Lodra e pafund presidenciale

Sipas formulës së re të zgjedhjes së Presidentit, barra për zgjedhjen e tij i bie më së shumti partisë që ka shumicën qeverisëse. Kjo sepse pas raundit të tretë të votimit Kryetari i Shetit zgjidhet me një shumicë të thjeshtë, 70+1 vota. Në këto kushte e gjithë vëmendja publike e mediatike është përqendruar vetëm tek një emër, Sali Berisha, si udhëheqës i shumicës kuvendore. Atij i kërkohet nga faktori politik i brendshëm e i jashtëm të japë konsensusin për një emër që siç po thuhet rëndom “duhet të jetë mbi palët”.
Përpara ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, barra e zgjedhjes binte mbi opozitën pasi mazhoranca s’mund t’i realizonte dot votat e mjaftueshme për një shumicë të cilësuar prej 84 votash në të pesë raundet. Çfarë do ndodhte nëse kjo pikë e Kushtetutës s’do ishte ndryshuar? Do ndodhte ajo që të gjithë prozhektorët do ishin drejtuar vetëm tek një emër, Edi Rama. Dhe ky i fundit do gjendej në një dilemë mëse të vështirë, pasi nga njëra anë do ishte faktori ndërkombëtar i cili do i bënte presion që të jepte konsensusin për presidentin në kuadër të integrimit Evropian dhe nga ana tjetër faktori i brendshëm opozitar i cili do i kërkonte me ngulm që të shkaktonte krizë presidenciale me qëllim çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Në kushte të atilla opozita do kishte epërsinë e përzgjedhjes së emrit, ndonëse ai do ishte i gjithëpranuar, por gjithë këtij avantazhi i shtohej fakti që ajo e mbante Berishën edhe një vit në pushtet. E vetmja pikë e cila do e legjitimonte këtë veprim do ishte fakti se opozita do e kishte të vështirë të futej në zgjedhje me këtë Kod Zgjedhor i cili e disavantazhon atë në disa pika, por populli, të cilit i ka ardhur shpirti në majë të hundës nga kjo mënyrë qeverisjeje, nuk do ishte i gatshëm të pranonte argument tjetër veç atij që sa më shpejt të përballet në kutitë e votimit me Sali Berishën. Çdo shmangie nga kjo dëshirë popullore do përkthehej si një frikë e opozitës. E pra, nga ky rebus i vështirë politik, Rama mund të ndjehet tashmë vërtet i çliruar e komod.

Shumë po flitet kohët e fundit për frikën që ekziston në lidhje me zgjedhjen e një Presidenti nga radhët e shumicës qeverisëse. Në pamje të parë mund të thuhet se s’ka asnjë të keqe që ai që zotëron shumicën në Kuvend të ketë edhe të drejtën të zgjedhë një emër për Kryetar Shteti. E gjithë dilema qëndron në faktin se ai që po kërkon ta zgjedhë atë është Sali Berisha. Ky emër bën që të shtohet mosbesimi pasi me veprimet e tij po tregon çdo ditë e më shumë se është i etur për pushtet absolut. Dëshira e tij është të bëjë edhe Presidentin, edhe Kryeqeveritarin, edhe Kryeparlamentarin, edhe Kreyprokurorin, edhe Kryegjyqtarin, edhe Kryepolicin, edhe KryeShish-asin, edhe Kryetatimorin, edhe Kryedoganierin, edhe Kryeredaktorin edhe..., me një fjalë, të gjithëpushtetshmin.
Ndonëse s’mundet të jetë fizikisht në të gjithë këto detyra, përpiqet që të zgjedhë sa më shumë besnikë të tij të cilët si busull drejtimi nuk kanë fuqinë e ligjit, por fjalën dhe urdhërin e Maliqit. Është pra vetë Berisha që për këto arsye e bën të vështirë një proçes zgjedhjeje që në kushtet e një kryeministri apo një mazhorance me frymë perëndimore, do ishte kaq i thjeshtë e i natyrshëm saqë s’do merrte kaq shumë energji që në fakt duheshin harxhuar në drejtime shumë herë më të rëndësishme.

