Pse jam edhe shqiptar, edhe krenar

Postuar në 14 Maj, 2012 03:51
Kristi Pinderi

Ka disa ditë që më mundon fakti se si një aktivist për të drejtat e LGBT, në një moment kyç si ky që po kalon në Shqipëri lëvizja LGBT, nuk mund t’u përgjigjem me argumenta ideologjikë (pse jo, fundja!) dhe parimorë mijëra komenteve nacionaliste që po pushtojnë mediat online shqiptare, sa herë që ka ndonjë lajm rreth LGBT, apo sa herë që mediat vetë shpikin ndonjë lajm të tillë. Janë “argumenta” të tipit: Ne jemi shqiptarë; Ne s’kemi homoseksualë; Këto që po na dëgjojnë veshët janë tregues se sa poshtë ka rënë krenaria shqiptare; Ky është fenomen i importuar nga perëndimi; Po na e ndosin flamurin me ato ngjyrat e shpifura të tyre, etj, etj.

Për të qenë i sinqertë, kemi vendosur të jemi informues, më shumë se reagues, duam të edukojmë, më shumë se të ç’edukojmë, po mendojmë më shumë si të bashkojmë, më shumë se si t’i ndajmë më qartazi njerëzit në qëndrime të imponuara, ne kemi nevojë të përfshijmë, më shumë se të veçojmë. Lëvizja LGBT është ndër më të rejat në Europë, mosha mesatare e vajzave dhe djemve (maja e ajsbergut e kësaj lëvizje) të përkushtuar në të është 22-23 vjeç, por megjithatë e dimë shumë mirë se ky vendi ynë i rropatur nga të gjitha drejtimet nuk ka nevojë për një llogore më shumë, qoftë edhe në emër të nacionalizmit. Ndaj isha i dyzuar në duhet ta shkruaja këtë shkrim, apo jo... Por do e shkruaj që tani: unë besoj se metodat që përdoren sot për të frymëzuar nacionalizëm, kanë qenë metodat që dikur kanë frymëzuar nacional-socializmin, fashizmin, apo dhe Shqipërinë ateiste, Pan-afrikanizmin e Gedafit, genocidin e Millosheviçit, etj. etj.

Këto ditë një aktiviste amerikane e cila ka frymëzuar jo pak lëvizjen LGBT në Shqipëri kur ishte në Tiranë për plot 4 vjet, e që për këtë arsye u nderua me medalje nga vetë Presidenti Obama, botoi një shkrim entuziast në Huffington Post të cilin e niste me fjalët: Shqipëria! Jo tamam vendi që të vjen i pari në mendje nëse mendon për ndonjë ambient të ngrohtë për aktivizmin LGBT. Mindy Michels, autorja e këtij shkrimi ishte ndoshta më entuziastja e të gjithë autorëve të tjerë të asaj rubrike në atë media të njohur online amerikane dhe ndihej krenare me çfarë po ndodh në Shqipëri. E përktheu media shqiptare dhe e botoi këtë lajm menjëherë, por ç’të shikoje nëpër komentet online!

Skënderi, një komentues i zakonshëm i Tema Online shkruante i indinjuar: “Besa e shqiptarit është vlerësuar nga bota me ndihmën që i ka dhënë populli ynë hebrenjve në luftën e dytë botërore, tani rasti përsëritet ku shtetet europiane me prodhimtari të lartë homosh, kërkojnë nga shqiptarët që çdo familje të strehojë nga një homo”. “Na e paskan ndotur Flamurin me atë sfond”, vazhdonte “Vlora1912”: “Turp që kjo po na ndodh për 100 vjetorin e Pavarësisë. Jo se kjo është gjëja më e keqe që po ndodh, por është njëra nga më të mëdhatë”.

