Lojë e ODIHR-it apo fundi i reformës?
Objeksionet e ODHIR-it kundër verifikimit elektronik të zgjedhësve dhe numërimit elektronik të votave, me argumentin se nuk janë të realizueshme, rrezikojnë ta kthejnë reformën elektorale në një pemë pa kokrra, një një “pemë gjasme” të madhe për vogëlsinë e këtij vendi, rrjedhimisht në një tallje të paparë me konsensusin e dy partive të mëdha, që po punojnë së bashku prej disa muajsh në këtë kantier të minuar nga hilera dhe pabesi të llojllojshme, duke nxjerrë në dritë një produkt përgjithësisht pozitiv, edhe pse të pakompletuar akoma. Kur pritej goditja e fundit për të rregulluar edhe sistemin dhe kur treni i reformës u duk sikur po mbërrinte në stacion, duke përgenjështruar kasandarat që kishin parashikuar se dardha e ka bishtin prapa, ja ku goditja erdhi andej nga nuk i shkonte mendja njeriu të gjallë në këtë vend: nga ODIHR-i. Arrin ODIHR-i me shqelmin ngritur kundër një produkti të gatuar bashkarisht nga dy parti, PD dhe PS, që kanë shumë vështrirësi për t’u marrë vesh me njëra-tjetrën. Njëherë që u morën vesh për një gjë të rëndësishme, vjen ODIHR-i tua zerë në fyt, duke i hedhur ujë të valë shpresës së sapolindur të shqiptarëve se mund të votohet edhe në Shqipëri njëlloj si në vendet e tjera të rajonit. Të merremi vesh. Që prej fillimit, komisioni i reformës zgjedhore ka patur një sfidë për të përmbushur: të pengojë hedhjen e votave dhe mbushjen e kutive në emër të zgjedhësve mungues; të eliminojë trafikimin, zhvlerësimin dhe fabrikimin e votave e shifrave fiktive gjatë numërimit. Natyrisht, ka patur e ka plot probleme të tjera, të reja dhe të ricikluara, që dalin në pah si ato çarjet e kështjellave të bombarduara pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri. Nuk i kemi nënvleresuar asnjëherë si probleme. Por zembreku i së keqes janë dy pikat e lartpërmendura. Aty realizohet vjedhja materiale e votave dhe deformimi konkret i vullnetit të zgjedhësve, në një proces kriminal të mbrojtur e të garantuar nga kultura e pandëshkueshmërisë. Fakti më i fundit i kësaj sage të pambaruar është ajo që po ndodh në Lezhë me shtyrjen për herë të katërt a të pestë, me lloj-lloj alibish, të seancës gjyqësore kundër disa komisionerëve të komunës së Dajçit, që janë kapur me prova të hetuara nga Prokuroria duke futur fletë për llogari të kandidatit të PD-së. Kjo e Lezhës është fantazma më e re e zgjedhjeve të vrara me mbushje kutish, që vjen rrotull në zyrat e OSBE-së dhe partive politike si një kujtesë për atë që ka ndodhur dhe si një paralajmërim për atë që do të ndodhë, nëse nuk bëhet drejtësi e nuk merren masa. Deklarata e ODIHR është përgjigja më e keqe që mund të jepet në këtë kontekst. Praktikisht kjo deklaratë bombë mëton të rrëzojë reformën në boshtin e saj. Çfarë mbetet po të hiqet verifikimi i votuesve, numërimi elektronik, ndryshimi i KQZ-së dhe korrektimi i sistemit? Asgjë me rëndësi. Del se krerët e partive dhe deputetët e komisionit kanë rrahur ujë në havan gjithë këto kohë. Po kush e di ku i pikon çatia? Kaq të paditur qenkan deputetët dhe specialistët shqiptarë sa të mos e kuptonin me kohë se Shqipëria e vogël me dy milion votues nuk e bëka dot verifikimin dhe numërimin elektronik?
Ka shumë pyetje dhe shumë dyshime në qarkullim. E para, OSBE, pjesë e së cilës është ODIHR, nuk mund të lajë duart me një “nuk bëhët” pak ditë para përfundimit të mandatit të komisionit zgjedhor. Nëse nuk bëhet me elektronikë, me çfarë rruge tjetër do të bëhet? Shqipëria nuk mund të shkojë në zgjedhje derr në thes, apo si cjapi te kasapi, meqenëse një ditë të bukur, ca njerëz të fshehur prapa siglave “ODIHR”, zbuluan se elektronika këtu gënjen. Kush janë këta, kush e mbron këtë pohim, nga e kanë nxjerrë? Të dalin ta mbrojnë para specialistëve dhe publikut shqiptar. E dyta, ka kohë që përfaqësues të shumicës qeveritare, Ilir Meta përshembull, kanë parajmëruar diku nëpër dhëmbë dhe diku hapur se sistemi elektronik kërkon kohë të futet dhe nuk mund të jetë aktiv në zgjedhjet e ardhshme. Ky paralajmërim dhe nxitimi i kryeministrit Berisha për t’i bërë jehonë pa asnjë gram oponencë deklaratës së ODIHR-it krijon përshtypjen e një qëndrimi të dëshëruar, për të mos thënë të porositur nga vetë qeveria. Kjo nuk e kundërshton dot vetë, meqenëse i ka premtuar opozitës “çdo gjë”, por ka gjetur me kë ta kundërshtojë. Përfundimi është po ai: Në vend të çdo gjëjë, asgjë. Nëse OSBE ka hyrë në lojëra të tilla, atëherë do të duhet të themi si Monteskie se në këtë rast është helmuar vetë medikamenti. Me fjalë të tjera publiku dhe opozita shqiptare duhet t’i bëjë llogaritë me arbitrin kundër. Por llogaria më duket mua, është e bërë për këdo që ka sy dhe veshë të pazënë: pa votimin me parimin “një zgjedhës- një votë” dhe pa numërimin e shënimin e çdo vote ashtu siç është hedhur, besimi i publikut shqiptar te zgjedhjet do të mbetet në regjim shtrati. Pasojat i merr me mend kushdo.
Shqiptarja.com
Comments
Zoti Prec Zogaj, kur s'je i