Sipas Kushtetutës sonë “President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç”. Dua të ndalem pak tek mosha e Presidentit.
Ndonëse në moshën 40 vjeçare çdokush e ka arritur pjekurinë për të qenë President i vendit, mund të thuhet se në kushtet e Shqipërisë duket shumë e re. E them këtë sepse në këtë moshë politikani është në kulmin e nisjes së karrierës së vetë. Duke ditur që mandati është 5-vjeçar, i bie që Presidenti ta përfundojë mandatin e parë në moshën 45 vjeçare. Çdo të ndodhë më tej më atë nëse s’merr një mandat të dytë? Padyshim që do i hyjë politikës. Në mos tek forca politike ku militonte ose që e futi në politikë, të paktën do krijojë një parti të re politike.
Atëherë, çfarë duhet bërë? Ka një zgjidhje dhe ajo gjendet tek dy fiqnjët tanë, Italia dhe Greqia. Të dy këto shtete i zgjodhën presidentët e tyre në moshë të atillë që jo vetëm që mbartin një përvojë të pasur shoqërore e politike, por s’kanë as ambicie për karrierë të mëtejshme politike. Kështu, Presidenti i Italisë, z.Xhorxho Napolitano, u zgjodh në atë detyrë në moshën 81 vjeçare dhe sot është 87 vjeç, ndërsa Presidenti i Greqisë, z.Karolos Papulias, u zgjodh në moshën 76 vjeçare dhe sot është 83 vjeç. Pa përmendur faktin tjetër që të dy këta personalitete të së majtës janë zgjedhur nga mazhoranca të djathta. Nuk po them që domosdoshmërisht Presidenti i Shqipërisë duhet zgjedhur pas të tetëdhjetave, por të paktën duhet t’i ketë 60 vite mbi supe. Kjo do e bënte atë më pak të ndikueshëm nga aktorët politikë në ushtrimin e detyrës pasi s’do e kishte mendjen se çdo bëhej me të pas mbarimit të mandatit dhe kësisoj do e nxirrte realisht një President mbi palët. Mendoj se shembulli i ish Presidentit Moisiu është shumë domethënës. Kjo mund të duket si një paralelizëm me Presidentin aktual, z.Bamir Topi, por realisht kjo është thjeshtë një koinçidencë dhe aspak s’kam patur si qëllim rastin e tij të rikthimit në politikë.

Shumë emra kanë dalë kohët e fundit në qarkullim e po përfliten gjithëandej si kandidatë të mundshëm për President. Ka mes tyre sharlatanë e xhonglerë të politikës, që kanë mbijetuar vetëm sepse shoqëria jonë ende e sëmurë nuk i “shkel me këmbë”, por i rimëkëmb pasi i ka flakur një herë tutje. Por ka edhe njerëz plot virtyte. Midis tyre është edhe një figurë mëse e kompletuar për President. E njeh historinë, e njeh diplomacinë, e njeh edhe politikën. Mbi të gjitha është njeri i pastër dhe atdhetar. Ka ditur të mbajë qëndrim e të largohet kur i kishte të gjitha mundësitë të përfitonte. Nuk është nevoja për t’u lodhur për të gjetur njerëz dinjitozë për të cilët të jemi krenarë që na përfaqësojnë si Shtet e Komb. Jemi syleshë që s’dimë të vlerësojmë vlerat që i kemi mes nesh e sorrollatemi lart e poshtë, majtas e djathtas, që të gjejmë fundërrinat e kombit për t’i ngritur në piedestal. E pastaj bëhemi pishman qe s’reflektuam në kohë.
E kam fjalën pra për Prof.Pëllumb Xhufin që gjithëkush ndër ne e njeh tashmë. Do jetë e vështirë që të dalë e më pas të triumfojë emri i tij? Padyshim! Po kjo është sprova jonë për një politikë me frymë evropiane. Ashtu siç po na e kërkojnë ata ku duam të integrohemi. A do mundemi vallë?!
Comments
Dakord qe Pellumbi Xhufi

Dakord qe Pellumbi Xhufi eshet kandidati me i pershtatshem. Ne artikull verhen pasaktesira, p.sh. fraza ''përpara ndryshimeve kushtetuese të vitit 1998, barra e zgjedhjes binte mbi opozitën'' ngerthen disa pasaktesi: ne vitin 1998 eshte aprovuar Kushtetuta ndersa amendimet per presidentin jane bere ne 2008. Gjithsesi, edhe sikur Kushtetuta edhe ndryshimet te ishin bere ne te njejtin vit (1998), ne kushtet kur maxhoranca e viteve 1997-2001 kishte me teper se 100 deputete ne parlament, opozita e atehershme (PD) nuk kishte asnje ''barre zgjedhjeje'' per presidentin (qe rezultoi te ishte Rexhep Meidani).