Të njëjtët njerëz që mendojnë në këtë mënyrë, janë të aftë, për fat të keq, të ndihen të përmbushur edhe kur një lider i thërret në emër të ndonjë superioriteti të bazuar o në gene, o në racë, o në territore gjeografikë, o në filozofi të tipit ne jemi më të mirët! Dhe për fat të keq, ne jemi të rrethuar nga përvoja të tilla. Fjala vjen, Aleksandra Musolini nuk duroi dot gjatë në një emision të Bruno Vespas, vetëm pak vite më parë, pa thënë: Më mirë fashist (si gjyshi i saj Musolini), se homoseksual. Po nga Italia na vjen edhe rasti tjetër, i ngjashëm, kur një lider përdor metodat tipike të mobilizimit nacionalist për të justifikuar njëkohësisht edhe dobësitë e veta, pak a shumë kështu: Më mirë të paguash femra (përfshirë edhe ato shqiptare që i kërkonte para një konference për shtyp) se të jesh homoseksual! Kështu shprehej Berlusconi ekzaktësisht kur Anders Breivik në Norvegji planifikonte me mendje të ftohtë në vetminë e skizofrenisë së vet si të luftonte multikulturalizmin duke masakruar qindra vetë…    Të njëjtën filozofi “superioriteti” përdor çdo regjim agresiv në çdo cep të botës. “Arma më e fortë në duart e një shtypësi është mendja e të shtypurve”, nënvizonte Steve Biko një aktivist emblematik në mes të aparteidit në Afrikën e Jugut. E dini që Afrika e Jugut është që nga viti 1996 promotorja më e madhe në nivel ndërkombëtar e të drejtave të LGBT?
Jo se krahasimi i fundit dhe sidomos shprehja e Biko më lart është fiks njësoj me realitetin e sotshëm shqiptar, por besoj është një argument më shumë për të vërtetuar se padrejtësia e bazuar në mosedukimin e një populli, nuk njeh, në fakt, kufij.
Një ambasador i Perëndimit në Tiranë u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e ndonjë zyrtari shqiptar që kërkon ta marrë me hu komunitetin LGBT dhe u përgjigj me një fjali diplomatike: “Injorantë ka kudo” (Ambasadori i Hollandës në Shqipëri, z. Van Den Dool). Nuk di në mund të kuptohet simbolizmi i një përgjigjeje të tillë, por në thelb, zotëria në fjalë, i cili është drejt përfundimit të mandatit të tij po tenton të tregojë se nuk ia vlen që publiku të jetë aq symbyllur sa taktikat nacionaliste të tipit “ne jemi tradicionalë” t’i marrë si vlera, e mos e kuptojë që në fakt, mund të jenë (siç janë) shenja publike të një injorance që nuk ka më asnjë arsye pse të na qeverisë apo të na japë mend.

Babai i një djali gej lexon çdo ditë gazetat shqiptare që kur mësoi se i biri është gej. Jeton mes një presioni të jashtëzakonshëm të shoqërisë dhe me frikën se mos dikush që nuk i përket familjes së vet, e mëson këtë fakt të të birit. Babai i një tjetër djali të mrekullueshëm që nuk ka mbushur akoma 21 vjeç e që me siguri do të jetë një aset për vendin dhe për familjen e vet sapo të diplomohet, i ka thënë “më mirë vdis se të jesh gej”…  Ai tjetri, m’u në mes të kamerave tha: e vras vetë me duart e mia nëse është gej! Babai i një vajze që është në mënyrë konstante duke u vetmohuar sepse beson tashmë te një kauzë, nuk del nga shtëpia i trembur se mos kjo shoqëria jonë ia ve në dukje me humor faktin se vajza e tij është lezbike. Lexoja një ditë një artikull nga një palo gazetar-spiun, thuajse të neveritshëm i cili shpjegonte mënyrat se si regjimi i dikurshëm pasi hynte në shtratin e dikujt që ishte homoseksual, niste proçesin e neveritshëm të dehumanizimit të atij qytetari. E bënte spiun, i keqpërdorte dhe ia shkatërronte jetën duke i mbajtur mbi kokë një sëpatë si ajo që Musolini na e la peshqesh simbolikisht përmes formës që mori Bulevardi i dëshmorëve tanë, plus stadiumi aty pranë (sëpata e Demokleut).

