Hollandezët filmojnë hashashin në Lazarat, video e plotë: I gjithë fshati është plot

Dy të rinj hollandezë kanë sjellë një film të shkurtër për Shqipërinë e Jugut, një film që, ndërsa përcjell pamjet fantastike të rrugëve malore dhe bregdetin, zbërthen nga afër edhe vatrën më të madhe të kultivimit të hashashit. “I gjithë vendi është plotë me bar”, thonë dy turistët ndërsa tregojnë fshatin Lazarat nga kati I dytë i një ndërtese (minuta 25.40). Video është ndërkohë një provë e fortë se policia ende nuk ka mundur të vërë nënkontroll këtë zonë, ndërsa bimët e drogës aty janë deri në tre metra të larta. Përgjithësisht policia deri tani është përqëndruar në goditjen e drogës pasi ajo del nga fshati dhe sekuestrimet kanë qenë në masa të mëdha, por për policinë është ende e pamundur të ndërhyjë në fshat ku sa herë ka pasur një ndërhyrje, ka pasur edhe përplasje të ashpra me banorët.
Videon e plotë shiheni në linkun: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=nB-Io...
Marrë nga Mapo
Comments
Ky nuk eshte lajm...Per

Ky nuk eshte lajm...Per cilindo shqiptar eshte e qarte. Gjithesesi eshte nje fshat i bukur!!!!

Ashtu si shteti kosovar nuk

Ashtu si shteti kosovar nuk po hyn dot ne Mitrovicen e Veriut, edhe shteti shqiptar nuk po arrin te vere nen kontroll provincen e Lazaratit...

geil gais, gruene schurunkel

geil gais, gruene schurunkel bis 3m?! geil gais!

Mua per vete mu duk reklame e

Mua per vete mu duk reklame e bukur per turizmin. Bejini like sa me shume asaj videos ne youtube.

Të dhj..... fshatin e bukur!

Të dhj..... fshatin e bukur! Një fshat shkatërroi gjithë Shqipërinë. Po të ishte mbytur që në embrion krijesa që instaloi, institucionalizoi dhe zyrtarizoi krimin në Shqipëri, nuk do kishte krimi këtë përhapje. Fillimisht u toleruan nga se fshati gëlonte nga "demokratë". Më pas, gjithëçka doli jashtë arsyes, por brënda llogjikës së shteteve të dështuara (si Somalia, Haiti) të cilat nuk kontrollojnë dot territorin e vëndit që duhet të qeverisin. Tani aty nuk lulëzon vetëm begatia por dhe krimi. Komuna drejtohet nga manekinë të korruptuar, banorët në tërsi jetojnë me krimin dhe e kultivojnë atë. Karshilliku dhe rrugaçëria e të "fortve" ka rrëzuar shtetin. Janë disa qindra individë të mjerë që bien çdo vit në burg, pasi blejnë kanabis dhe kapen nga policia, herë të spiunuar nga shitësit-bashkëpuntorë të policisë e herë nga se bien në kurthet e ngritura. Ata që po mbushun me qindra burgjet tona, e dinë si funksionon, por varfëria pjell krimin, ndaj orvaten të dëshpëruar. Por nuk është ky krimi i vetëm i lazaratasve. Mbi gjithë poshtërsinë e pasurimit të tyre, qëndron krimi i përhapjes të konsumimit të drogës, vdekjes së sigurtë të kujdo. Ky emër i urryer, Lazarat, është njolla e turpit për çdo qeveri, polici e shoqëri civile.

Ne Amsterdam cdo kafene

Ne Amsterdam cdo kafene dhe bodrum eshte si ky fshati ...

Add new comment