Flm Genti. Eshte nje verejtje

Flm Genti. Eshte nje verejtje mese e drejte nga ana juaj ajo per vitin 2008.

S'ka perse Altin.

S'ka perse Altin.

Pa fragmentin e fundit, deri

Pa fragmentin e fundit, deri diku hynte ne persiatjet e shumta per presidentin. Kur lexova fragmentin e fundit, thashe me vete badiava koha e harxhuar, pasi mu krijua pershtypja e nje stisjeje per Xhufin. Meqe jemi ne karuzelin presidencial, le te bejme Sabit Brokaj ( e kam pas doktor), le te bejme Lufter Xhuvelin ( e kam pas komshi), le te bejme Shaban Memine (se me ka dhene tapi), le te bejme Aleksander Meksin (se me ka dhene truall ne Golem )... Arvizu-n te mos e bejme se nuk me dha vize per ne Amerike.

Loder e imja ishte kjo Ketro, per te mos e lene te vetem shembullin Xhufi, dhe i prishet shija shkrimit.

Cdo dite qe kalon i takon

Cdo dite qe kalon i takon historise,por jo çdo dite ben histori.

Edmond Burke thote: Eshte nje gabim popullor te supozosh qe ata qe ankohen per popullin me zë te larte jane ata me te shqetesuarit per mireqenien e tij.

Ju deshironi emrin e Presidentit te ardheshem?

Po ju a them une ,ai quhet Kastriot Islami.

Lindur me 18 Gusht 1952,ne Tirane.

Kryetar i Parlamentit ne vitet 1991,1992.

Per tre dite Presisdent i Republikes,kur dha doreheqjen Ramiz Alia me 3 Prill 1992.

Nga viti 1991 deri me 2005,disa here minister dhe Z/Kryeminister.

Tani mos me kerkoni burimin e informacionit,por mund te shtoje vetem nje gje: Eshte figure e pelqyeshme per Saliun dhe Edin.

Edhe pse sot eshte koha e burrave me shtat te larte,Kastriot Islami pikerishte per te kunderten e kesaj do te behet president.

E dini ca konsideroj te

E dini ca konsideroj te cuditshme te ky artikull une? Faktin qe konsideron sukses levizjen e Edi Rames per ti hequr "barren" e vendimmarrjes vetes se tij!!! Po lideri qe eshte lider prandaj eshte aty, per te marre vendime jo per tu fshehur or ti shok.

Per te tjera, persiatje qe i kemi degjuar pa fund dhe nje perfundim (ai per Xhufin) qe nje zot e di si doli nga ai artikull.

Albi Unë nuk kam folur, ashtu

Albi

Unë nuk kam folur, ashtu siç shkruan ti, për “sukses”. Vetëm kam trajtuar një situatë të aktualitetit sesa e sikletshme do ishte për opozitën të zgjidhte midis dy alternativave: zgjedhje të parakohshme apo votim për Presidentin, nëse s’do ishin bërë ndryshimet kushtetuese në vitin 2008. Ato ndryshime dihet që u bënë për shkak që vendi të mos shkonte 2 herë rresht në zgjedhje të parakohshme nëse dështonte ta zgjidhte Presidentin me 84 vota në të pestë raundet.

Athere le ta zgjedhim edhe

Athere le ta zgjedhim edhe presidentin prej nje justifikimi:Kemi frike se behen dy zgjedhje te parakohshme.

Nga kjo del shume e qarte qe presidenti ka per te qene nje kukull ne duarte e partive.

Kukull ne kohen e Enverit,kukull edhe tane ne "demokraci".

Agim Prandaj në pjesën e

Agim

Prandaj në pjesën e tretë të shkrimit jam munduar të marr si argument moshën e Presidentit. Në kushtet e Shqipërisë, sa më i ri të jetë Presidenti, aq më i ndikuar do jetë nga aktorët politikë pasi e ardhmja e tij politike s’do e lërë të lirë për të marrë vendime e qëndrime të cilat nesër, kur s’mund të jetë më në atë detyrë, t’i krijojnë probleme. Ndërkohë që një moshë e atillë që mandatin e Presidentit ta ketë edhe si fund të mandatit të tij politik, do e bënte më të vendosur e të paanshëm, pavarësisht se mund të ishte objekt sulmi verbal për qëndrime të caktuara që bien ndesh me njërën apo tjetrën parti politike. Të kuptohemi, argumentin e sjell vetëm për kushtet e Shqipërisë, pasi në çdo vend tjetër europerëndimor mosha s’do përbënte problem.