Për këto arsye, të Hënën do të marrim nga një biçikletë të Ecovolis dhe mbi të njëjtin bulevard të sëpatës së Demokleut do të parakalojmë krenarë! Pastaj te i njëjti qytet që përpara 100 vjetësh na bëri të ndihemi të lumtur, pra në Vlorë, do të shkojmë për të folur ballë për ballë me të rinjtë, prindërit dhe mësuesit e tyre në lidhje me të drejtat e njeriut, për t’u kthyer në Tiranë po atë ditë, ku në galerinë Tirana Express (dikur e braktisur dhe e lënë në mëshirë të fatit) do ekspozojmë jo vetëm portretet e qindra qytetarëve të këtij vendi në një labirint aq të ngushtë sa është hapësira publike dhe personale  që u kemi lënë motrave, nënave, baballarëve, vëllezërve, motrave, miqve e mikëshave tanë që janë LGBT, por do tregojmë për herë të parë se PO, ne jemi kundër nacionalizmit, nëse nacionalizmi nuk na mëson të duam, por na nxit të urrejmë, nëse nuk na bën qytetarë të Europës si ata qytetarë që na përshkruan Vedat Kokana, Svajg apo të tjerë, nëse nacionalizmi nuk na shpëton nga e kaluara, por na burgos tek padrejtësitë. Në të gjitha eventet “kataklizmore” në kuadër të 17 Majit, ne do tregojmë se historia e LGBT nuk është vetëm ajo historia e shtypjes, e diskriminimit dhe e dehumanizimit të natyrës njerëzore, por është mbi të gjitha një histori e përjetshme dashurie.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

O Kris(h)ti, po pse s ben o burre nje fushate ndergjegjesimi kaq agresive per te drejtat e atyre qe po lene koken ne miniere, per te drejtat e atyre qe kane nevoje te hane dhe s kane, per ata qe kane nevoje te blejne ilace per te jetuar dhe nuk e bejne dot, apo te duken kauza inferiore keto krahasuar me te drejtat e LGBT? Na e keni bere kete ceshtjen tuaj sikur eshte ceshtje madhore, por a s me thua, sa gay jane vrare, plagosur, dhunuar ne Shqiperi( vec prej faktit se jane te tille) qe te behet kaq e madhe? Krahasoje kete shifer me numrin e atyre qe rrezikojne te cofin urie sot, dhe per te cilet me sa duket s ke shume per te thene dhe hajde pastaj te flasim per LGBT.

Apo mos valle e gjithe kjo ka lidhje me ndonje perfitim qyl fondesh nga Evropa, e cila akoma se ka kuptuar se leket qe japin nuk shkojne ne favor te gay-ve dhe te drejtave te tyre, por gllaberohen nga bqirat qe nuk hezitojne te luftojne ne emer te cdo kauze, mjaft qe te paguhen?

Submitted by Erjoni (not verified) on

Shume i perseritur eshte ky komenti jot. Sipas tipave qe mendojne si puna jote ne nuk duhet te perpiqemi per nje kauze qe e mendojme te drejte sepse ka dhe kauza te tjera per te cilat duhet luftuar?! Po vella i dashur jam shume dakort me ty qe duhet luftuar per te gjitha kauzat qe ti permende me larte (dhe per shume te tjera qe ti le pa permendur) por kjo nuk do te thote qe komuniteti lgbt duhet lene pa u mbrojtur nga diskriminimi dhe dhuna (shume shpesh psikologjike e ndonjehere edhe fizike). Prioritetet i vendos cdo person individualisht. Jam i lumtur qe ti interesohesh per disa kauza shume te rendesishme si ato qe permende dhe te siguroj qe nese merr iniciativen te besh dicka ne favor te atyre personave qe kane nevoja te ndryshme, komuniteti lgbt do te bashkohet me deshiren me te madhe ne mbeshtetje te ketyre kauzave.