Zoti Prec Zogaj, kur s'je i afte as te instalosh word-in mos u merr me pune qe s'te takojne. Ne kete blog e kam (e kemi) thene disa here, kur kundershtojme Zotin Zaloshnja, qe votimi/numerimi elektronik do te ishte problem per ne. Jo sepse nuk na ndihmon, por sepse do te perdoret per pretekst per te mbuluar cdo lloj manipulimi. E imagjinoni dot Salen te nesermen e zgjedhjeve te 2013 duke bulcitur: Ne, Qeveria Shqiptare, kemi arrit standartet me te larta ne demokraci. Ishim i vetmi vend me prokurim elektronik, tash jemi i vetmi vend me votim/numerim elektronik. As Franca nuk e ka, as Gjermania nuk e ka. Zoti Hollande na e ka zili.Ne, Qeveria Demokratike do te pranojme cdo rezultat qe del nga ky proces demokratik te numerimit elektronik. Une kam besim te plote tek KQZ dhe tek stafi i tyre elektronik. Pergezoj Arben Ristanin per punen e shkelqyer ne zgjedhjen e djemve me te afte ne elektronike." Dhe sic kalon nje jave lemsh ne numerime e te tjera cudira shqiptare, tak, del Ben Ristani dhe shpall PD-ne fituese. Del menjehere Sala i cili thote: "Ne, Une, Qeveria Demokratike, kemi tregu nje standard. Per here te pare kemi arrit numerim elektronik te shkelqyer. Pati disa probleme te vogla, ca shkeputje linje interneti, por procesi ishte i shkelqym. Pergezoj Partine Demokratike per kete mandat te trete rradhazi, nje arritje e shkelqyme, qe vetem Dulla na e kalon". Me thuaj ti Zoti Prec, se cfare do te mund te kundershtosh pas nje procesi "elektronik"? Do te thuash prape qe te vodhen (Edi ia ka marre doren, edhe kur vidhen shoket e tu, si me 2005 e 2009, apo i ke harruar)? Do te thuash qe elektronika ishte me hile? Do t'i kerkosh ndihme ODIHR-ir per mosnjohjen e procesit? Harroje. ODIHR ka per te thene, vete e doje, mbaje tani. Sepse ata nuk kane asnje menyre si te dine se cfare ka bere makina digitale berishiane kesaj rradhe. Nqs. me 2011 e dhane nje raport (qe u konsiderua negativ, por prape nuk vlejti nje lek) per hilet e Ristanit, cfare do te kene ata mundesi te thone mbi sistemin e ri? I cili eshte nje sistem totalisht i mbyllur per cdokend (me perjashtim te Zaloshnjes, i cili sec di me shume se ne...).

