Paul kur ke fillu dhe ti kritikon per diskutime anesore...vk

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Fjale te shenjta.Nuk ze vend asnje diskutim tjeter.Opinioni publik dhe mediatik duhet te qendroje afer familjareve te viktimave,nese mundemi te u lehtesojme sado pak atyre prinderve te ketyre te rinjve dhimbjen.Gjithe kombi pa dallim duhet te u gjendet afer familjareve.Kjo eshte nje tregjedi Kombetare.Ky eshte mendimi im.

Submitted by raimondi (not verified) on

Ama edhe kjo gazete ne foton kryesore nuk vendos trtagjedine por na ve lajmet e grekut --Ik more.!

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Pse jam i bindur qe kukuvajkat e Edit, sot do te fillojne te nxjerrin fajtor Salen, duke thurrur histori dhe intriga per aksidentin si zakonisht ?

Submitted by George (not verified) on

E cfare nuk pret nga ca njerez qe edhe per aksidentin teknologjik te Gerdecit akuzuan qeverine...

Submitted by shqiptarja (not verified) on

Ngushellime te gjithe familjareve dhe force per te perballuar kete dhimbje te pamase!!!!!!!!!!!

Kemi degjuar gjate gjithe mbremjes versione te ndryshme te ngjarjes nga shume media. Njera jep versionin e problemeve mekanike te autobuzit, dhe tjetra jep versionin e problemeve shendetsore te shoferit. Por ne asnje moment nuk eshte degjuar te flitet se si u organizua kjo ekspedite?! A kane qene pedagoget qe e kane organizuar dhe ku ishin ata ne momentin e aksidentit? Nuk u pa asnje pedagog te ishte ne ate autobuz vdekjeprures. Ku fillon dhe ku mbaron pergjegjesia e ketyre pedagogeve? Si mund te behet nje ekspedite mesimore pa pedagoge ?!!!!!

Eshte nje fakt me shume qe treogon qe kata "pedagoge" qe kane te ardhmen e kombit ne dore i interesojne vetem leket e provimeve dhe si tu shesin librat e tyre studenteve.

Dhe ketu mbaron  misioni i tyre i shenjte.

Dhe pastaj na dalin pedagoge ,qe sot jane bere deputete ,qe thone poezi keqardhjeje por asgje ne lidhje me pergjegjesite.

Por sado e madhe te jete dhimbja solidariteti i ketyre njerzve te paskrupuj i kalon caqet e makabritetit.

Submitted by Lo (not verified) on

Nje tjeter mbremje tronditese dhe nje mengjes i trishte. Jete ne lulezim te keputura ne mes, kete pranvere, Lot, dhimbje, qirinj dhe nje tjeter dite zie kombetare kerkuar nga kryeministri ne celular, gjate kthimit te tij urgjent nga Amerika. Farse, lot krokodili ne vajtimin e madh te rradhes. Bashkepjesmarrje ne hidherimin e pamase te familjareve dhe dhimbjen e zemrave te dlira. Turp, nuk ka vend per bashkepronesi. le te qendroje me mire larg ai dhe shtetaret e tij. Mund te hap shpirtin e te shkoj perlotur ne meshe per keto vajza, te lutem qe zoti te sjelle prehje dhe durim per nenat e baballaret... E bera kete ne pervjetorin e Gerdecit, vite me pare... Cova karafila ne 28 janar per te vraret perpara kryeministrise... Me dhembi ne kocke largimi i Danit, si nje largim i shpreses dhe besimit per qytetaret me te cilet jetoj.

... dhe ja ky mengjes me rruge te lagura, te ftohta, pa jete, dhimbje qe elektrizon ajrin, fryme njerezish pa goje.

Nuk dua te qaj me! Femijet tane kane te drejten njerezore te jetojne

Gjithshka per jeten e studenteve thene ne cel nga .., mos duhet ta kuptoj gjithshka per te pluhrosur te verteten e mungeses dhe paaftesise se shtetit? Nuk dua te degjoj sipermarrjen e tij per funaralet, as edhe njoftimet per helikoptere e mjeke ne gatishmeri. Ato vajza meritonin te gezonin rinine e tyre dhe te enderonin ne kete vend. Tragjedi, po vertet. ... per te gjithe kombin qe ndjek ne faqe gazetash dhe ekrane operacione shpetimi spektakolare dhe shtetare te paturp veshur me rroba zie per eventin, qe gjejne rastin te na tregojne qe rruga sapo eshte konstruktuar. Kob i zi.

A ka pergjegjes e pergjegjesi zoterinj, ne mos direkte, morale (fjale e harruar). Dua te shkoj ne meshe pa friken se neser do te qaj perseri. Zoti mos e dhente

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.