Submitted by Bard (not verified) on

Per Erionin: Qe te mund te besojme qe jeni te sinqerte ne fushaten tuaj, dhe qe te mirekuptojme kauzen tuaj, eshte mire qe me pare te na thoni:  Sa eshte numri i rasteve te konstatuara dhe te raportuara publikisht te shkeljeve te te drejtave te ketij komuniteti ne Shqiperi, ku perfshihen vrasjet, plagosjet, dhunimet, largimet nga puna, diskriminimet e ndryshme etj. Qe te dalim te mbrojme nje te drejte, me pare duhet te verifikojme nese kjo e drejte eshte shkelur, dhe mua rastet e raportuara me rezultojne 0. Kuptohet, ka raste kur shkelja e nje te drejte ndodh dhe nuk raportohet ne media, por nese nuk raportohet, do te thote qe s ka asnje rendesi,se po te ishte ne interes te publikut, do e kishim marre vesh te gjithe. Une problemin nuk e kam me ata qe mbrojne kete kauze, por me ata qe duan qe nje problem qe s ka kurrfare rendesie trajtohet sikur kjo te ish ceshtje jetesore e gjithe shqiptareve( dhe dyshoj qe gjithe ky yrysh ka lidhje me fondet e financimit, dhe aspak me te drejtat e LGBT). Rastet kur kauzat libertine jane perdorur per te katapultuar njerez ne shkallet e larta te pushtetit( ku ndodhen tani lideret e MJAFT?) duhet t ju  bejne te mendoni dy here para se te rreshtoheni perkrah ndonje levizje, aq me teper kur diskutohet perkrahja ndaj levizjes se LGBT. Kjo qe mos tu vije keq apo cudi pas disa vitesh kur te shihni Kris(h)ti Pinderin apo homo-loget e tij si nenkryetar te ndonje partie konservatore apo ultra te djathte, dhe t ju duket vetja si bole..

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Ti Kristi je pjese e komunitetit LGBT apo jo? Nese jo, pse nuk i hap rrugen (dhe fondet) dikujt qe eshte me te vertete pjese e LGBT dhe te drejtoje ai fushaten e sensibilizimit? Fundja ai e di me mire ku i dhemb dhe ku i djeg.

Submitted by alidemsi (not verified) on

Ore eshte edhe pak e çuditeshme kjo lufta me mullinjte e eres qe bejne keta LGBT-te.... dhe qe sikur duket e paska marre Kristi persiper qe ta beje.... Por kam nje pyetje per ta...... a kane keta nje organizem qe te marre persiper mmbrojtjen e te drejtave te tyre? Me sa kam pare e degjuar, keta i perfaqesojne disa persona te cilett edhe kur i kane pyetur nuk e kane prannuar ooriientiimin e tyre seksuual..... por jane paraqitur si njerez te zakonshem, apo normale....Po pse ore nuk del nje gay, apo lesbike, apo travestit qe te deklaroje me ze te larte orientimin e tij seksual dhe te  mbroje me guxim te drejtat e tij dhe te grupimit qe perfaqeson??? Nga keta vetem "Shpresa" e ka pranuar boterisht orientimin e vet, dhe asnje tjeter.....

Perfundimisht e tere kjo behet per te kamufluar marrjen e fondeve nga keto organizma qe mbrojne nje grupim fantazme......

Submitted by Anonim (not verified) on

zoti tedeschini, mendoj me shum zhurm behet ne medie per ket. maksimumi i s'keqes ne perditshmeri ne shqipri jane thashethemet, porse dhe keto jane per t'gjith (gay e jo-gay)...

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Problemi  eshte se ne Shqiperi ka vetem NJË pederast te deklaruar(ai nga Lezha) dhe shume "jo pederast" qe ua mbeshtesin...çeshtjen per ndonje pare xhepi nga fondet qe vijne nga jashte......

Submitted by bler (not verified) on

Krist, nga sa kam pare dhe lexuar,  komunitetit  tjuaj  (qw  shfaqet here me fytyra te mbuluara , here pa emra ...dhe te pakte ne numer ne dukje)   i nevojitet nje " aksion" serioz , i ngadalte dhe me kembe ne toke .  Nje "show of" paradash dhe shetitjesh me bicikleta  nuk me duket levizja me e mencur ne nje ambjent ku mungon krejtesisht informacioni dhe vullneti per te  njohur.  Ju keni modelet tash 100 -ra vjecare e me shume te botes se qyeteruar ku ende ka probleme , paragjykime dhe racizem . Nuk mund te jete kaq e lehte dhe nuk po ju kerkon kush te dorezoheni. Por me realizem dhe sidomos, filloni me familjet tuaja.  Kur te keni pranimin dhe mbeshtetjen e tyre gjithcka ka per tu bere me  e lehte.  Mungonjne statistikat jo vetem te rasteve qe nje nga shkruesit permend me lart, por edhe mbi  numrin  e sakte apo te perafert te homoseksualeve ne Shqiperi.  Tregojini publikut qe ky numer nuk eshte i paperfillshem (nese eshte keshtu) . sa %  e ketij komuniteti eshte  deklaruar sa % jo... I gjejme ose jo ne administrate , politike jete publike...etj? Disa figura publike qe njihen pothuaj nga te gjithe si te tille, nuk kane kurajo te deklarohen  duke mos qene keshtu dhe ne krye te aksioneve tuaja. Punoni me ta.    Ndertoni nje organ  mediatik tuajin  qofte edhe me buxhete minimale.  Nese hedh nje sy ne faqet e fb qe i perkasin anetareve te LGTB apo faqe te hapura nga ky komunitet dhe per kete komunitet, te mbyt banaliteti .