ODIHR-i nuk mund te certifikonte nje proces teknik, tejmase teknik, tek i cili nuk ka asgje ne dore. Sepse ate i kerkuat. I kerkuat te jepte OK e vet mbi nje proces puro teknik. Me cfare bazash? I derguat gje specifikimet teknike (ndoshta sipas AKSHI-t)? Ata nuk jane budallenj si keta tanet qe sapo degjojne fjalen dixhitale (qe jo pak here i shtojne edhe nje b ne fund kur e shqiptojne) eksitohen sikur kane pare fotot e Kate Upton tek shqiptarja.com (na e nxorri mallin e faqes se pare te BILD-it). Dhe mbi te gjitha nuk mund te dalin ata garant mbi nje sajese albanense.

Ciao!

P.S. E di ti zoti Prec qe maksimumi i arritjeve teknike ne PS ne informatike jane kompanite e Ilir Beqes dhe Genc Lekskendaj? Qe si arritje kryesore kane mjeshterine e arranxhimit te nje tenderi perpara se te shpallet online ne arritjen me te madhe shqiptare, faqen e prokurimit elektronik. Me keta do te garantoje ti procesin?

Mjer politika në duar të kujt

Mjer politika në duar të kujt ka rënë.

Nuk keni njerëz të besuar që ti vendosni në komisione dhe shpresoni se do ti zëvendësoni mungesat me kompjutera. Ju, sikur të jeni në buzë të greminës e sikur kundërshtari t'ju thotë mos ec përpara, për inat të tij do ta bëni një hap para.

Paaftësinë për të mbledh njerëz e keni kronike, ju vjen nga përbuzja që keni për njerëzit e thjeshtë. Napoleonin e donin ushtarët e vet sepse ishte gjithmonë në vijë të parë. Po ku jua mban juve të jeni në vijë të parë!

Po të mos kishit në dorë fatin e ca milionë Shqiptarëve përballë katallan Berishës do të ishte për të qeshur.

PS: Kurse Z. Zaloshnja, flet sikur të ishte konsulent i firmave që realizojnë votimin elektronik.

Zoti Prec.Votimi elektronik

Zoti Prec.Votimi elektronik eshte lehtesisht i manipaulueshem. Prandaj edhe ne PS rane dakort qe ai te mos behet. Lere entusiazmin.Me entusiazem hapen taraca e ndertoheshin hekurudha .

Pyet nje informaticien qe te bindesh se sa kollaj e ben ai makinerine te numeroje ne tre vota PS, te jape dy. Ose te filloje numerimin e shenjes PS, kur te arrije shifren 50.

Sa per nderkombetaret, atyre nuk u rruhet se kush fiton ne Shqiperi.Saliu , Edi apo ndonje tjeter.Bile me i mire per ta ishte Enveri, se nuk kishin asnje problem nga Shqiperia. Sikur nuk ekzistonte fare.

Zoti Prec, mbetet nji nga

Zoti Prec, mbetet nji nga intelektualet "e mire" te politikes shqiptare. Me mire ky, se shume te tjere. Per sa i perket wordit, me mire me leter e si Preci se sa me Iphone dhe si Berisha :-)

A nuk e çoi nje te PD saliu

A nuk e çoi nje te PD saliu qe te punoje atje,e pra po ben punen.Kur nuk e denoi Gjykata kushtetuese qe me shitje e detit na mbeti saliu,skandal pas skandali,lere linjen e konstruksionit Shqiperi -Kosove per energjine,nuk ka nga ta zesh,nuk turperohen ata qe i rrine pas,dhe pas ngelet Shqiperia,shqiptaret ata "sklleverit e Bulqizes,ata te gurores se salillarit,te naftes e me radhe.... Mjere ne.Sot ne mengjez tre femije me stilolapsa e bileta para bashkise se Tiranes shisnin per tu ushqyer,çamake e cigare! valle nuk i ben me pershtypje shoqerise po OJQ E OJF ,femijet ishin nga 7-9 vjeç.ka vdekur vete nervi i drejtesise dhe kete e arriti saliu i pari qe punoi me moton o me mua o te vrva!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!21 JANARI 2012 PO PRET DREJTESI!Nuk u ngop ky njeri me para e pushtet e me duar me gjak kujton se do shpetoje shkelzenin nga Gerdeci e veten nga 21 JANARI,POPULLI NUK HARRON.

Add new comment