Presidenti Topi i vendosur të mos emërojë beniaminin e Berishës në krye të KLD-së

Disa javë më parë, mes Presidentit Topi dhe shumicës parlamentare u hap një debat i ashpër në lidhje me emërimin e nënkryetarit të KLD-së. Topi propozoi një prej anëtarëve që është gjyqtar, ndërsa Ministri i Drejtësisë Halimi kërkoi që zgjedhja të bëhet pas betimit të presidentit të ri. Si rezultat votimi ende nuk është bërë. A është tërhequr Presidenti Topi nga pozicioni i tij, apo ka arsye të tjera për këtë vonesë? Kjo ishte pyetja që iu bë atij sot në një intervistë në Zërin e Amerikës.
Dhe ja si u përgjigj Presidenti Topi: “Unë nuk njoh tërheqje në linjën time, ju e dini që kam qenë konsekuent. Problemi është tek një vendimarrje racionale, por ajo që është shumë e domosdoshme, do të thoja, është që askush nuk duhet të mendojë, që dikush tjetër që vjen mbrapa duhet të bëjë emërimet. Unë mendoj që kjo është vlera që kanë instiucionet. Institucioni i cilitdo mbyllet në momentin që atij i mbaron afati kushtetues dhe puna për atë që vjen mbrapa fillon kur atij i nis afati kushtetues. Këtu nuk është çështje emrash dhe individësh, këtu është çështje e stabilitetit dhe performancës së institucioneve. Nga kjo pikpamje, në vijim të takimeve që do të ketë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, do të marrë në shqyrtim edhe kjo çështje, sepse nuk mund të funksionojë në kapacitet të plotë në rast se nga pikpamja strukturore këto institucione nuk plotësohen.”
Duket se Presidenti Topi eshte i vendosur të mos emërojë beniaminin e Berishës në krye të KLD-së.
E.Zaloshnja
Comments
Ishte fat i madh per

Ishte fat i madh per Shqiperine qe kishim kete zoterine president.

Mezi e kishim, se mezi u zgjodh me vota te blera nga grupi i Fatos Nanos!

Nuk gjen nje politikan he hajrit, por njeri me pleh se tjetri.

Ylli Cabiri po ben cmos te

Ylli Cabiri po ben cmos te zgjidhet presidenti i ardhshem nen titullin "konsensual".

Turpi i botes eshte se ky zagar qe ka bere miliona dollare me vjdhjen dhe shperdorimin e ndihmave per zhvillim qe kane dhene donatoret e huaj keto 20 vjet, ka fytyre te kerkoje te behet President ?

Por kulmi eshte se sot Edi Rama, dha urdhrin MJAFT-it te Erion Velise qe dali neper rruge dhe te pellasi kunder Jozefina Topallit, Fatos Nanos, por asnji nga MJAFTI nuk zuri ne goje kermen e Ylli Cabirit !

Mos u boj merak o Ylli Cabiri - se dosja jote po pergatitet, shtepite, apartamentet, vila ne greqi, apartamenti ne Koraci, dy apartamentet ne New York, te gjithe do te dalin ne liste mor plehra me madhe e MAFIAS SE NDIHMAVE .

Te kishte numrat do e kishte
Te kishte numrat do e kishte zgjedh deri tani nenkryetarin e KLD. Se nuk besoj se ka qene i zene shume duke ngrene pace dhe ska pasur kohe.
Add new comment