Per respublica:  Kaq e veshtire eshte filtroni komente ku nuk mungon gjuha e  "te forteve"  , sharjet dhe fyerjet si dikush me lart?????

Submitted by katarakti (not verified) on

Shkruaj sa te duash. Hiqu si modern, snob, properendimor, i gjezdisur, i pare, open mind dhe çfare te duash. Ne fund te fundit po mbron nje poerevrsitet te peshtire. A nuk e ke kuptuar, o i shkrete, se Europes po i vjen fundi. Po merr fund kontinenti qe ka qene ne krye te njerezimit qe nga shekulli i 15-te dhe deri ne fund te shekullit te 20-te. Kriza eshte e gjithanshme. Ekonomike, politike, financiare, sociale. Por me e renda nga te gjitha eshte kriza morale. Kur nje shoqeri fillon te organizoje parada bythe, eshte shenje e qarte e rrokupujes. Keshtu ka ngjare me perandorite e dikurshme si ajo romake, persiane,bizantine kur kane takuar fundin. Pederastia eshte nga siptomat me uluritese te kesaj gremisjeje ne humnere. Me vjen keq per ty.

Submitted by albert tapia (not verified) on

Po te kuptonte vetem kete qe thote Katarakti Kristi do ishte tjeter njeri dhe do ta kuptonte ndryshe edhe veten edhe boten.  Kristi megjithate ka zgjedhur te kete nje pikepamje tjeter per veten, organet e robit dhe menyren se si robi trajton, dehumanizon dhe  tjeterson veten dhe robin. Kaq e veshtire te kuptohet se homoseksualiteti eshte nje gje e lemerishme dhe qe ne radhe te pare iu shkakton fatkeqesi vete homoseksualeve. cfare ka per te kuptuar ketu???????

Submitted by Xoni (not verified) on

Nese gay't organet seksuale nuk i duan siç ja dha natyra ose Zoti. A nuk do ishte me e pranueshme te perdornit veshin meqe eshte organ edhe me i paster ?
Ju keni te drejtat tuaja dhe bravo qe i mbroni, llogjika juaj eshte te na thoni qe syte jane per te degjuar e goja per te pare.
Dhe nese ti z.Kristi sipas argumentit tend shume te drejte na iluminon kur thua qe pasmja eshte organ seksual. une do jem mbeshtetes i flakte i yti nese pranon (dhe ske argumenta per te kunderten) qe veshi jot eshte organ seksual sepse dhe ai ka nje vrime ashtu si e pasmja
A keni menduar qe mund te linde edhe nje grup armiqsor brenda jush si psh "Ata qe e hane ne vesh".  Do ishte shume cfilitese njerzit nuk do denjonin as tju pshurrnin

Submitted by adriatik (not verified) on

Evropes nuk po i vjen fundi  o idiota.

I qani hallin ju Evropes qehani plehra ne Shqiperi.

O Krist - puna esht kshu. Une nuk jam gay dhe as kurioz ndaj seksit tim. Me pelqejne femrat ne te gjitha format. Me pelqejne motrat e ca idiotave me lart. Nonat e atyre jo se do i kene te shemtuara.

Kjo pune qe ke nisur nuk jep rezultat. Shqiperia eshte shume e prapambetur qe te lejoje kete gje.

Ne shqiperi nuk eshte problem nqs ka 20-30 mije vajza shqiptare prostituta ne evrope. Nuk eshte problem nqs c'do dite abuzohen te mitur shpesh dhe nga i njejti seks. Nuk eshte problem se ka gjakmarrje. Nuk eshte problem nqs vidhet, vritet.

