Gratë paguhen 17.4 % më pak se burrat. Diferenca ulet për gratë e kualifikuara

Në fund të muajit, gratë dërgojnë në shtëpi mesatarisht 5 725 lekë më pak se burrat. Kjo nuk vjen për shkak se janë më dorëlëshuara, por se paguhen më pak. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Aleanca Gjinore për Zhvillim me një kampion prej 1 000 personash në zona dhe grupe shoqërore të ndryshme. Sipas studimit, gratë paguhen 17.4 për qind më pak se burrat por diferenca gjinore në pagë rritet apo ulet në varësi të moshës.
Për grupmoshat në prag pensioni, diferenca në pagë shkon në 40 % në favor të burrave. Megjithatë, studimi tregon se diferenca në pagë vjen duke u ulur me ngritjen e nivelit të edukimit. “Burrat me nivel edukimi tetëvjeçar dhe të mesëm janë shumë më mirë të paguar se gratë me të njëjtin nivel shkollimi, ndërsa diferenca në pagë për ato gra dhe burra që kanë edukim universitar ose edhe më shumë zvogëlohet ndjeshëm”, - thuhet në studim.
Pavarësisht diferencave në pagë, ajo që i bashkon të dyja gjinitë në këtë drejtim është pamjaftueshmëria e të ardhurave që përfitojnë nga puna për të mbuluar shpenzimet. “Gati 73 % e burrave dhe grave thonë se paga e tyre aktuale është e pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet për nevojat bazike të jetesës si ushqim, veshje, strehim. 63 % e burrave dhe grave mendojnë gati se sistemi aktual i pagës nuk është mjaftueshmërisht motivues”, - vijon studimi.
Re.Pu
Comments
Aty ku punoj une femrat kane
<p>Aty ku punoj une femrat kane ecur shume mire.</p>
krahasimet duhet t'behen per
<p>krahasimet duhet t'behen per ato qe punojn ne t'njejten fushe/profesion:( psh) a paguhet nji inxhinier ndertimi njejte me nji inxhiniere ndertimi ne kompani te permasave te ngjashme? nuk mund t'i fusesh t'gjithe ne t'njejtin thes e t'dalesh ne konkluzione...</p>
Add new comment