Faleminderit per pergjigjen

Faleminderit per pergjigjen serioze.

Z Altin,ju keni shkruar per nje problem te rendesishem,siç eshte ai i presidentit te Republikes,por do t'ju sugjeroja qe problemin ta kishit pare me gjere.

Sipas nenit 86,pika 1 ,........Presidenti perfaqson unitetin e popullit.

Ndersa neni 92 ,percakton kompetencat e tij.(Kushtetuta e R.Shqiperise)

Nje president i tille eshte vetem nje buratin dhe kukull ne doren e partive politike.

Imagjino qe presidenti do te jete nje kompromis i spekullimit te Berishes,Rames,dhe Metes.

" Ai qe sakrifikon lirine per sigurine,nuk meriton as njeren as tjetren."

Z.Altin,i takon sovranit popull te zgjedhi ate qe do te perfaqsoje unitetin e tij.

Ne demokracite perfaqsive,siç eshte e jona,populli e ka humbur sovranitetin e tij,sepse edhe perfaqsuesit e tij,deputetet,nuk i cakton ai,por i caktojne partite sipas interesave te tyre.

Per t'u bere deputet duhet ta kesh mire me kryetarin e partise.

Nje president i zgjedhur nga populli dhe jo frut i kompromiseve do te mund te bente diçka per kete popull.Zoti na ndihmofte.Kjo eshte fjale qe ben pjese ne betimin e presidentit.

Paolo Borselino thote: " E kunderta e kurajos nuk eshte frika,por paburreria."

Te tille jemi ne te gjithe,deri tani,por ka ardhur koha te zgjohemi dhe ky proces eshte individual dhe fillon me mosbesimin ne asnje njeri,ne analizen dhe shqyrtimin e fakteve,por jo te atyre qe japin gazetat dhe Tv,sepse ato japin vetem ato qe ata mendojne se ne duhet te dime.Ka nje diference te madhe ndermjet informacionit dhe komunikimit.Eshte ky sistem qe po na ben skllever nepermjet komunikimit te atyre gjerave qe nuk kane asnje vlere.

Informacioni vertete eshte i vogel dhe do sy special per ta verejtur.

E verteta nuk duhet fshehur edhe pse mund te jete e tmerrshme,e rrezikshme.

Z.Agim Në Shqipëri është e

Z.Agim

Në Shqipëri është e vështirë të gjesh se ku fillon e mira e ku mbaron e keqja. Edhe Skënderbeu a Ismail bej Vlora të ishin ngritur nga varri e të bëheshin Presidentë, do ia gjenim një cen që t’ia kujtonim.

Me këtë dua të them se sado i mirë qofsh, do ta gjejnë një dobësi në jetën tënde për të të sulmuar aq sa edhe qimen të ta bëjnë tra.

Populli është i parcelizuar tashmë sipas partive politike dhe çdo qëndrim që të mbajë Kryetari i Shtetit do kënaqë njërën palë e do gjejë të pakënaqur palën tjetër. Sado kushtetues të jetë qëndrimi i tij, askush nuk pyet këtu, por e interpreton sipas orekseve të politikës së ditës.

E vetmja zgjidhje (dhe shembullin e ka dhënë Presidenti Alfred Moisiu) është që të gjendet një njeri që nuk ka ambicie të mëtejshme politike. Vetëm në këtë mënyrë ai do t’i përkushtohet mandatit të tij, do shikojë ligjin dhe sipas shprehjes popullore, “qentë (partitë) le të lehin, karvani (ligji) ecën përpara” do vijojë punën që të jetë garant i Kushtetutës dhe i ligjshmërisë në këtë vend.

Pergjigja juaj eshte

Pergjigja juaj eshte pergjigja e atij qe eshte i mundur qe ne fillim te ndeshjes.

Me nje fjale ju thoni: S'mund te bejme asgje,kjo eshte gjendja!

Une ju them qe mund te beni diçka dhe kjo fillon me veten e pare:

Kur me thua se s'mund te beje asgje une pergjigjem :

"Nje gje mund ta beje,Mund te rizgjohem,te hap syte dhe te kuptoje,te ze mend,te analizoje dhe te shqyrtoje,t'i degjoje te gjithe,por te mos i besoje askujt"

A eshte e drejte tìi abortojme endrrat tona?