Po ca homo qe bejn feste eshte shume e neveritshme. Dhe i bashkon te gjithe. Eshe rrugacet qe pine konjak me bluzat gjith zhul ne kioskat e tiranes, edhe amvisat qe gatuajne gjellen me qepe, edhe ata qe jane me te shkolluar. Ne pergjithsi, 90% , jane kunder kesaj. Kaq dine, kaq bejn.Do thuash ti - po ta edukojm kete popull.

OK plako...me te lehte do kesh te marresh nje majmun nga pema dhti mesosh tolerancen sesa nje shqiptari (aq me teper perdorues interneti).

Majmuni idiotesira te tipit "jemi shqiptar si kemi zakon keto" nuk i thote. Homot do vazhdojne te kene jete klandesitine. Do vazhdojne te jene ne hije sic kane qene ne komunizem dhe sic jane dhe sot. Keta idiotet do vazhdojne ti cojne familjaret te doktori homo, te mesuesi fizikes homo, te inxhiniera lezbike.

Me vjen keq qe ju ra per shans te jetoni ne shqiperi po nuk e patem ne dore ku do lindnim. E kemi ne dore ku do jetojme. Abandonojeni ate vend. Lerjani Muratit dhe Ekremit ne dore. Ata e kan pas tash 500 vjet.

Murati nipi sulltanit...Ekremi specialist grushtesh shteti dhe sulmues radio televizionesh. Lejani dhe Ed pordhes qe megjithesi socialist (gjasme pra, se ku ka parti ai) nuk ngrihet dhe ta beje kauze te veten kete. Le ti humbi zgjedhjet (qe gjithmon te humbura i ka) po te jete pak me bole.

Submitted by Xoni (not verified) on

oooo Tiku po kur e ke abandonuar Shqiperine  pse kruhesh akoma ketej, nuk ke jevg andej.
Leri te sharat ne interrnet se nuk jane as mashkullore e as gje trimash.
Le te jete gay kush ka qef po cfare te drejtash kerkojne kte nuk po e mar vesh, apo edhe drogaxhijte te kerkojne te drejta hajdutet po ashtu

po edhe une du te drejtat e mia se kam qef te papermbajtshem me e ta bo fisin ty
apo s'duhet te kem te drejtat e mia ....

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Kristi, më kujtohet një mafioz me nam amerikan, Alo Capone, i cili ka qenë i zgjuar dhe po ta kishte përdorur zgjuarsinë e tij në biznes, do të kishte më shumë sukses se sa në mafie. Por ai i hyri asaj rruge e nuk diti të dilte.

Kështu po ndodh edhe me ty, zgjuarsia nuk të mungon, por energjitë e tua janë drejtuar në një rrugë të gabuar. Është e drejta jote orientimi seksual që ke, por është edhe e drejta jonë të shprehim mendimet tona kundër manifestimeve e rrëmujave shoqërore që jeni të prirur të shkaktoni ju. Nuk ju ndalon klush në veprimtarinë tuaj - pse doni të na imponoheni me zor?

Ti bën mirë që zgjuarsinë tënde ta përdorësh për gjëra më të mira e jo për perversitete. Se hahet bukë edhe në rrugë të tjera!

Submitted by Bard (not verified) on

Ka menyra me te ndershme me  be leke, bie fjala, te mbledhesh kanoce apo te vjedhesh shinat e trenit e ti shesesh per skrap...

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Edhe me mbledhë kanioce e me vjedhë shinat e trenit, për nder, është më e ndershme se sa me pallua bythën, e me kujtua se po fiton fonde nga vendet Perëndimore... nëse don me ta thanë troc!

Submitted by alba2265 (not verified) on

Homoseksualizmi nuk eshte menyre jete qe duhet inkurajuar por homoseksualet  nuk duhen diskriminuar.Z spahia dhe gjithe malokeria nese jane burra hurin ta perdorin per mafiozet vrasesit me pagese abuzuesit e tenderave  etj dhe jo me homoseksualet qe si bejne dem njeriu.Zakoni i vjeter shqiptar qe trimerine e tregon me te dobetin e te pambrojturin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.