Sondazh: Grekët nuk duan zgjedhje të reja

Në Athinë janë duke u bërë negociata vibrante me synimin për të formuar një qeveri të ngritur mbi një shumicë të improvizuar në parlamentin e ri. Ka vetëm një pengesë në këtë mes: Partitë që janë të sigurta, sipas sondazheve, se në rast zgjedhjesh të tjera, mbështeteja elektorale në favor të tyre do të vijë si ortek. Dhe këto parti harrojnë të merren me pyetjen: a do ketë vallë rëndësi për ta kjo mbështetje elektorale, nëse Greqia ndërkohë është nxjerrë nga Eurozona dhe është lënë të rikthehet tek Dhramia? E keni harruar se ç’dmth Dhrami? Është monedha greke.
Vetë grekët janë më të qartë se sa partitë. Nga një sondazh që është bërë këto orë rezulton, se “66.1% e tyre duan një qeveri koalicioni sa më shpejt të jetë e mundur; ata që duan zgjedhje të menjëhershme janë 32.4%; vetëm 53.6% mbështesin reformat që janë ndërmarrë nga qeveria paraardhëse, në bashkëpunim me BE-në, FMN-në, e Bankën Qendrore Europiane; ndërsa 81.5% nuk duan të kthehen tek Dhramia.”
Re.Pu.
Comments
Individi, mund ta perkthesh
<p>Individi, mund ta perkthesh per ne qe nuk dime Anglisht?</p>
Deri tani vetem ne Spanjisht
<p>Deri tani vetem ne Spanjisht dhe ne Italisht e kam perkthyer. Do presesh pak per Shqip.</p>
Po jepja mamase ta perktheje
<p>Po jepja mamase ta perktheje se ajo e di mire Anglishten!</p>
Add new comment