Fike mendjen (kompiuterin) qe arsyeton dhe shiko se çfare ke ne zemer.

Shqetesimi dhe paqja nuk mund te rrine ne te njejten barke.(Ujku,delja dhe bari.)

Marrja e vendimit eshte pjesa me e lehte,venia ne praktike eshte pjesa me e veshtire.Askush nuk ka bere gabimin me te madh se sa ai qe nuk ka bere asgje,duke menduar se mund te bente pak.

Nuk mund te planifikohet e ardhmja duke menduar per te kaluaren.

Albert Einstein thote:

"Kriza e vertete eshte kriza e inkompetences.Te flasesh per krizen do te thote ta shtosh ate,te heshtesh per krizen do te thote te shtosh konformizmin.Ne fakt duhet te punojme forte.Kriza sjell progres."

Kjo krize e nje presidenti te vertete duhet te sjell progresin.

Nje President te zgjedhur nga populli dhe pastaj i takon atij :

- Ta çoje ne shtepi kete parlament dallkaukesh

- Te caktoje nje qeveri provizore te perkohshme

- Te pregatis ligjin e ri te zgjedhjeve

- Dhe ,me ndihmen e atyre qe jane miq te Shqiperise, te monitoroje zgjedhjet.

N.B. Miqte e Shqiperise jane vetem intelektualet e ndershem te paperzier ne korrupsion.Dhe intelektual nuk jane vetem ata qe kane nje diplome,por te gjithe ata qe e ndjejne veten te tille.

Kjo eshte nje mundesi ,por nuk perjashtohen edhe te tjerat.

"Ja perse legjislatori athinas, Soloni, dekretoi qe te evitosh kundershtimin eshte nje krim per çdo qytetar." Jane fjale qe i ka thene J.F.Kenedy.

Po keqkuptohesh kam

Po keqkuptohesh kam përshtypjen. Presidenti këtu nuk zgjidhet nga populli që ne të ndërgjegjësohemi dhe të zgjedhim më të mirin. Përdersia këtë gjë e ka në dorë politika (Kuvendi), atëherë jemi të detyruar të pranojmë atë emër që do pjellë Kuvendi.

Unë personalisht e kam dhënë mendimin tim se cilin individ gjykoj se i përmbush pritshmëritë e mia për të qenë në Krye të Shtetit.

Po keqkuptohesh kam

Po keqkuptohesh kam përshtypjen.

Pershtypje e gabuar!

Kur problemi diskutohet si klishe,athere po,por une jam duke dialoguar per problemin "president",qe ne kete rast eshte duke u zgjidhur sipas rrethanave te kushtezuara nga nje gjendje qe vjen si produkt e nje zgjedhjeje te gabuar te bere nga shumica si pasoje e perfaqsimit te gabuar.

Prandaj kur "produkti" eshte skarco duhet kthyer ne fillimin e procesit per te pare se ku kemi gabuar.

Urtesia qendron tek veprimi dhe nuk bazohet tek njohuria,sepse shume u shiten ne fillim si profesore te demokracise,por produkti i tyre qe skarco dhe ate po e vuajme ne sot.Besoj se u kuptuam Z.Ketro.

Duhet te dalim jasht kornizave qe na kane vene te tjeret.Ka shume zgjidhje dhe mundesira,ka ardhur koha e plebishiteve dhe e referendumeve me ane te cileve populli duhet te vendosi per çeshtjet themelore te shtetit.

Pershendetje Agim Shkodra.

"Njerëz me integritet moral

"Njerëz me integritet moral dhe virtyte të tjera ka në çdo shoqëri, por tani për tani, ata janë të panevojshëm, prandaj zgjidhja duhet kërkuar në zgjedhjen e drejtpërdrejtë (nga populli). Këto tipare të presidentit i kërkojnë qytetarët, ata që nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në këtë proces. Ata që kanë ndikim, kërkojnë të kundërtën; një president-pulë, që nuk e turbullon ujin”

Keto jane fjalet e Arbën Xhaferrit ne intervisten e tij,te qarta dhe te mjaftueshme.

berisha e ka percaktuar se

berisha e ka percaktuar se kush do te jete president dhe te gjitha diskutimet e analisteve jane vetem qe keto analiste te marrin honoraret.

o muc.me mire ver shkronja kineze te konfirmimi komenteve se me siguri duken me te qarta se keto qe nxjerr ti.

Add new comment